Revised Common Lectionary (Semicontinuous)
39 Unë thoja: "Do të kujdesem për sjelljen time që të mos kryej mëkate me gjuhën time; do t’i vë një fre gojës sime, sa kohë që i pabesi rri para meje".
2 Kam qëndruar i heshtur dhe i qetë, i jam përmbajtur pikërisht së mirës, dhe dhembja ime është ashpërsuar.
3 Zemra më digjte përbrenda; ndërsa mendohesha, një zjarr u ndez; atëherë fola me gjuhën time:
4 "O Zot, bëmë të njohur fundin tim dhe cila është masa e ditëve të mia; vepro në mënyrë që unë të di sa i brishtë jam.
5 Ja, ti i ke pakësuar ditët e mia aq sa është e gjatë një pëllëmbë, dhe zgjatja e jetës sime është si asgjë para teje; po, çdo njeri në gjendjen e tij më të mirë nuk është veçse avull. (Sela)
6 Po, njeriu sillet rreth e qark si një hije; po më kot lodhen të gjithë dhe grumbullojnë pasuri pa ditur kush do t’i mbledhë!
7 Por tani, o Zot, çfarë pres? Shpresa ime është te ti.
8 Çliromë nga të gjitha fajet e mia; bëj që të mos jem objekt i talljes nga njeriu pa mend.
9 Do të qëndroj në heshtje, nuk kam për të hapur gojën, sepse ti je ai që vepron.
10 Largo nga unë fshikullin tënd; unë po marr fund nën goditjet e dorës sate.
11 Ti e korrigjon njeriun duke dënuar mëkatin e tij dhe konsumon si një krimb atë që për të është e çmuar. Po, çdo njeri nuk është veçse kotësi. (Sela)
12 O Zot, dëgjo lutjen time dhe vëri veshin britmës sime; mos u trego i shurdhër ndaj lotëve të mi, sepse para teje unë jam një i huaj dhe një shtegtar si të gjithë etërit e mi.
13 Hiqe shikimin tënd nga unë, me qëllim që unë të marr përsëri fuqi para se të iki dhe të mos jem më".
12 Po ku mund ta gjesh diturinë, dhe ku është vendi i zgjuarsisë?
13 Njeriu nuk ua di vlerën dhe ajo nuk gjendet mbi tokën e të gjallëve.
14 Humnera thotë: "Nuk është tek unë"; deti thotë: "Nuk qëndron pranë meje".
15 Nuk përftohet duke e shkëmbyer me ar të rafinuar as blihet duke peshuar argjend.
16 Nuk shtihet në dorë me arin e Ofirit, me oniksin e çmuar ose me safirin.
17 Ari dhe kristali nuk mund të barazohen me të dhe nuk këmbehet me enë ari të kulluar.
18 Korali dhe kristali as që meritojnë të përmenden; vlera e diturisë është më e madhe se margaritarët.
19 Topazi i Etiopisë nuk mund të barazohet dhe nuk mund të vlerësohet me ar të kulluar.
20 Por atëherë nga rrjedh dituria dhe ku e ka selinë zgjuarsia?
21 Ajo u fshihet syve të çdo të gjalli, është e mbuluar për zogjtë e qiellit.
22 Abadoni dhe vdekja thonë: "Kemi dëgjuar të flitet për të me veshët tona".
23 Vetëm Perëndia njeh rrugën e saj, vetëm ai e di ku ndodhet,
24 sepse ai vë re skajet e tokës dhe sheh tërë ato që ndodhen nën qiejt.
25 Kur caktoi peshën e erës dhe u caktoi ujërave një masë,
26 kur bëri një ligj për shiun dhe një rrugë për vetëtimën e bubullimave,
27 atëherë pa dhe e tregoi, e vendosi dhe madje e hetoi,
28 dhe i tha njeriut: "Ja, të kesh frikë nga Zoti, kjo është dituri, dhe t’i largohesh së keqes është zgjuarsi"".
29 Jobi e rifilloi ligjëratën e tij dhe tha:
2 "Ah, sikur të isha si në muajt e së kaluarës, si në ditët kur Perëndia më mbronte,
3 kur llamba e tij shkëlqente mbi kokën time dhe me dritën e saj ecja në mes të errësirës;
4 siç isha në ditët e pjekurisë sime, kur mendja e fshehtë e Perëndisë kujdesej për çadrën time,
5 kur i Plotfuqishmi ishte akoma me mua dhe bijtë e mi më rrinin përqark;
6 kur laja këmbët e mia në gjalpë dhe shkëmbi derdhte për mua rrëke vaji.
7 Kur dilja ne drejtim të portës së qytetit dhe ngrija fronin tim në shesh,
8 të rinjtë, duke më parë, hiqeshin mënjanë, pleqtë ngriheshin dhe qëndronin më këmbë;
9 princat ndërprisnin bisedat dhe vinin dorën mbi gojë;
10 zëri i krerëve bëhej më i dobët dhe gjuha e tyre ngjitej te qiellza.
8 Edhe kur ai hapi vulën e shtatë, në qiell u bë heshtje për rreth gjysmë orë.
2 Dhe unë i pashë të shtatë engjëjt që qëndrojnë përpara Perëndisë, dhe atyre u dha shtatë bori.
3 Pastaj erdhi një engjëll tjetër që kishte një temianicë ari dhe ndaloi pranë altarit; dhe iu dha shumë erë e këndshme që t’ua shtonte lutjeve të të gjithë shenjtorëve mbi altarin prej ari që ishte përpara fronit.
4 Dhe tymi i erëve të këndshme, të ofruara me lutjet e shenjtorëve, u ngrit përpara Perëndisë nga dora e engjëllit.
5 Pastaj enjëlli mori temianicën, e mbushi nga zjarri i altarit dhe e hodhi mbi dhe; dhe u bënë zëra, bubullima, vetima dhe një tërmet.