Print Page Options
Previous Prev Day Next DayNext

Revised Common Lectionary (Complementary)

Daily Bible readings that follow the church liturgical year, with thematically matched Old and New Testament readings.
Duration: 1245 days
Albanian Bible (ALB)
Version
Psalmet 107:1-3

107 Kremtoni Zotin, sepse ai është i mirë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.

Kështu thonë të shpenguarit prej Zotit që ai i ka çliruar nga dora e kundërshtarit,

dhe që ka mbledhur nga vende të ndryshme, nga lindja dhe perëndimi, nga veriu dhe nga jugu.

Psalmet 107:23-32

23 Ata që zbresin në det me anije dhe që bëjnë tregëti mbi ujërat e mëdha,

24 shohin veprat e Zotit dhe mrekullitë e tij në humnerat e detit.

25 Sepse ai urdhëron dhe shkakton një erë furtune, që i ngre përpjetë valët e detit.

26 Ata ngjiten deri në qiell dhe bien në humnera; shpirti i tyre ligështohet nga ankthi.

27 Atyre u merren këmbët dhe lëkunden si të dehur, dhe nuk dinë më ç’të bëjnë.

28 Por në fatkeqësitë e tyre i këlthasin Zotit, dhe ai i shpëton nga ankthet e tyre.

29 Ai e fashit furtunën në një murmurim dhe valët e saj pushojnë.

30 Kur ato qetësohen, ata gëzohen, dhe ai i çon në portin e dëshiruar prej tyre.

31 Le të kremtojmë Zotin për mirësinë e tij dhe për mrekullitë që bën në dobi të bijve të njerëzve;

32 le ta lëvdojnë në kuvendin e popullit dhe le ta lavdojnë në këshillin e pleqve.

Jobi 29:1-20

29 Jobi e rifilloi ligjëratën e tij dhe tha:

"Ah, sikur të isha si në muajt e së kaluarës, si në ditët kur Perëndia më mbronte,

kur llamba e tij shkëlqente mbi kokën time dhe me dritën e saj ecja në mes të errësirës;

siç isha në ditët e pjekurisë sime, kur mendja e fshehtë e Perëndisë kujdesej për çadrën time,

kur i Plotfuqishmi ishte akoma me mua dhe bijtë e mi më rrinin përqark;

kur laja këmbët e mia në gjalpë dhe shkëmbi derdhte për mua rrëke vaji.

Kur dilja ne drejtim të portës së qytetit dhe ngrija fronin tim në shesh,

të rinjtë, duke më parë, hiqeshin mënjanë, pleqtë ngriheshin dhe qëndronin më këmbë;

princat ndërprisnin bisedat dhe vinin dorën mbi gojë;

10 zëri i krerëve bëhej më i dobët dhe gjuha e tyre ngjitej te qiellza.

11 veshi që më dëgjonte, më shpallte të lumtur, dhe syri që më shihte, dëshmonte për mua,

12 sepse çliroja të varfrin që klithte për ndihmë, dhe jetimin që nuk kishte njeri që ta ndihmonte.

13 Bekimi i atij që ishte duke vdekur zbriste mbi mua dhe unë e gëzoja zemrën e gruas së ve.

14 Isha i veshur me drejtësi dhe ajo më mbulonte; drejtësia ime më shërbente si mantel dhe si çallmë.

15 Isha sy për të verbërin dhe këmbë për çalamanin;

16 isha një baba për të varfrit dhe hetoja rastin që nuk njihja.

17 I thyeja nofullat njeriut të keq dhe rrëmbeja gjahun nga dhëmbët e tij.

18 Dhe mendoja: "Kam për të vdekur në folenë time dhe do të shumëzoj ditët e mia si rëra;

19 rrënjët e mia do të zgjaten në drejtim të ujërave, vesa do të qëndrojë tërë natën në degën time;

20 lavdia ime do të jetë gjithnjë e re tek unë dhe harku im do të fitojë forcë të re në dorën time".

Veprat e Apostujve 20:1-16

20 Si pushoi trazira, Pali i thirri dishepujt pranë vetes, i përqafoi dhe u nis për të vajtur në Maqedoni.

Dhe si i përshkoi ato krahina dhe u dha shumë këshilla, shkoi në Greqi.

Dhe mbasi kaloi atje tre muaj, duke qenë se Judenjtë kishin kurdisur një komplot kundër tij kur përgatitej të lundronte për në Siri, vendosi të kthehet nga ana e Maqedonisë.

Dhe deri në Azi e përcollën Sopatri nga Berea, Aristarku dhe Sekundi nga Thesaloniki, Gai nga Derba dhe Timoteu, dhe Tikiku e Trofimi nga Azia.

Këta ishin nisur para nesh dhe na prisnin në Troas.

Kurse ne u nisëm nga Filipi, pas ditëve të të Ndormëve, dhe për pesë ditë i arritëm në Troas, ku qëndruam shtatë ditë.

Ditën e parë të javës, kur ishin mbledhur dishepujt për të thyer bukën, Pali, i cili duhet të nisej të nesërmen, bisedonte me ta dhe e zgjati fjalën deri në mesnatë.

Dhe në sallën ku ishim mbledhur kishte shumë llamba.

Një djalosh me emër Eutik, që ishte ulur në parvazin e dritares, e zuri një gjumë i rëndë; dhe, ndërsa Pali e çoi fjalën gjatë, e zuri gjumi, ra nga kati i tretë poshtë dhe e ngritën të vdekur.

10 Por Pali, si zbriti, ra mbi të, e përqafoi dhe tha: “Mos u shqetësoni, se shpirti i tij është në të.”

11 Atëherë u ngjit përsëri lart, e theu bukën dhe hëngri; dhe, pasi foli gjatë deri në të gdhirë, u nis.

12 Ndërkaq e prunë djalin të gjallë, dhe u ngushëlluan jo pak.

13 Kurse ne, që kishim hipur tashmë në anije, lundruam për në Asos, ku kishim ndër mend të merrnim Palin, sepse kështu kishte caktuar, mbasi donte vetë të shkonte më këmbë.

14 Kur na arriti në Asos, e morëm dhe arritëm në Mitilinë.

15 Lundruam prej andej dhe të nesërmen arritëm përballë Hiosit; një ditë më pas arritëm në Samo dhe, pas një ndalese në Trogjili, arritëm të nesërmen në Milet.

16 Sepse Pali kishte vendosur të lundronte pa u ndalur në Efes, që të mos humbiste kohë në Azi; sepse nxitonte që të ndodhej, po të ishte e mundur, në Jeruzalem ditën e Rrëshajëve.