Book of Common Prayer
120 Në ankthin tim i klitha Zotit, dhe ai m’u përgjigj.
2 O Zot, më çliro nga buzët gënjeshtare dhe nga gjuha mashtruese.
3 Çfarë do të të japin ose çfarë do të të shtojnë, o gjuhë gënjeshtare?
4 Shigjeta të mprehta të një trimi, me qymyr dëllinje.
5 I mjeri unë, që banoj në Meshek dhe që strehohem në çadrat e Kedarit!
6 Tepër gjatë kam banuar me ata që e urrejnë paqen.
7 Unë jam për paqen; ata përkundrazi, kur unë flas, janë për luftën.
121 Unë i ngre sytë nga malet; nga do të më vijë ndihma?
2 Ndihma me vjen nga Zoti, që ka bërë qiejtë dhe tokën.
3 Ai nuk do të lejojë që të të merren këmbët, ai që të mbron nuk do të dremitë.
4 Ja, ai që mbron Izraelin nuk dremit dhe nuk fle.
5 Zoti është ai që të mbron, Zoti është hija jote, ai ndodhet në të djathtën tënde.
6 Dielli nuk ka për të të goditur ditën, as hëna natën.
7 Zoti do të të ruajë nga çdo e keqe; ai do të ruajë jetën tënde.
8 Zoti do të ruajë daljet dhe hyrjet e tua, tani dhe përjetë.
122 U gëzova kur më thanë: "Shkojmë në shtëpinë e Zotit".
2 Këmbët tona u ndalën brenda portave të tua, o Jeruzalem.
3 Jeruzalemi është ndërtuar si një qytet i bashkuar mirë,
4 ku ngjiten fiset, fiset e Zotit, për të kremtuar emrin e Zotit.
5 Sepse aty janë vënë fronet për gjykimin, fronet e shtëpisë së Davidit.
6 Lutuni për paqen e Jeruzalemit, le të begatohen ata që të duan.
7 Pastë paqe brenda mureve të tua dhe begati në pallatet e tua.
8 Për hir të vëllezërve të mi dhe të miqve të mi tani do të them: "Paqja qoftë te ti".
9 Për hir të shtëpisë së Zotit, Perëndisë tonë, unë do të kërkoj të mirën tënde.
123 Drejt teje i ngre sytë e mi, drejt teje që je ulur në qiejtë.
2 Ja, ashtu si sytë e shërbëtorëve drejtohen te dora e zotërve të tyre dhe sytë e shërbëtores te dora e zonjës së saj, kështu sytë tona drejtohen te Zoti, Perëndia ynë deri sa ai të ketë mëshirë për ne.
3 Ki mëshirë për ne, o Zot, ki mëshirë për ne, sepse jemi velur jashtë mase me përçmimin.
4 Shpirti ynë është velur jashtë mase me talljen e arrogantëve dhe me përçmimin e krenarëve.
124 Në qoftë se Zoti nuk do të kishte mbajtur anën tonë, le të thotë Izraeli:
2 "Në qoftë se Zoti nuk do të kishte mbajtur anën tonë, kur njerëzit u ngritën kundër nesh,
3 ata do të na kishin përpirë të gjallë, aq shumë shpërtheu zëmërimi i tyre kundër nesh;
4 atëherë ujërat do të na kishin mbuluar dhe përroi do të kishte kaluar mbi ne,
5 atëherë ujërat e fryra do të kishin kaluar mbi ne".
6 Bekuar qoftë Zoti, që nuk na la si pre të dhëmbëve të tyre.
7 Shpirti ynë shpëtoi si zogu nga laku i gjuetarit; laku u këput dhe ne shpëtuam.
8 Ndihma jonë është te emri i Zotit, që ka krijuar qiejtë dhe tokën.
125 Ata që kanë besim tek Zoti janë si mali i Sionit, që nuk mund të lëvizet, por qëndron përjetë.
2 Ashtu si Jeruzalemi është rrethuar nga male, kështu Zoti rri përreth popullit të tij, tani dhe përjetë.
3 Sepse skeptri i të pabesëve nuk do të pushojë përjetë mbi trashëgiminë e të drejtëve, që të drejtët të mos i shtyjnë duart e tyre për të bërë të keqen.
4 O Zot, bëju të mirë njerëzve të mirë dhe atyre që kanë zemër të ndershme.
5 Por ata që ndjekin rrugë dredha-dredha, Zoti do t’i bëjë që të ecin bashkë me ata që bëjnë paudhësi. Paqja qoftë mbi Izrael.
126 Kur Zoti i bëri robërit e Sionit të kthehen, na u duk si ëndërr.
2 Atëherë goja jonë u mbush me qeshje dhe gjuha jonë me këngë gëzimi, atëherë thuhej midis kombeve: "Zoti ka bërë gjëra të mëdha për ta".
3 Zoti ka bërë gjëra të mëdha për ne, dhe jemi tërë gëzim.
4 Bëj të rikthehen robërit tanë, o Zot, ashtu si përrenjtë në jug.
5 Ata që mbjellin me lotë, do të korrin me këngë gëzimi.
6 Vërtetë ecën duke qarë ai që mban farën që do të mbillet, por ai do të kthehet më këngë gëzimi duke sjellë duajt e tij.
127 Në qoftë se Zoti nuk ndërton shtëpinë, me kot lodhen ndërtuesit; në qoftë se Zoti nuk ruan qytetin, më kot e ruanë rojet.
2 Éshtë e kotë që ju të çoheni herët dhe të shkoni vonë për të pushuar dhe për të ngrënë bukën e nxjerrë me punë të rëndë, sepse ai u jep pushim atyre që do.
3 Ja, bijtë janë një trashëgimi që vjen nga Zoti; fryti i barkut është një shpërblim.
4 Si shigjeta në duart e një trimi, kështu janë bijtë e rinisë.
5 Lum ai njeri që ka kukurën e tij plot! Ata nuk do të ngatërrohen kur të diskutojnë me armiqtë e tyre te porta.
15 Atëherë Naomi i tha Ruthit: "Ja, kunata jote u kthye te populli i vet dhe te perënditë e saj; ktheu mbrapa edhe ti, ashtu si kunata jote!".
16 Por Ruthi u përgjegj: "Mos ngul këmbë me mua që unë të të braktis dhe të mos të të ndjek më, sepse kudo që të shkosh ti do të shkoj edhe unë, dhe kudo që të rrish ti do të rri edhe unë; populli yt do të jetë populli im, Perëndia yt do të jetë edhe Perëndia im;
17 aty ku të vdesësh ti do të vdes edhe unë, dhe atje do të më varrosin. Kështu të veprojë me mua Zoti, bile edhe më keq, në rast se veç vdekjes ndonjë gjë tjetër do të më ndajë prej teje!".
18 Kur Naomi e kuptoi që Ruthi ishte e vendosur ta ndiqte, nuk i foli më.
19 Kështu e bënë rrugën bashkë deri sa arritën në Betlem. Kur arritën në Betlem, tërë qyteti ziente për shkak të tyre. Gratë thonin: "Kjo është Naomi?".
20 Ajo iu përgjegj atyre: "Mos më quani Naomi; thirrmëni Mara, sepse i Plotfuqishmi më ka mbushur me hidhërim.
21 Unë u nisa në bollëk dhe Zoti më ktheu në shtëpi të zhveshur nga çdo gjë. Pse të më quani Naomi, kur Zoti ka dëshmuar kundër meje dhe i Plotfuqishmi më ka bërë fatkeqe?".
22 Kështu Naomi u kthye bashkë me Ruthin, nusen e saj, që kishte ardhur nga vendi i Moabit. Ato arritën në Betlem kur kishte filluar korrja e elbit.
12 Mburrja jonë, në fakt, është kjo: dëshmimi i ndërgjegjes sonë se ne jemi sjellë me thjeshtësinë dhe sinqeritetin e Perën-disë në botë dhe sidomos përpara jush, jo me dituri mishi, por me hirin e Perëndisë.
13 Sepse ne nuk ju shkruajmë të tjera gjëra, përveç atyre që ju mund të lexoni dhe të kuptoni; dhe unë shpresoj se do t’i kuptoni deri në fund;
14 sikurse i keni kuptuar tanimë deri diku, se ne jemi mburrja juaj, sikurse edhe ju do të jeni mburrja jonë, në ditën e Jezu Krishtit.
15 Dhe me këtë siguri unë doja të vija te ju më përpara që të kishit një vepër të mirë të dytë,
16 dhe, nga ju të shkoja në Maqedoni, dhe përsëri nga Maqedonia të vija te ju dhe ju të më përcillnit në Jude.
17 Kur mora këtë vendim, vallë mos kam vepruar me mendjelehtësi? Apo ato që unë vendos, i vendos sipas mishit, që të jetë tek unë po, po dhe jo, jo?
18 Por Perëndia është besnik; fjala jonë ndaj jush nuk ka qenë po dhe jo.
19 Sepse Biri i Perëndisë, Jezu Krisht, që u predikua ndër ju nga ne, pra, nga unë, nga Silvani dhe nga Timoteu, nuk ka qenë "po" dhe "jo," por ka qenë poo" në atë.
20 Sepse të gjitha premtimet e Perëndisë janë në atë "po" dhe në atë amen,," për lavdi të Perëndisë nëpërmjet nesh.
21 Edhe ai që na themelon neve bashkë me ju në Krishtin dhe na vajosi është Perëndia,
22 i cili edhe na vulosi dhe na dha kaparin e Frymës në zemrat tona.
13 “Ju jeni kripa e tokës; por në qoftë se kripa bëhet e amësht, me se mund ta rifitojë shijen? Nuk vlen për asgjë, veçse për t’u hedhur dhe ta shkelin njerëzit.
14 Ju jeni drita e botës; një qytet i ngritur në majë të malit nuk mund të fshihet.
15 Po ashtu nuk ndizet një qiri për ta vënë nën babunë, por për ta vënë mbi shandan, dhe t’u bëjë dritë të gjithë atyre që janë në shtëpi.
16 Ashtu le të shndritë drita juaj para njerëzve, që të shohin veprat tuaja të mira dhe ta lëvdojnë Atin tuaj që është në qiej.”
17 “Mos mendoni se unë erdha për të shfuqizuar ligjin ose profetët; unë nuk erdha për t’i shfuqizuar, po për t’i plotësuar.
18 Sepse në të vërtetë ju them: Deri sa qielli dhe toka, të kalojnë asnjë jotë a asnjë pikë e ligjit nuk do të kalojnë, para se të plotësohet gjithçka.
19 Ai, pra, që do të shkelë një nga këto urdhërime më të vogla, dhe do t’u ketë mësuar kështu njerëzve, do të quhet më i vogli në mbretërinë e qiejve; kurse ai që do t’i vërë në praktikë dhe do t’ua mësojë të tjerëve, do të quhet i madh në mbretërinë e qiejve.
20 Prandaj unë po ju them: në qoftë se drejtësia juaj nuk është më e lartë nga ajo e skribëve dhe e farisenjve ju nuk do të hyni fare në mbretërinë e qiejve.