Revised Common Lectionary (Complementary)
107 Kremtoni Zotin, sepse ai është i mirë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.
2 Kështu thonë të shpenguarit prej Zotit që ai i ka çliruar nga dora e kundërshtarit,
3
23 Ata që zbresin në det me anije dhe që bëjnë tregëti mbi ujërat e mëdha,
24 shohin veprat e Zotit dhe mrekullitë e tij në humnerat e detit.
25 Sepse ai urdhëron dhe shkakton një erë furtune, që i ngre përpjetë valët e detit.
26 Ata ngjiten deri në qiell dhe bien në humnera; shpirti i tyre ligështohet nga ankthi.
27 Atyre u merren këmbët dhe lëkunden si të dehur, dhe nuk dinë më ç’të bëjnë.
28 Por në fatkeqësitë e tyre i këlthasin Zotit, dhe ai i shpëton nga ankthet e tyre.
29 Ai e fashit furtunën në një murmurim dhe valët e saj pushojnë.
30 Kur ato qetësohen, ata gëzohen, dhe ai i çon në portin e dëshiruar prej tyre.
31 Le të kremtojmë Zotin për mirësinë e tij dhe për mrekullitë që bën në dobi të bijve të njerëzve;
32 le ta lëvdojnë në kuvendin e popullit dhe le ta lavdojnë në këshillin e pleqve.
37 Prandaj zemra ime dridhet dhe brof jashtë vendit të saj.
2 Dëgjoni me vëmendje shungullimën e zërit të saj, gjëmimin që del nga goja e saj!
3 Ai lëshon vetëtimën e tij nën gjithë qiellin dhe deri në skajet e tokës.
4 Prapa tij një zë vrumbullon; ai gjëmon me zërin e tij madhështor; ai nuk i përmban kur dëgjohet zëri i tij.
5 Perëndia gjëmon në mënyrë të mrekullueshme me zërin e tij dhe bën gjëra të mëdha që nuk mund t’i kuptojmë.
6 I thotë në fakt borës: "Bjerë mbi tokë," ia thotë si shirave të lehta ashtu dhe shirave të rrebeshta.
7 Ai ndal dorën e çdo njeriu, me qëllim që të gjithë vdekatarët të mund të njohin veprat e tij.
8 Bishat hyjnë në strukat e tyre dhe rrinë në strofkat e tyre.
9 Nga vendet më të largëta të jugut vjen stuhia dhe të ftohtit nga erërat e acarta të veriut.
10 Me frymën e Perëndisë formohet akulli dhe shtrirja e ujërave tërhiqet.
11 I ngarkon retë e dendura me lagështirë dhe i shpërndan larg retë e tij dritëplota.
12 Ato enden në qiell kudo, duke ndryshuar drejtimin në bazë të drejtimit të tij, për të kryer çfarëdo gjë që ai urdhëron mbi faqen e tokës së banuar.
13 I dërgon o për dënim, o për tokën e tij o për mirësi.
25 “Dhe do të ketë shenja në diell, në hënë dhe në yje, dhe mbi tokë ankth popujsh, në përhumbjen prej gjëmës së detit dhe të valëve të tij;
26 njerëzit do të mpaken nga frika dhe nga pritja se çfare do ta pllakosë botën, sepse fuqitë qiellore do të lëkunden.
27 Atëherë do të shohin Birin e njeriut duke ardhur mbi një re, me fuqi dhe lavdi të madhe.
28 Dhe kur këto të fillojnë të ndodhin, shikoni lart dhe ngrini kokat tuaja, sepse çlirimi juaj është afër.”