Revised Common Lectionary (Semicontinuous)
102 O Zot, dëgjo lutjen time dhe britma ime arriftë tek ty.
2 Mos ma fshih fytyrën tënde ditën e fatkeqësisë sime. Zgjate ndaj meje veshin tënd; kur unë të kërkoj, nxito të më përgjigjesh.
3 Sepse ditët e mia davariten si tymi dhe kockat e mia digjen si urë zjarri.
4 Zemra ime është goditur dhe thahet si bari, dhe unë harroj madje të ha ushqim.
5 Duke vajtuar vazhdimisht, lëkura ime po u ngjitet kockave të mia.
6 I ngjaj pelikanit të shketëtirës dhe jam bërë si bufi i vendeve të shkretuara.
7 Jam pa gjumë dhe si harabeli i vetmuar mbi çati.
8 Armiqtë e mi tallen me mua tërë ditën; ata që më përqeshin flasin kundër meje.
9 Sepse e ha hirin si buka dhe përzjej lotët me atë që pi.
10 Po, për shkak të indinjatës sate dhe të zemërimit tënd, më ngrite dhe më hodhe larg.
11 Ditët e mia janë si hija që zgjatet, dhe unë po thahem si bari.
12 Por ti, o Zot, mbetesh përjetë, dhe kujtimi yt zgjat brez pas brezi.
13 Ti do të ngrihesh dhe do të të vijë keq për Sionin, sepse erdhi koha të tregosh dhembshuri ndaj tij; dhe koha e caktuar erdhi.
14 Sepse shërbëtorët e tu i duan edhe gurët e tij dhe u vjen keq për pluhurin e tij.
15 Po, kombet do të kenë frikë nga emri i Zotit dhe gjithë mbretërit e dheut nga lavdia jote,
16 kur Zoti do të rindërtojë Sionin dhe do të duket në lavdinë e tij.
17 Ai do të dëgjojë lutjen e njerëzve të braktisur dhe nuk do ta përbuzë lutjen e tyre.
13 Lum ai njeri që ka gjetur diturinë dhe njeriu që ka përftuar arsyen.
14 Sepse fitimi i tij është më i mirë se fitimi i argjendit dhe fryti i tij vlen më tepër se ari i kulluar.
15 Ajo është më e çmuar se perlat dhe mbarë gjërat më të këndshme nuk mund të barazohen me të.
16 Gjatësia e jetës është në të djathtë të saj, pasuria dhe lavdia në të majtë të saj.
17 Rrugët e saj janë rrugë të kënaqshme dhe në të tërë shtigjet e saj mbretëron paqja.
18 Ajo është një dru i jetës për ata që e kapin dhe lum ata që mbahen fort atje.
31 Atëherë Jezusi u tha Judenjve që besuan në të: “Nëse do të qëndroni në fjalën time, jeni me të vërtetë dishepujt e mi;
32 do ta njihni të vërtetën dhe e vërteta do t’ju bëjë të lirë.”
33 Ata iu përgjigjën: “Ne jemi pasardhës të Abrahamit dhe s’kemi qenë kurrë sk-llevër të askujt; si mund të thuash ti: "Do të bëheni të lirë"?.”
34 Jezusi u përgjigj atyre: Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: Kush bën mëkatin është skllav i mëkatit.
35 Por skllavi nuk rri përgjithmonë në shtëpi; ndërsa biri rri përgjithmonë.
36 Pra, nëse Biri do t’ju bëjë të lirë, do të jeni me të vërtetë të lirë.”
37 “Unë e di se jeni pasardhësit e Abrahamit, por ju kërkoni të më vrisni, sepse fjala ime nuk gjen vend në ju.
38 Unë flas për ç’kam parë tek Ati im, dhe ju bëni gjërat që keni parë tek ati juaj.”