Revised Common Lectionary (Semicontinuous)
119 Lum ata që kanë një rrugë pa njollë dhe që ecin me ligjin e Zotit.
2 Lum ata që respektojnë mësimet e tij, që e kërkojnë me gjithë zemër
3 dhe nuk kryejnë të keqen, por ecin në rrugët e tij.
4 Ti na ke urdhëruar të respektojmë urdhërimet e tua me kujdes.
5 Oh, rrugët e mia qofshin të qëndrueshme në respektimin e statuteve të tua.
6 Atëherë nuk do të turpërohem, kur të kem parasysh të gjitha urdhërimet e tua.
7 Do të të kremtoj me zemër të drejtë ndërsa mësoj dekretet e tua të drejta.
8 Do të respektoj statutet e tua, mos më braktis plotësisht.
26 Por ndodhi një mungesë ushqimesh në vend, përveç asaj të parës që kishte ndodhur në kohën e Abrahamit. Pastaj Isaku shkoi tek Abimeleku, mbreti i Filistejve në Gerar.
2 Atëherë Zoti iu shfaq dhe i tha: "Mos zbrit në Egjipt, qëndro në vendin që do të të them.
3 Qëndro në këtë vend dhe unë do të jem me ty dhe do të të bekoj, sepse kam për të të dhënë ty dhe pasardhësve të tu tërë këto vende dhe do ta mbaj betimin që i kam bërë Abrahamit, babait tënd,
4 dhe do t’i shumoj pasardhësit e tu si yjet e qiellit; do t’u jap atyre tërë këto vende, dhe të gjitha kombet e tokës do të bekohen te pasardhësit e tu,
5 sepse Abrahami iu bind vullnetit tim dhe respektoi urdhërat, urdhërimet, statutet dhe ligjet e mia".
12 Lum njeriu që ngulmon në provë, sepse kur del i aprovuar, do të marrë kurorën e jetës, të cilën Zoti ua premtoi atyre që e duan.
13 Askush kur tundohet të mos thotë: “Jam tunduar nga Perëndinë,” sepse Perëndia nuk mund të tundohet nga e keqja, dhe ai vet nuk tundon asnjeri.
14 Por secili tundohet i udhëhequr dhe i mashtruar nga lakminë e vet.
15 Pastaj lakmia, pasi mbarset, pjell mëkatin dhe mëkati, si të kryhet, ngjiz vdekjen.
16 Mos u mashtroni, vëllezërit e mi shumë të dashur;