Revised Common Lectionary (Complementary)
52 Pse mburresh me të keqen, o njeri i fuqishëm? Mirësia e Perëndisë është e përjetshme.
2 Gjuha jote shkakton rrënim; ajo është si një brisk i mprehur, o veprues mashtrimesh.
3 Ty të pëlqen e keqja ndaj së mirës, gënjeshtra më tepër se e folura drejt. (Sela)
4 Ty të pëlqen çdo fjalë shkatërrimi, o gjuhë hileqare.
5 Prandaj Perëndia do të të shkatërrojë për gjithnjë; ai do të të kapë, do të të heqë nga çadra jote dhe do të të shkulë nga toka e të gjallëve. (Sela)
6 Të drejtët do ta shohin, do të kenë frikë dhe do ta përqeshin atë, duke thënë:
7 "Ky është njeriu që nuk e kishte bërë Perëndinë kështjellë të tij; por kishte besim në bollëkun e pasurive të tij dhe bëhej i fortë nga ligësia e tij".
8 Por unë jam si një dru ulliri që gjelbëron në shtëpinë e Perëndisë; kam besim gjithnjë në mirësinë e Perëndisë.
9 Do të të kremtoj gjithnjë për sa ke bërë, dhe në prani të shenjtorëve të tu do të kem shpresë të patundur në emrin tënd, sepse ai është i mirë.
11 Në shtëpinë e mbretërve të Judës do të thuash: "Dëgjoni fjalën e Zotit:
12 O shtëpia e Davidit," kështu thotë Zoti: "Ushtroni drejtësinë që në mëngjes dhe çliroheni atë që e kanë vjedhur nga dora e shtypësit, me qëllim që zemërimi im të mos shpërthejë si zjarr dhe të djegë pa qenë njeri në gjendje ta shuajë, për të shkak të ligësisë së veprimeve tuaja.
13 Ja ku jam kundër teje, o banuese e luginës, shkëmb i fushës," thotë Zoti. "Ju që thoni: "Kush do të zbresë kundër nesh? Kush ka për të hyrë në banesat tona?,"
14 unë do t’ju dënoj sipas frytit të veprimeve tuaja," thotë Zoti, "dhe do t’i vë zjarr pyllit të tij, që do të gllabërojë të gjitha gjërat që ka përreth".
22 Dhe nuk pashë asnjë tempull në të; sepse Zoti Perëndi i plotfuqishëm dhe Qengji janë tempulli i tij.
23 Dhe qyteti nuk ka nevojë për diell, as për hënë që të ndriçojnë në të, sepse lavdia e Perëndisë e ndriçon atë, dhe llamba e tij është Qengji.
24 Dhe kombet e të shpëtuarve do të ecin në dritën e tij; dhe mbretërit e dheut do të sjellin lavdinë dhe nderin e tyre në të.
25 Dhe portat e tij nuk do të mbyllen asnjëherë gjatë ditës, sepse nuk do të ketë asnjëherë natë.
26 Edhe në të do të sjellin lavdinë dhe nderin e kombeve.
27 Edhe nuk do të hyjë asgjë e papastër dhe askush që kryen neveri e gënjeshtër, por vetëm ata që janë të shkruar në librin e jetës të Qengjit.
22 Dhe më tregoi lumin e pastër të ujit të jetës, te kthjellët si kristali, që dilte nga froni i Perëndisë dhe i Qengjit.
2 Në mes të sheshit të qytetit, këtej e andej lumit, ishte druri i jetës që jep dymbëdhjetë fruta, dhe që nxjerr frutin e saj në çdo muaj; dhe gjethet e drurit janë për shërim të kombeve.
3 Dhe asnjë mallkim nuk do të ketë më; dhe në të do të jetë froni i Perëndisë dhe i Qengjit, dhe shërbëtorët e tij do t’i shërbejnë;
4 ata do të shohin fytyrën e tij; dhe emri i tij do të jetë mbi ballin e tyre.
5 Dhe atje natë nuk do të ketë; edhe nuk kanë nevojë për llambë, as për dritë dielli, sepse Zoti Perëndi i ndriçon; dhe ata do të mbretërojnë në shekuj të shekujve.