M’Cheyne Bible Reading Plan
7 Tola, Puvahu, Jashubi, dhe Shimroni, gjithsej katër, ishin bijtë e Isakarit.
2 Bijtë e Tolit ishin Uzi, Refajahu, Jerieli, Jahmai, Jibsami dhe Shemueli, të parët e shtëpive të tyre atërore. Bijtë e Tolit ishin njerëz të fortë dhe trima në brezat e tyre, numri i tyre, në kohën e Davidit, arriti në njèzet e dy mijë e gjashtëqind veta.
3 Biri i Uzit ishte Izrahiahu, bijtë e Izrahiahut ishin Mikaeli, Obadiahu, Joeli dhe Ishiahu; që të pesë ishin të parë.
4 Kishin me vete, sipas brezave të tyre dhe në bazë të shtëpive atërore ushtri gati për luftë dhe që arrinte në tridhjetë e gjashtë mijë ushtarë, sepse kishin një numër të madh bashkëshortesh dhe fëmijësh.
5 Vëllezërit e tyre, që u përkisnin të gjitha familjeve të ndryshme të Isakarit dhe që ishin regjistruar në gjenealogjinë e tyre, ishin gjithsejt tetëdhjetë e gjashtë mijë njerëz të fortë dhe trima.
6 Bijtë e Beniaminit ishin Belahu, Bekeri dhe Jediaeli, gjithsej tre.
7 Bijtë e Belahut ishin Etsboni, Uzi, Uzieli, Jerimothi dhe Iri, pesë të parë të shtëpive të tyre atërore, njerëz të fortë dhe trima dhe ishin të regjistruar në gjenealogjitë në një numër prej njëzet e dy mijë e tridhjetë e katër vetash.
8 Bijtë e Bekerit ishin Zemirahu, Joashi, Eliezeri, Elioneai, Omri, Jeremothi, Abijahu, Anathothi dhe Alemethi. Të gjithë këta ishin bijtë e Bekerit;
9 Ata ishin të regjistruar në gjenealogjitë sipas brezave të tyre, si të parë të shtëpive të tyre atërore, njerëz të fortë dhe trima, gjithsej njëzet mijë e dyqind veta.
10 Biri i Jediaelit ishte Bilhani. Bijtë e Bilhanit ishin Jeushi, Beniamini, Ehudi, Kenaanahu, Zethani, Tarshishi dhe Ahishahari.
11 Tërë këta ishin bij të Jediaelit, të parë të shtëpive të tyre atërore, njerëz të fortë dhe trima, gjithsej shtatëmbëdhjetë mijë e dyqind veta gati të nisen për luftë dhe të lufojnë.
12 Shupimi dhe Hupimi ishin bij të Irit; Hushimi ishte bir i Aherit.
13 Bijtë e Neftalit ishin Jahtsieli, Guni, Jetseri, Shalumi, bijtë e Bilhahut.
14 Bijtë e Manasit ishin Asrieli, që konkubina e tij siriane i lindi bashkë me Makirin, atin e Galaadit;
15 Makiri mori një grua për Hupimin dhe Shupimin; emri i motrës së tij ishte Maakah dhe emri i së dytës ishte Zelofehad; Zelofehad lindi vetëm vajza.
16 (Maakah, gruaja e Makirit, lindi një djalë, të cilit i vuri emrin Peresh; vëllai i tij përkundrazi quhej Sheresh dhe bijtë e tij Ulam dhe Rekem.
17 Bedani qe bir i Ulamit. Këta qenë bijtë e Galaadit, birit të Makirit, bir i Manasit.
18 Motra e tij Hamoleketh lindi Ishodin, Abiezerin dhe Mahlahun.
19 Bijtë e Shemidas ishin Ahiani, Shekemi, Likhi dhe Aniami.
20 Bijtë e Efraimit ishin Shuthelahu, bir i të cilit ishte Beredi, bir i të cilit ishte Tahathi, bir i të cilit ishte Eladahu, bir i të cilit ishte Tahathi,
21 bir i të cilit ishte Zabadi, bij të të cilit ishin Shuthekahu, Ezeri, Eleadi, që u vranë nga njerëzit e Gathit, të lindur në vend, sepse kishin dalë për të plaçkitur bagëtinë e tyre.
22 Ati i tyre Efraim i qau për një kohë të gjatë dhe vëllezërit e tij erdhën për ta ngushëlluar.
23 Pastaj hyri te bashkëshortja e tij, që mbeti me barrë dhe i lindi një djalë; dhe ai e quajti Beriah, sepse shtëpia e tij ishte goditur nga fatkeqësia.
24 Ai pati si vajzë Sheerahën që ndërtoi Beth-Horonin e poshtëm dhe të sipërm si edhe Uzen-Sheerahun.
25 I biri ishte Refahu, bashkë me Rescefin, i cili pati si djalè Telahun, që pati si bir Tahanin,
26 bir i të cilit ishte Ladani, bir i të cilit ishte Amihudi, bir i të cilit ishte Elishami,
27 bir i të cilit ishte Nuni, bir i të cilit ishte Jozueu.
28 Pronat dhe banesat e tyre ishin Betheli dhe fshatrat e tij përreth: në lindje Naarani, në perëndim Gezeri me fshatrat e tij përreth dhe Sikemi me fshatrat e tij përreth deri në Gaza me fshatrat e tij përreth.
29 Gjatë kufijve të Manasit ishin: Beth-Sheani me fshatrat e tij përreth, Taanaku me fshatrat e tij përreth, Megidou me fshatrat e tij përreth dhe Dor me fshatrat e tij përreth. Në këto vende banuan bijtë e Jozefit, birit të Izraelit.
30 Bijtë e Asherit ishin Jimnahu, Ishvahu, Ishvi, Beriah dhe motra e tyre Serah.
31 Bijtë e Beriahut ishin Heberi dhe Malkeli, që ishte ati i Birzavithit.
32 Heberit i lindi Jafleti, Shomeri, Hothami dhe motra e tyre Shua.
33 Bijtë e Jafletit ishin Pasaku, Bimhali dhe Ashvathi. Këta ishin bijtë e Jefletit.
34 Bijtë e Shemerit ishin Ahi, Rohagahu, Jehubahu dhe Arami.
35 Bijtë e vëllait të tij Helem ishin Tsofahu, Imna, Sheleshi dhe Amali.
36 Bijtë e Tsofahut ishin Suahu, Harmeferi, Shuali, Beri, Imrahu,
37 Betseri, Hodi, Shama, Shilshahu, Jithrani dhe Beera.
38 Bijtë e Jetherit ishin Jefuneu, Pispahu dhe Ara.
39 Bijtë e Ula ishin Arahu, Anieli dhe Ritsa.
40 Tërë këta ishin bijtë e Aserit, të parët e shtëpive të tyre atërore, njerëz të zgjedhur, të fortë dhe trima, të parë midis princërve. Ata ishin të regjistruar sipas gjenealogjisë në shërbimin ushtarak për të shkuar në luftë; numri i tyre arrinte në njëzet e gjashtë mijë veta.
8 Beniaminit i lindi Balahu, djali i tij i parë, Ashbeli, i dyti, Anbarahu, i treti,
2 Nohahu, i katërti dhe Rafa i pesti.
3 Bijtë e Belahut ishin Adari, Gheri, Abihudi,
4 Abishua, Naamani, Ahoahu,
5 Ghera, Shefufani dhe Hurami.
6 Këta ishin bijtë e Ehudit (që ishin të parët e shtëpive atërore të banorëve të Gebës që u internuan në Manahath):
7 Naamani, Ahijahu dhe Ghera, që i internoi; atij i lindën Uza dhe Ahihudi.
8 Shaharaimit i lindën fëmijë në tokën e Moabit, mbasi u nda nga bashkëshortja e tij,
9 lindi Jobabi, Tsibia, Mesha, Malkami,
10 Jeutsi, Shakia dhe Mirmah. Këta ishin bijtë e tij, të parët e shtëpive të tyre atërore.
11 Nga Hushimi lindën Abitubi dhe Elpaali.
12 Bijtë e Elpaalit ishin Eberi, Mishami, Shemedi, që ndërtoi Onon, Lodin dhe fshatrat përreth,
13 Beria dhe Shema, që ishin të parët e shtëpive atërore të banorëve të Ajalonit dhe që i bënë të ikin me vrap banorët e Gathit.
14 Ahio, Shashaku, Jeremothi,
15 Zebadiahu, Aradi, Ederi,
16 Mikaeli, Ishpahu, Joha ishin bijtë e Beriahut.
17 Zebadiahu, Meshulami, Hizki, Heberi,
18 Ishmerai, Jizliahu dhe Jobabi ishin bijtë e Elpaalit,
19 Jakimi, Zikri, Zabdi,
20 Elianai, Tsilethaj, Elieli,
21 Adajahu, Berajahu dhe Shimrathi ishin bijtë e Shimeit.
22 Ishpani, Eberi, Elieli,
23 Abdoni, Zikri, Hanani,
24 Hananiahu, Elami, Anthothijahu,
25 Ifdejahu dhe Penueli ishin bijtë e Shashakut.
26 Shamsherai, Shehariahu, Athaliahu,
27 Jaareshiahu, Elijahu dhe Zikri ishin bijtë e Jerohamit.
28 Këta ishin të parët më të rëndësishëm të shtëpive atërore në brezat e tyre; ata banonin në Jeruzalem.
29 I ati i Gabaonit banonte në Gabaon dhe gruaja e tij quhej Maakah.
30 I parëlinduri i tij ishte Abdoni; pastaj i lindën Tsuri, Kishi, Baali dhe Nadabi,
31 Gedori, Ahio, Zekeri,
32 dhe Miklothi të cilit i lindi Shimeahu. Edhe këta banuan përballë vëllezërve të tyre në Jeruzalem bashkë me vëllezërit e tyre.
33 Nerit i lindi Kishi; Kishit i lindi Sauli, Saulit i lindi Jonathani, Malkishua, Abinadabi dhe Eshbaali.
34 I biri i Jonathanit ishte Merib-Baali. Merib-Baalit i lindi Mikahu.
35 Bijtë e Mikahut ishin Pitoni, Meleku, Taarea dhe Ashazi.
36 Ashazit i lindi Jeoadahu; Jeoadahut i lindën Amekethi, Azmavethi dhe Zimri; Zimrit i lindi Motsa.
37 Motsas i lindi Binea, bir i të cilit ishte Rafahu, bir i të cilit ishte Eleasahu, bir i të cilit ishte Atseli.
38 Atseli pati gjashtë bij, emrat e të cilëve ishin: Azrikam, Bokeru, Ishmael, Sheariah, Obadiah dhe Hanan. Tërë këta ishin bij të Atselit.
39 Bijtë e Eshekut, vëllait të tij, ishin Ulami, djali i parë, Jeushi i dyti, dhe Elifeleti, i treti.
40 Bijtë e Ulamit ishin njerëz të fortë dhe trima, harkëtarë të mirë; ata patën shumë bij e nipër, njëqind e pesëdhjetë. Tërë këta ishin trashëgimtarë të Beniaminit.
11 Dhe besimi është siguria e gjërave që shpresohen, tregim i gjërave që nuk shihen;
2 sepse me anë të saj të moçmit morën dëshmimin.
3 Me anë të besimit ne kuptojmë se bota është ndërtuar me fjalën e Perëndisë, sa që ato që shihen nuk u bënë prej gjërave që shihen.
4 Me anë të besimit Abeli i ofroi Perëndisë flijim më të mirë nga ai i Kainit; me anë të tij ai mori dëshmimin se ishte i drejtë, sepse Perëndia dha dëshmin se i pranoi ofertat e tij; dhe me anë të tij, ndonëse vdiq, ai po flet ende.
5 Me anë të besimit Enoku u zhvendos që të mos shikonte vdekje dhe nuk u gjet më, sepse Perëndia e kishte zhvendosur; sepse para se të merrej, ai pati dëshmimin se i kishte pëlqyer Perëndisë.
6 Edhe pa besim është e pamundur t’i pëlqesh Atij, sepse ai që i afrohet Perëndisë duhet të besojë se Perëndia është, dhe se është shpërblenjësi i atyre që e kërkojnë atë.
7 Me anë të besimit Noeu, i lajmëruar hyjnisht për ato që ende nuk shiheshin, u frikësua dhe ndërtoi një arkë për shpëtimin e shtëpisë së tij, me anë të së cilës e dënoi botën dhe u bë trashëgimtar i drejtësisë që është me anë të besimit.
8 Me anë të besimit Abrahami, kur u thirr, u bind të shkojë në atë vend që do të merrte për trashëgim; dhe u nis pa ditur se ku po shkonte.
9 Me anë të besimit Abrahami banoi në tokën e premtuar, si në një dhe të huaj, dhe ndenji në çadra bashkë me Isakun dhe Jakobin, bashkëtrashëgimtarë të të nëjtit premtim,
10 sepse priste qytetin që ka themelet, mjeshtër dhe ndërtues i të cilit është Perëndia.
11 Me anë të besimit edhe vetë Sara, ndonëse e kishte kaluar moshën, mori fuqi të bëhet me barrë dhe të lindë, sepse e konsideroi besnik atë që i kishte bërë premtimin.
12 Prandaj edhe prej një të vetmi, edhe ky gati për të vdekur, lindën pasardhës të shumtë sa yjet e qiellit dhe si rëra që është në breg të detit dhe që nuk numërohet dot.
13 Të gjithë këta vdiqën në besim, pa marrë premtimet e bëra, por i panë ato për se largu dhe u bindën dhe i përshëndetën ato me gëzim duke rrëfyer se janë të huaj dhe shtegtarë mbi dhe.
14 Sepse ata që flasin të tilla, tregojnë se kërkojnë atdhe.
15 Dhe, po ta kishin pasur në mend atë nga e cila kishin dalë, do të kishin gjetur kohë të ktheheshin atje.
16 Por ata tani dëshirojnë një atdhe më të mirë, domethënë qiellor; prandaj Perëndisë nuk i vjen turp të quhet Perëndi i tyre, sepse u bëri gati atyre një qytet.
17 Me anë të besimit Abrahami, pasi u vu në provë, ofroi Isakun dhe ai që kishte pritur premtimet ofroi birin e tij të vetëm,
18 ndonëse Perëndia i pati thënë: “Te Isaku do të quhet pasardhja jote (që do të mbajë emrin tënd),”
19 sepse Abrahami mendonte se Perëndia ishte i fuqishëm sa ta ringjallte edhe prej së vdekurish; prej të cilëve edhe e mori atë përsëri si një lloj figure.
20 Me anë të besimit Isaku bekoi Jakobin dhe Esaun, për gjërat që do të ndodhnin.
21 Me anë të besimit Jakobi, duke vdekur, bekoi secilin nga bijtë e Jozefit dhe adhuroi duke u mbështetur mbi majën e shkopit të tij.
22 Me anë të besimit Jozefi, duke vdekur, përmendi eksodin e bijve të Izraelit dhe dha porosi për eshtrat e tij.
23 Më anë të besimit Moisiu, si lindi, u fsheh nga prindërit e tij tre muaj, sepse ata panë se fëmija ishte i bukur dhe nuk u frikësuan nga urdhëri i mbretit.
24 Me anë të besimit Moisiu, si u bë i madh, nuk pranoi të thuhet i biri i së bijës së Faraonit,
25 duke parapëlqyer të keqtrajtohet bashkë me popullin e Perëndisë se sa të gëzonte për një farë kohe dëfrimet e mëkatit,
26 duke e çmuar dhunën e Krishtit si pasuri më të madhe nga thesaret e Egjiptit, sepse i drejtonte sytë nga shpërblimi.
27 Me anë të besimit e la Egjiptin pa pasur frikë mërinë e mbretit, sepse qëndroi i patundur sikur të shihte të padukshmin.
28 Me anë të besimit kremtoi Pashkën dhe bëri spërkatjen e gjakut, me qëllim që ai i cili i vriste të parëlindurit të mos ngiste ata të Izraelit.
29 Me anë të besimit kaluan nëpër Detin e Kuq si të ishte tokë e thatë, ndërsa kur Egjiptasit u përpoqën ta bëjnë, u mbytën.
30 Me anë të besimit ranë muret e Jerihos, pasi u suallën rreth tyre shtatë ditë.
31 Me anë të besimit Rahabi, një prostitutë, nuk humbi bashkë me ata që nuk besuan, sepse kishte pritur paqësisht zbuluesit.
32 Dhe ç’të them më? Sepse nuk do të më mjaftonte koha, po të doja të tregoja për Jedeonin, Barakun, Sansonin, Jeftin, Davidin, Samuelin dhe për profetët,
33 të cilët, me anë të fesë nënshtruan mbretërira, realizuan drejtësinë, arritën ato që u premtuan, ua zunë grykën luanëve,
34 fikën fuqinë e zjarrit, shpëtuan nga tehu i shpatës, nga të dobët u bënë të fuqishëm, u bënë të fortë në betejë, thyen ushtritë e huaja.
35 Gratë morën të vdekurit e tyre me anë të ringjalljes; e të tjerët u torturuan, sepse nuk pranuan çlirimin, për të fituar një ringjallje më të mirë.
36 Dhe të tjerë hoqën përqeshje dhe goditje, madje edhe pranga dhe burgime.
37 U vranë me gurë, me sharrë, u prenë, u vranë nga shpata, u endën të mbuluar me lëkurë dhënsh e dhish, nevojtarë, të pikë-lluar, të keqtrajtuar
38 (bota nuk ishte e denjë për ta), u sollën nëpër shkretëtira e nëpër male, nëpër shpella dhe nëpër guva të dheut.
39 E pra, të gjithë këta, ndonëse morën dëshmim të mirë me anë të besimit, nuk morën atë që u ishte premtuar,
40 sepse Perëndia kishte paraparë diçka më të mirë për ne, që ata të mos arrinin në përsosje pa ne.
5 Dëgjoni këtë fjalë, këtë vajtim që unë ngre mbi ju, o shtëpi e Izraelit.
2 Virgjëresha e Izraelit ra dhe nuk do të ngrihet më; ajo rri shtrirë në tokën e vet dhe askush nuk e ngre.
3 Sepse kështu thotë Zoti, Zoti: "Qyteti që dilte me njëmijë njerëz do të mbetet me njëqind, ndërsa ai që dilte me njëqind do të mbetet me dhjetë për shtëpinë e Izraelit".
4 Sepse kështu thotë Zoti shtëpisë së Izraelit: "Më kërkoni dhe do të rroni,
5 por mos kërkoni Bethelin, mos shkoni në Gilgal, mos vazhdoni deri në Beer-Sheba, sepse Gilgali do të shkojë me siguri në robëri dhe Betheli do të katandiset në asgjë.
6 Kërkoni Zotin dhe do të rroni, që të mos shpërthejë si zjarr në shtëpinë e Jozefit dhe ta gllabërojë pa qenë në gjendje ta shuajë askush në Bethel.
7 Ai braktis ata që e ndërrojnë ndershmërinë dhe drejtësinë në helm mbi tokë".
8 Ai ka bërë Plejadat dhe Orionin, e kthen hijen e vdekjes në agim dhe e bën ditën të errët si nata; thërret ujërat e detit dhe i derdh mbi faqen e dheut: emri i tij është Zoti.
9 Ata sjellin papritmas shkatërrimin mbi të fuqishmit, dhe kështu rrënimi u sulet fortesave.
10 Ata e urrejnë atë që i qorton te porta dhe kanë neveri për ata që flasin me ndershmëri.
11 Pastaj, duke qenë se keni shtypur të varfrin dhe kërkoni prej tij taksa në grurë, megjithëse keni ndërtuar shtëpi prej guri të palatuar, nuk do të banoni në to; keni mbjellë vreshta të mrekullueshme, por nuk do ta pini verën e tyre.
12 Unë, pra, njoh sa të shumta janë shkeljet tuaja dhe sa të rënda janë mëkatet tuaja; ju shtypni të drejtin, pranoni dhurata dhe u bëni padrejtësi të varfërve në gjyq.
13 Prandaj njeriu i matur në këtë kohë do të heshtë, sepse koha është e keqe.
14 Kërkoni të mirën dhe jo të keqen, që të rroni, dhe kështu Zoti, Perëndia i ushtrive, do të jetë me ju, ashtu si thoni ju.
15 Urreni të keqen, dashuroni të mirën dhe vendosni mirë drejtësinë në gjyq. Ndofta Zoti, Perëndia i ushtrive, do të tregojë dhemshurinë për ata që kanë mbetur nga Jozefi.
16 Prandaj kështu thotë Zoti, Perëndia i ushtrive, Zoti: "Në të gjitha sheshet do të ketë vajtime dhe në të gjitha rrugët do të thonë: "Vaj medet, vaj medet!". Atëherë do të thërrasin bujkun të mbajë zi dhe ata që janë të aftë të qajnë të vajtojnë.
17 Në të gjitha vreshtat do të ketë vajtim, sepse unë do të kaloj në mes teje," thotë Zoti.
18 Mjerë ju që dëshironi ditën e Zotit! Çfarë do të jetë vallë për ju dita e Zotit? Do të jetë një ditë terri dhe jo drite.
19 Do të jetë ashtu si dikush që fugon para një luani dhe ndesh një ujk; ose hyn në shtëpi, e mbështet dorën mbi mur dhe një gjarpër e kafshon.
20 Dita e Zotit a nuk është vallë terr dhe jo dritë, errësirë e madhe dhe pa asnjë shkëlqim?
21 Unë i urrej, i përçmoj festat tuaja, nuk ndiej asnjë gëzim në mbledhjet tuaja solemne.
22 Edhe sikur të më ofroni olokaustet tuaja dhe blatimet tuaja ushqimore, unë nuk do t’i pëlqej as do të shikoj me favor flijimet e falendërimit të kafshëve të majme.
23 Largo nga unë zhurmën e këngëve të tua, sepse nuk dua të dëgjoj muzikën e harpave të tua.
24 Por le të rrjedhë e drejta si uji dhe drejtësia si një burim i përhershëm uji.
25 O shtëpi e Izraelit, më keni ofruar vallë flijime dhe blatime ushqimore në shkretëtrë për dyzet vjet me radhë?
26 Ju keni mbartur gjithashtu Sikuthin, mbretin tuaj, dhe Kiunin, figurat tuaja, yllin e perëndive tuaja, që i keni bërë vetë.
27 Prandaj unë do të bëj që të shkoni në robëri matanë Damaskut," thotë Zoti, emri i të cilit është Perëndia i ushtrive.
1 Mbasi shumë vetë ndërmorën të renditin tregimin e ngjarjeve që ndodhën në mesin tonë,
2 ashtu si na i përcollën ata që ishin bërë nga fillimi dëshmitarë okularë dhe shërbyes të fjalës,
3 m’u duk e mirë edhe mua, pasi i hetova të gjitha gjërat me kujdes që nga fillimi, të t’i shkruaj sipas radhës, fort i nderuari Teofil,
4 që ti të njohësh vërtetësinë e gjërave që të kanë mësuar.
5 Në ditën e Herodit, mbretit të Judesë, ishte një prift me emër Zakaria, nga rendi i Abias; gruaja e tij ishte pasardhëse e Aaronit dhe quhej Elizabetë.
6 Që të dy ishin të drejtë në sytë e Perëndisë, duke ecur pa të metë në të gjitha urdhërimet dhe ligjet e Zotit.
7 Por nuk kishin fëmijë, sepse Elizabeta ishte shterpe, dhe të dy ishin të kaluar në moshë.
8 Ndodhi që, kur Zakaria po ushtronte detyrën e tij priftërore para Perëndisë sipas rregullit të rendit të vet,
9 sipas zakonit të shërbesës priftërore, i ra shorti të hyjë në tempullin e Zotit për të djegur temjanin.
10 Ndërkaq mbarë turma e popullit rrinte jashtë e lutej, në orën e temjanit.
11 Atëherë një engëll i Zotit iu shfaq duke qëndruar në këmbë në të djathtën e altarit të temjanit.
12 Zakaria, kur e pa, u trondit dhe e zuri frika.
13 Por engjëlli i tha: “Mos u tremb, Zakaria, sepse lutja jote u plotësua dhe gruaja jote Elizabeta do të lindë një djalë, të cilit do t’ia vësh emrin Gjon.
14 Dhe ai do të jetë për ty shkak gëzimi dhe hareje, dhe shumë vetë do të gëzohen për lindjen e tij.
15 Sepse ai do të jetë i madh përpara Zotit; nuk do të pijë as verë as pije dehëse dhe do të jetë i përplotë me Frymën e Shenjtë që në barkun e s’ëmës.
16 Dhe do t’i kthejë shumë prej bijve të Izraelit te Zoti, Perëndia i tyre.
17 Dhe do të shkojë përpara tij në frymë dhe pushtet të Elias, për t’i kthyer zemrat e prindërve te fëmijët dhe rebelët në urtinë e të drejtëve, për t’ia bërë gati Zotit një popull të përgatitur mirë.”
18 Dhe Zakaria i tha engjëllit: “Nga se do ta njoh këtë? Sepse unë jam plak dhe gruaja ime është e kaluar në moshë.”
19 Dhe engjëlli, duke iu përgjigjur, i tha: “Unë jam Gabrieli që rri në prani të Perëndisë, dhe më kanë dërguar që të flas me ty dhe të të njoftoj këto lajme të mira.
20 Dhe ja, ti do të jesh i pagojë dhe nuk do të mund të flasësh deri në atë ditë kur do të ndodhin këto gjëra, sepse nuk u ke besuar fjalëve të mia, të cilat do të përmbushen në kohën e tyre.”
21 Ndërkaq populli po priste Zakarian dhe çuditej që ai po vonohej aq shumë brenda tempullit.
22 Por, kur doli, nuk mundi t’u flasë atyre; atëherë ata e kuptuan se ai kishte pasur një vegim në tempull; ai u bënte shenja atyre, por mbeti i pagojë.
23 Dhe ndodhi që, kur u plotësuan ditët e shërbesës së tij, ai u kthye në shtëpinë e vet.
24 Dhe, pas atyre ditëve Elizabeta, gruaja e tij, u ngjiz; dhe u fsheh pesë muaj dhe thoshte:
25 “Ja ç’më bëri Zoti, në ato ditë kur e ktheu vështrimin e tij mbi mua për të më hequr turpin përpara njerëzve.”
26 Në muajin e gjashtë, engjëlli Gabriel u dërgua nga Perëndia në një qytet të Galilesë, që quhej Nazaret,
27 te një e virgjër, që ishte e fejuar me një njeri që quhej Jozef, nga shtëpia e Davidit; dhe emri i virgjëreshës ishte Maria.
28 Dhe engëlli hyri te ajo dhe tha: “Tungjatjeta, o hirplote, Zoti është me ty; ti je e bekuar ndër gratë.”
29 Por kur e pa atë, ajo mbeti e shqetësuar nga fjalët e tij, dhe pyeste vetveten çfarë kuptimi mund të kishte një përshëndetje e tillë.
30 Dhe engjëlli i tha: “Mos ki frikë, Mari, sepse ke gjetur hir para Perëndisë.
31 Dhe ja, ti do të mbetesh shtatzënë dhe do të lindësh një djalë, dhe do t’ia vesh emrin Jezus.
32 Ai do të jetë i madh dhe do të quhet Biri i Shumë të Lartit; dhe Zoti Perëndi do t’i japë fronin e Davidit, atit të tij;
33 dhe do të mbretërojë mbi shtëpinë e Jakobit përjetë, dhe mbretëria e tij nuk do të ketë kurrë të sosur.”
34 Dhe Maria i tha engjëllit: “Si do të ndodhë kjo, përderisa unë nuk njoh burrë?.”
35 Dhe engjëlli duke u përgjigjur, i tha: “Fryma e Shenjtë do të vijë mbi ty dhe pushteti i Shumë të Lartit do të të mbulojë me hijen e vet; prandaj i shenjti që do të lindë prej teje do të quhet Bir i Perëndisë.
36 Dhe ja, Elizabeta, e afërmja jote, edhe ajo, në pleqërinë e saj, mbeti shtatzënë me një djalë; dhe ky është muaji i gjashtë për të, që e quanin shterpë,
37 sepse me Perëndinë asgjë s’është e pamundshme.”
38 Atëherë Maria tha: “Ja shërbëtorja e Zotit; le të më ndodhë sipas fjalës sate.” Dhe engjëlli u largua prej saj.