Añadir traducción en paralelo Imprimir Opciones de la página

10 Në vitin e tretë të Kirit, mbretit të Persisë, një fjalë iu njoftua Danielit, që quhej Beltshatsar. Kjo fjalë është e vërtetë dhe konflikti i gjatë. Ai e kuptoi fjalën dhe e mori vesh vegimin.

Në atë kohë, unë, Danieli, mbajta zi për tri javë të plota.

Nuk hëngra ushqime të zgjedhura, nuk futa në gojën time as mish as verë dhe nuk u vajosa aspak, deri sa kaluan tri javë të plota.

Ditën e njëzetekatërt të muajit të parë, ndërsa isha në bregun e lumit të madh, që është Tigri,

ngrita sytë dhe shikova, dhe ja, një njeri i veshur me rroba liri, me një brez të artë të Ufazit.

Trupi i tij ishte i ngjashëm me topazin, fytyra e tij kishte pamjen e rrufesë, sytë e tij ishin si pishtarë flakërues, krahët e tij dhe këmbët e tij dukeshin si prej bronzi të llustruar dhe tingulli i fjalëve të tij ishte si zhurma e një turme.

Vetëm unë, Danieli, pashë vegimin, kurse njerëzit që ishin me mua nuk e panë vegimin, por një tmerr i madh ra mbi ta dhe ata ia mbathën që të fshihen.

Kështu mbeta vetëm të vërej këtë vegim të madh. Nuk më mbeti kurrfarë force; çehrja e bukur ndryshoi në të zbehtë dhe forcat e mia u ligështuan.

Megjithatë dëgjova zërin e fjalëve të tij; por, duke dëgjuar zërin e fjalëve të tij, rashë në një gjumë të thellë me fytyrë për tokë.

10 Por ja, një dorë më preku dhe bëri që unë të rri duke u dridhur i tëri mbi gjunjët dhe mbi pëllëmbët e duarve.

11 Pastaj më tha: "Daniel, njeri shumë i dashur, kupto fjalët që po të them dhe çohu më këmbë, sepse tani më kanë dërguar te ti". Kur më tha këtë fjalë, unë u çova më këmbë duke u dridhur i tëri.

12 Atëherë ai më tha: "Mos ki frikë, Daniel, sepse që ditën e parë që vendose në zemrën tënde të kuptoje dhe të përuleshe para Perëndisë tënd, fjalët e tua u dëgjuan dhe unë erdha si përgjigje e fjalëve të tua.

13 Por princi i mbretërisë së Persisë më kundërshtoi njëzetenjë ditë; por ja, Mikaeli, një nga princat e parë, më erdhi në ndihmë, sepse kisha mbetur atje me mbretin e Persisë.

14 Dhe tani kam ardhur të të bëj të kuptosh atë që do t’i ndodhë popullit tënd në mbarim të ditëve; sepse vegimi ka të bëjë me një kohë të ardhme".

15 Ndërsa më fliste në këtë mënyrë, ula fytyrën për tokë dhe mbylla gojën.

16 Dhe ja, dikush që i ngjante një biri njeriu më preku buzët. Atëherë hapa gojën, fola dhe i thashë atij që më rrint përpara: "Imzot, për këtë vegim më kanë zënë spazmat dhe fuqitë m’u ligështuan.

17 Dhe si mund të fliste një shërbëtor i tillë i zotit tim me një imzot të tillë, sepse tani fuqitë më kanë braktisur dhe më mungon madje edhe frymëmarrja?".

18 Atëherë ai që i ngjante një njeriu më preku përsëri dhe më dha fuqi,

19 dhe tha: "O njeri që të duan shumë, mos ki frikë, paqja është me ty; mblidh forcat e tua, po, mblidh forcat e tua". Mbasi më foli, unë fitova forcë dhe i thashë: "Le të flasë zoti im, sepse ti më ke dhënë forcë".

20 Pastaj më tha: "A e di përse kam ardhur këtu pranë teje? Tani do të kthehem të luftoj kundër princit të Persisë; dhe kur të dal, ja, do të vijë princi i Javanit.

21 Por unë do të të bëj të njohur atë që është shkruar në librin e së vërtetës; dhe nuk ka njeri që të sillet trimërisht me mua kundër tyre përveç Mikaelit, princit tuaj".

11 Gjatë vitit të parë të Darit, Medasit, unë vetë qëndrova pranë tij për ta përkrahur dhe për ta mbrojtur.

"Dhe tani do të të bëj të njohur të vërtetën. Ja, në Persi do të dalin akoma tre mbretër, por i katërti do të bëhet shumë më i pasur se gjithë të tjerët; kur të jetë bërë i fortë për shkak të pasurive të tij, do t’i ngrerë të tërë kundër mbretërisë së Javanit.

Atëherë do të dalë një mbret i fuqishëm që do të sundojë mbi një perandori të madhe dhe do të bëjë çfarë të dojë.

Por kur të jetë formuar mbretëria e tij do të copëtohet dhe do të ndahet në drejtim të katër erërave të qiellit, por jo midis trashëgimtarëve të tij dhe as me po atë forcë me të cilën ai mbretëronte, sepse mbretëria e tij do të çrrënjoset dhe do t’u kalojë të tjerëve, dhe jo trashëgimtarëve.

Kështu mbreti i jugut do të bëhet i fortë, por një ndër princat e tij do të bëhet më i fortë nga ai dhe do të sundojë; sundimi i tij do të jetë një sundim i madh.

Mbas disa vjetëve do të lidhin aleancë; pastaj bija e mbretit të jugut do të vijë te mbreti i veriut për të bërë një marrëveshje, por nuk do ruajë më as forcën e fuqisë së saj, dhe nuk do të mund të zgjasë as ai as pushteti i tij; në ato kohëra ajo do t’i dorëzohet vdekjes bashkë me ata që e kanë çuar, që e kanë lindur dhe që e kanë mbështetur.

Por një nga pasardhësit nga rrënja e saj do të dalë dhe do të zërë vendin e saj; ai do të vijë kundër ushtrisë, do të hyjë në fortesat e mbretit të veriut, do të veprojë kundër tyre dhe do të dalë fitimtar.

Do të shpjerë gjithashtu si plaçkë në Egjipt perënditë e tyre me figurat e tyre të derdhura dhe me sendet e tyre të çmuara prej argjendi dhe prej ari, dhe për disa vjet do të rrijë larg mbretit të veriut.

Ky do të dalë kundër mbretit të jugut, por pastaj do të kthehet në vendin e tij.

10 Bijtë e tij do të përgatiten pastaj për luftë dhe do të mbledhin turma forcash të mëdha, dhe një prej tyre do të dalë me siguri përpara, do të vërshojë si një përmbytje dhe do të kalojë tutje për ta çuar luftën deri në fortesën e tij.

11 Atëherë mbreti i jugut, i tërbuar, do të dalë të luftojë kundër këtij, kundër mbretit të veriut, i cili do të mobilizojë një turmë të madhe, por turma do të bjerë në dorë të armikut.

12 Kur turmën do ta kenë çuar tutje, zemra e tij do të mbushet me krenari; do të mposhtë me mijëra, por nuk do të jetë më i fortë.

13 Në fakt mbreti i veriut do të mobilizojë përsëri një turmë edhe më të madhe se e mëparshmja, dhe pas një kohe të shkurtër do të përparojë me siguri me një ushtri të madhe dhe me pajime të shumta.

14 Në atë kohë shumë njerëz do të ngrihen kundër mbretit të jugut; edhe disa burra të dhunshëm të popullit tënd do të ngrihen për të realizuar vegimin, por do të rrëzohen.

15 Atëherë do të vijë mbreti i veriut, do të ngrerë një ledh dhe do të shtjerë në dorë një qytet të fortifikuar. Forcat e jugut nuk do të mundin t’i rezistojnë; as trupat e zgjedhura nuk do të kenë forcën për t’i rezistuar.

16 Ai që i ka ardhur kundra do të bëjë çfarë të dojë, dhe askush nuk do të mund t’i rezistojë; ai do të ndalet në vendin e lavdishëm duke pasur pushtet të shkatërrojë çdo gjë.

17 Pastaj do të vendosë të vijë me forcat e gjithë mbretërisë së tij, duke ofruar kushte të ndershme paqeje, dhe kështu ka për të bërë. Do t’i japë të bijën për grua për ta korruptuar, por ajo nuk do të mbajë anën e tij dhe nuk do ta favorizojë atë.

18 Pastaj do t’u drejtohet ishujve dhe do të shtjerë në dorë shumë prej tyre, por një komandant do të bëjë që të marrë fund arroganca e tij, duke bërë që ajo të bjerë mbi të.

19 Pastaj do të kthehet drejt fortesave të vendit të vet, por do të pengohet, do të rrëzohet dhe nuk do të gjendet më.

20 Në vend të tij do të dalë dikush që do të dërgojë një tagrambledhës për lavdinë e mbretërisë; por brenda pak ditëve ai do të zhduket, por jo në zemërim a në betejë.

21 Në vend të tij do të dalë një njeri i neveritshëm, që nuk do të ketë dinjitet mbretëror; ai do të vijë paqësisht, por do ta shtjerë në dorë mbretërinë me intriga.

22 Para tij forcat e mëdha do të thyhen dhe do të shkatërrohen, po ashtu edhe kreu i një aleance.

23 Menjëherë pasi të ketë lidhur një aleancë me të, ai do të veprojë me pabesi dhe do të arrijë në pushtet me pak njerëz.

24 Ai do të hyjë në mënyrë paqësore edhe në pjesët më të pasura të krahinës dhe do të bëjë atë që nuk kishin bërë kurrë as etërit e tij as etërit e etërve të tij; do të shpërndajë midis tyre plaçkë, plaçkën e luftës dhe pasuritë dhe do të hartojë plane kundër fortesave, por vetëm për një kohë.

25 Me një ushtri të madhe do t’i nxitë forcat e tij dhe zemrën e tij kundër mbretit të jugut. Mbreti i jugut do të futet në luftë me një ushtri të madhe dhe shumë të fuqishme, por nuk do të mund të rezistojë, sepse do të kurdisen komplote kundër tij.

26 Vetë ata që hanë bashkë me të do ta shkatërrojnë; ushtria e tij do të thyhet dhe shumë do të bien të vrarë.

27 Zemra e këtyre dy mbretërve do të drejtohet për të bërë keq; ata do të flasin gënjeshtra të ulur në të njëjtën tryezë, por gjëja nuk do të ketë sukses, sepse fundi do t’u vijë në kohën e caktuar.

28 Duke u kthyer në vendin e tij me pasuri të mëdha, zemra e tij do të vihet kundër besëlidhjes së shenjtë; kështu ai do të kryejë qëllimet e tij dhe pastaj do të kthehet në vendin e tij.

29 Në kohën e caktuar ai do të dalë përsëri kundër jugut, por këtë herë të fundit puna nuk do t’i vejë mbarë si herën e parë,

30 sepse anijet e Kitimit do të vijnë kundër tij; prandaj ai do të trembet, do të zemërohet përsëri kundër besëlidhjes së shenjtë dhe do të zbatojë planet e tij; kështu përsëri do të merret vesh me ata që kanë braktisur besëlidhjen e shenjtë.

31 Forca të dërguara prej tij do të ngrihen për të përdhosur shenjtëroren fortesë, do të ndalojnë flijimin e përditshëm dhe do të bëjnë veprime të neveritshme që shkaktojnë shkretim.

32 Me lajka ai do të korruptojë ata që veprojnë pabesisht kundër besëlidhjes; por populli i atyre që njohin Perëndinë e tyre do të tregojë qëndresë dhe do të veprojë.

33 Ata që kanë dituri midis popullit do të udhëzojnë shumë të tjerë, por për një kohë të shkurtër do të bien nga shpata, nga zjarri, nga mërgimi dhe nga plaçkitja.

34 Kur do të rrëzohen, do t’u jepet pak ndihmë, por shumë njerëz do të bashkohen me ta pa qenë të sinqertë.

35 Disa nga ata që kanë dituri do të bien, me qëllim që të përsosen, të pastrohen dhe të zbardhen deri në kohën e mbarimit, sepse kjo do të ndodhë në kohën e caktuar.

36 Pastaj mbreti do të veprojë si të dojë, do të lartohet, do të hyjnizohet përmbi çdo perëndi dhe do të thotë gjëra të habitshme kundër Perëndisë të perëndive; do të ketë sukses deri sa të mbushet kupa e indinjatës, sepse ajo që është dekretuar do të bëhet.

37 Ai nuk do të tregojë respekt për Perëndinë e etërve të tij dhe për dëshirën e grave; nuk do të ketë respekt për asnjë perëndi, sepse do të hyjnizojë veten përmbi të gjithë.

38 Por në vend të tyre ai do të nderojë perëndinë e fortesave dhe do të nderojë me ar, me argjend, me gurë të çmuar dhe me gjëra të këndshme, një perëndi, që etërit e tij nuk e njohën.

39 Ai do të veprojë kundër fortesave më të fortifikuara me ndihmën e një perëndie të huaj; do të mbushë me të mira ata që do ta njohin, do të bëjë që të sundojnë mbi shumë njerëz dhe do t’u japë toka si shpërblim.

40 Në kohën e fundit mbreti i jugut do të ndeshet me të, mbreti i veriut do të dalë kundër tij si një shakullimë, me qerre dhe kalorës dhe me shumë anije; do të depërtojë në vendet, do t’i përmbytë dhe do të kalojë tutje.

41 Do të hyjë edhe në vendin e lavdishëm dhe shumë njerëz do të vriten; por këta do të shpëtojnë nga duart e tij: Edomi, Moabi dhe pjesa më e madhe e bijve të Amonit.

42 Ai do të shtrijë dorën edhe mbi vende të ndryshme dhe as vendi i Egjiptit nuk do të shpëtojë.

43 Do të shtjerë në dorë thesaret prej ari dhe argjendi dhe të gjitha gjërat e çmuara të Egjiptit; Libianët dhe Etiopasit do t’i shkojnë pas.

44 Por lajmet e ardhura nga lindja dhe nga veriu do ta turbullojnë; prandaj ai do të niset me zemërim të madh për të shkatërruar dhe vendosur shfarosjen e shumë njerëzve.

45 Do t’i ngrerë çadrat e pallatit të tij midis deteve dhe malit të shenjtë të lavdishëm; pastaj do t’i vijë fundi dhe askush nuk do ta ndihmojë".

12 "Në atë kohë do të dalë Mikaeli, princi i madh, mbrojtësi i bijve të popullit tënd; dhe do të jetë një kohë me ankthe, ashtu si nuk ka pasur kurrë që kur se ekzistojnë kombet e deri në atë kohë.

Shumë nga ata që flenë në pluhurin e tokës do të zgjohen, disa në një jetë të përjetshme, të tjerë në turpin dhe në poshtërsi të përjetshme.

Ata që kanë dituri do të shkëlqejnë si shkëlqimi i kupës qiellore dhe ata që do të kenë çuar shumë në drejtësi, do të shkëlqejnë si yjet përjetë.

Por ti, Daniel, mbaji të fshehura këto fjalë dhe vulose librin deri në kohën e mbarimit; shumë njerëz do ta shfletojnë dhe dituria do të shtohet".

Pastaj unë, Danieli, shikova, dhe ja, dy të tjerë më këmbë, njeri mbi këtë breg të lumit, dhe tjetri mbi bregun tjetër të lumit.

Një nga ata i tha burrit të veshur me rroba liri, që qëndronte mbi ujërat e lumit: "Kur do kryhen këto mrekulli?".

Unë dëgjova atëherë burrin e veshur me rroba liri që qëndronte mbi ujërat e lumit, i cili, ngriti dorën e djathtë dhe dorën e majtë drejt qiellit, u betua për atë që jeton përjtë se kjo do të jetë për një kohë, për disa kohëra dhe për gjysmën e një kohë; kur forca e popullit të shenjtë do të thyhet plotësisht, tërë këto gjëra do të kryhen.

Unë dëgjova, por nuk kuptova, prandaj pyeta: "Imzot, cili do të jetë fundi i këtyre gjërave?".

Ai u përgjigj: "Shko, Daniel, sepse këto fjalë janë të fshehura dhe të vulosura deri kohën e mbarimit.

10 Shumë njerëz do të pastrohen, do të zbardhen dhe do të përsosen; por të pabesët do të veprojnë me pabesi dhe asnjë nga të pabesët nuk do të kuptojë, por do të kuptojnë njerëzit e ditur.

11 Nga koha që do të ndalohet flijimi i përditshëm dhe do të ngrihet neveria që shkakton shkretimin do të kalojnë njëmijë e dyqind e nëntëdhjetë ditë.

12 Lum ai që pret dhe arrin në njëmijë e treqind e tridhjetë e pesë ditë.

13 Por ti shko drejt mbarimit tënd; do të prehesh dhe pastaj do të ngrihesh përsëri për të marrë pjesën tënde të trashëgimisë në mbarim të ditëve".

Daniel’s Vision of a Man

10 In the third year of Cyrus(A) king of Persia, a revelation was given to Daniel (who was called Belteshazzar).(B) Its message was true(C) and it concerned a great war.[a] The understanding of the message came to him in a vision.

At that time I, Daniel, mourned(D) for three weeks. I ate no choice food; no meat or wine touched my lips;(E) and I used no lotions at all until the three weeks were over.

On the twenty-fourth day of the first month, as I was standing on the bank(F) of the great river, the Tigris,(G) I looked up(H) and there before me was a man dressed in linen,(I) with a belt of fine gold(J) from Uphaz around his waist. His body was like topaz,(K) his face like lightning,(L) his eyes like flaming torches,(M) his arms and legs like the gleam of burnished bronze,(N) and his voice(O) like the sound of a multitude.

I, Daniel, was the only one who saw the vision; those who were with me did not see it,(P) but such terror overwhelmed them that they fled and hid themselves. So I was left alone,(Q) gazing at this great vision; I had no strength left,(R) my face turned deathly pale(S) and I was helpless.(T) Then I heard him speaking, and as I listened to him, I fell into a deep sleep, my face to the ground.(U)

10 A hand touched me(V) and set me trembling on my hands and knees.(W) 11 He said, “Daniel, you who are highly esteemed,(X) consider carefully the words I am about to speak to you, and stand up,(Y) for I have now been sent to you.” And when he said this to me, I stood up trembling.

12 Then he continued, “Do not be afraid,(Z) Daniel. Since the first day that you set your mind to gain understanding and to humble(AA) yourself before your God, your words(AB) were heard, and I have come in response to them.(AC) 13 But the prince(AD) of the Persian kingdom resisted me twenty-one days. Then Michael,(AE) one of the chief princes, came to help me, because I was detained there with the king of Persia. 14 Now I have come to explain(AF) to you what will happen to your people in the future,(AG) for the vision concerns a time yet to come.(AH)

15 While he was saying this to me, I bowed with my face toward the ground and was speechless.(AI) 16 Then one who looked like a man[b] touched my lips, and I opened my mouth and began to speak.(AJ) I said to the one standing before me, “I am overcome with anguish(AK) because of the vision, my lord, and I feel very weak. 17 How can I, your servant, talk with you, my lord? My strength is gone and I can hardly breathe.”(AL)

18 Again the one who looked like a man touched(AM) me and gave me strength.(AN) 19 “Do not be afraid, you who are highly esteemed,”(AO) he said. “Peace!(AP) Be strong now; be strong.”(AQ)

When he spoke to me, I was strengthened and said, “Speak, my lord, since you have given me strength.”(AR)

20 So he said, “Do you know why I have come to you? Soon I will return to fight against the prince of Persia, and when I go, the prince of Greece(AS) will come; 21 but first I will tell you what is written in the Book of Truth.(AT) (No one supports me against them except Michael,(AU) your prince. 11 And in the first year of Darius(AV) the Mede, I took my stand to support and protect him.)

The Kings of the South and the North

“Now then, I tell you the truth:(AW) Three more kings will arise in Persia, and then a fourth, who will be far richer than all the others. When he has gained power by his wealth, he will stir up everyone against the kingdom of Greece.(AX) Then a mighty king will arise, who will rule with great power and do as he pleases.(AY) After he has arisen, his empire will be broken up and parceled out toward the four winds of heaven.(AZ) It will not go to his descendants, nor will it have the power he exercised, because his empire will be uprooted(BA) and given to others.

“The king of the South will become strong, but one of his commanders will become even stronger than he and will rule his own kingdom with great power. After some years, they will become allies. The daughter of the king of the South will go to the king of the North to make an alliance, but she will not retain her power, and he and his power[c] will not last. In those days she will be betrayed, together with her royal escort and her father[d] and the one who supported her.

“One from her family line will arise to take her place. He will attack the forces of the king of the North(BB) and enter his fortress; he will fight against them and be victorious. He will also seize their gods,(BC) their metal images and their valuable articles of silver and gold and carry them off to Egypt.(BD) For some years he will leave the king of the North alone. Then the king of the North will invade the realm of the king of the South but will retreat to his own country. 10 His sons will prepare for war and assemble a great army, which will sweep on like an irresistible flood(BE) and carry the battle as far as his fortress.

11 “Then the king of the South will march out in a rage and fight against the king of the North, who will raise a large army, but it will be defeated.(BF) 12 When the army is carried off, the king of the South will be filled with pride and will slaughter many thousands, yet he will not remain triumphant. 13 For the king of the North will muster another army, larger than the first; and after several years, he will advance with a huge army fully equipped.

14 “In those times many will rise against the king of the South. Those who are violent among your own people will rebel in fulfillment of the vision, but without success. 15 Then the king of the North will come and build up siege ramps(BG) and will capture a fortified city. The forces of the South will be powerless to resist; even their best troops will not have the strength to stand. 16 The invader will do as he pleases;(BH) no one will be able to stand against him.(BI) He will establish himself in the Beautiful Land and will have the power to destroy it.(BJ) 17 He will determine to come with the might of his entire kingdom and will make an alliance with the king of the South. And he will give him a daughter in marriage in order to overthrow the kingdom, but his plans[e] will not succeed(BK) or help him. 18 Then he will turn his attention to the coastlands(BL) and will take many of them, but a commander will put an end to his insolence and will turn his insolence back on him.(BM) 19 After this, he will turn back toward the fortresses of his own country but will stumble and fall,(BN) to be seen no more.(BO)

20 “His successor will send out a tax collector to maintain the royal splendor.(BP) In a few years, however, he will be destroyed, yet not in anger or in battle.

21 “He will be succeeded by a contemptible(BQ) person who has not been given the honor of royalty.(BR) He will invade the kingdom when its people feel secure, and he will seize it through intrigue. 22 Then an overwhelming army will be swept away(BS) before him; both it and a prince of the covenant will be destroyed.(BT) 23 After coming to an agreement with him, he will act deceitfully,(BU) and with only a few people he will rise to power. 24 When the richest provinces feel secure, he will invade them and will achieve what neither his fathers nor his forefathers did. He will distribute plunder, loot and wealth among his followers.(BV) He will plot the overthrow of fortresses—but only for a time.

25 “With a large army he will stir up his strength and courage against the king of the South. The king of the South will wage war with a large and very powerful army, but he will not be able to stand because of the plots devised against him. 26 Those who eat from the king’s provisions will try to destroy him; his army will be swept away, and many will fall in battle. 27 The two kings, with their hearts bent on evil,(BW) will sit at the same table and lie(BX) to each other, but to no avail, because an end will still come at the appointed time.(BY) 28 The king of the North will return to his own country with great wealth, but his heart will be set against the holy covenant. He will take action against it and then return to his own country.

29 “At the appointed time he will invade the South again, but this time the outcome will be different from what it was before. 30 Ships of the western coastlands(BZ) will oppose him, and he will lose heart.(CA) Then he will turn back and vent his fury(CB) against the holy covenant. He will return and show favor to those who forsake the holy covenant.

31 “His armed forces will rise up to desecrate the temple fortress and will abolish the daily sacrifice.(CC) Then they will set up the abomination that causes desolation.(CD) 32 With flattery he will corrupt those who have violated the covenant, but the people who know their God will firmly resist(CE) him.

33 “Those who are wise will instruct(CF) many, though for a time they will fall by the sword or be burned or captured or plundered.(CG) 34 When they fall, they will receive a little help, and many who are not sincere(CH) will join them. 35 Some of the wise will stumble, so that they may be refined,(CI) purified and made spotless until the time of the end, for it will still come at the appointed time.

The King Who Exalts Himself

36 “The king will do as he pleases. He will exalt and magnify himself(CJ) above every god and will say unheard-of things(CK) against the God of gods.(CL) He will be successful until the time of wrath(CM) is completed, for what has been determined must take place.(CN) 37 He will show no regard for the gods of his ancestors or for the one desired by women, nor will he regard any god, but will exalt himself above them all. 38 Instead of them, he will honor a god of fortresses; a god unknown to his ancestors he will honor with gold and silver, with precious stones and costly gifts. 39 He will attack the mightiest fortresses with the help of a foreign god and will greatly honor those who acknowledge him. He will make them rulers over many people and will distribute the land at a price.[f]

40 “At the time of the end the king of the South(CO) will engage him in battle, and the king of the North will storm(CP) out against him with chariots and cavalry and a great fleet of ships. He will invade many countries and sweep through them like a flood.(CQ) 41 He will also invade the Beautiful Land.(CR) Many countries will fall, but Edom,(CS) Moab(CT) and the leaders of Ammon will be delivered from his hand. 42 He will extend his power over many countries; Egypt will not escape. 43 He will gain control of the treasures of gold and silver and all the riches of Egypt,(CU) with the Libyans(CV) and Cushites[g] in submission. 44 But reports from the east and the north will alarm him, and he will set out in a great rage to destroy and annihilate many. 45 He will pitch his royal tents between the seas at[h] the beautiful holy mountain.(CW) Yet he will come to his end, and no one will help him.

The End Times

12 “At that time Michael,(CX) the great prince who protects your people, will arise. There will be a time of distress(CY) such as has not happened from the beginning of nations until then. But at that time your people—everyone whose name is found written in the book(CZ)—will be delivered.(DA) Multitudes who sleep in the dust of the earth will awake:(DB) some to everlasting life, others to shame and everlasting contempt.(DC) Those who are wise[i](DD) will shine(DE) like the brightness of the heavens, and those who lead many to righteousness,(DF) like the stars for ever and ever.(DG) But you, Daniel, roll up and seal(DH) the words of the scroll until the time of the end.(DI) Many will go here and there(DJ) to increase knowledge.”

Then I, Daniel, looked, and there before me stood two others, one on this bank of the river and one on the opposite bank.(DK) One of them said to the man clothed in linen,(DL) who was above the waters of the river, “How long will it be before these astonishing things are fulfilled?”(DM)

The man clothed in linen, who was above the waters of the river, lifted his right hand(DN) and his left hand toward heaven, and I heard him swear by him who lives forever,(DO) saying, “It will be for a time, times and half a time.[j](DP) When the power of the holy people(DQ) has been finally broken, all these things will be completed.(DR)

I heard, but I did not understand. So I asked, “My lord, what will the outcome of all this be?”

He replied, “Go your way, Daniel, because the words are rolled up and sealed(DS) until the time of the end.(DT) 10 Many will be purified, made spotless and refined,(DU) but the wicked will continue to be wicked.(DV) None of the wicked will understand, but those who are wise will understand.(DW)

11 “From the time that the daily sacrifice(DX) is abolished and the abomination that causes desolation(DY) is set up, there will be 1,290 days.(DZ) 12 Blessed is the one who waits(EA) for and reaches the end of the 1,335 days.(EB)

13 “As for you, go your way till the end.(EC) You will rest,(ED) and then at the end of the days you will rise to receive your allotted inheritance.(EE)

Notas al pie

  1. Daniel 10:1 Or true and burdensome
  2. Daniel 10:16 Most manuscripts of the Masoretic Text; one manuscript of the Masoretic Text, Dead Sea Scrolls and Septuagint Then something that looked like a human hand
  3. Daniel 11:6 Or offspring
  4. Daniel 11:6 Or child (see Vulgate and Syriac)
  5. Daniel 11:17 Or but she
  6. Daniel 11:39 Or land for a reward
  7. Daniel 11:43 That is, people from the upper Nile region
  8. Daniel 11:45 Or the sea and
  9. Daniel 12:3 Or who impart wisdom
  10. Daniel 12:7 Or a year, two years and half a year