Revised Common Lectionary (Semicontinuous)
114 Kur Izraeli doli nga Egjipti dhe shtëpia e Jakobit nga një popull që fliste një gjuhë të huaj,
2 Juda u bë shenjtorja e tij dhe Izraeli zotërimi i tij.
3 Deti e pa dhe iku, Jordani u kthye prapa.
4 Malet u hodhën si desh dhe kodrat si qengja.
5 Ç’pate ti, o det, që ike, dhe ti, o Jordan, që u ktheve prapa?
6 Dhe ju, o male, që u hodhët si desh, dhe ju, o kodra, si qengja?
7 Dridhu, o tokë, në prani të Zotit, në prani të Perëndisë të Jakobit,
8 që e shndërroi shkëmbin në liqen, shkrepin në një burim uji.
17 Kur Faraoni e la popullin të shkojë, Perëndia nuk e çoi nëpër rrugën e vendit të Filistejve, megjithëse kjo ishte më e shkurtëra, sepse Perëndia tha: "Që të mos pendohet populli, kur të shohë luftën, dhe të mos kthehet në Egjipt".
18 Por Perëndia bëri që populli të vinte një herë përqark, nëpër rrugën e shkretëtirës, drejt Detit të Kuq. Dhe bijtë e Izraelit dolën të armatosur nga vendi i Egjiptit.
19 Dhe Moisiu mori me vete eshtrat e Jozefit, sepse i kishte vënë bijtë e Izraelit të betoheshin shprehimisht, duke thënë: "Me siguri Perëndia do t’ju vizitojë; atëhere i bartni me vete eshtrat e mia".
20 Kështu ata u nisën nga Sukothi dhe fushuan në Etham, buzë shkretëtirës.
21 Dhe Zoti shkonte para tyre, ditën në një kolonë resh për t’i udhëhequr në rrugë, dhe natën në një kolonë zjarri për t’u bërë atyre dritë, që të mund të ecnin ditën dhe natën.
22 Kolona e reve nuk tërhiqej kurrë ditën përpara popullit, as kolona e zjarrit natën.
11 Sepse ky është mesazhi që dëgjuat nga fillimi. Ta duam njeri-tjetrin,
12 jo sikundër Kaini, i cili ishte nga i ligu dhe vrau vëllanë e vet. Dhe për çfarë arësye e vrau atë? Sepse veprat e tij ishin të liga dhe ato të të vëllait ishin të drejta.
13 Mos u çuditni, vëllezër të mi, nëse bota ju urren.
14 Ne e dimë se kemi kaluar nga vdekja në jetë, sepse i duam vëllezërit; kush nuk e do vëllanë e vet, mbetet në vdekje.
15 Kushdo që urren vëllanë e vet është vrasës; dhe ju e dini se asnjë vrasës nuk ka jetë të përjetshme të qëndrueshme në vete.
16 Nga kjo e kemi njohur dashurinë: ai e dha jetën e vet për ne; dhe ne duhet ta japim jetën tonë për vëllezërit.