Revised Common Lectionary (Semicontinuous)
9 Si mundet një i ri të bëjë rrugën e tij të pastër? Duke e ruajtur me fjalën tënde.
10 Të kam kërkuar me gjithë zemër; mos më lër të devijoj nga urdhërimet e tua.
11 E kam ruajtur fjalën tënde në zemrën time, që të mos mëkatoj kundër teje.
12 Ti je i bekuar, o Zot, më mëso statutet e tua.
13 Me buzët e mia kam numëruar të gjitha dekretet e gojës sate.
14 Gëzohem duke ndjekur porositë e tua, ashtu sikur të zotëroja tërë pasuritë.
15 Do të mendoj thellë mbi urdhërimet e tua dhe do të marrë në konsideratë shtigjet e tua.
16 Do të kënaqem me statutet e tua dhe nuk do ta harroj fjalën tënde.
2 Biri im, në rast se pranon fjalët e mia dhe i quan thesar urdhërimet e mia,
2 duke i vënë veshin diturisë dhe duke e prirur zemrën ndaj arsyes;
3 po, në rast se kërkon me ngulm gjykimin dhe ngre zërin për të siguruar mirëkuptim,
4 në rast se e kërkon si argjendin dhe fillon të rrëmosh si për një thesar të fshehur,
5 atëherë do të ndjesh frikën e Zotit dhe ke për të gjetur kuptimin e Perëndisë.
6 Sepse Zoti jep diturinë; nga goja e tij rrjedhin njohuria dhe arsyeja.
7 Ai mban rezervë për njerëzit e drejtë një ndihmë të fuqishme, një mburojë për ata që ecin me ndershmëri
8 për të mbrojtur shtigjet e drejtësisë dhe për të ruajtur rrugën e shenjtorëve të tij.
9 Atëherë do të kuptosh drejtësinë, barazinë, ndershmërinë dhe tërë rrugët e së mirës.
10 Kur dituria të të hyjë në zemër, edhe njohja do të jetë e këndshme për shpirtin tënd,
11 të menduarit do të kujdeset për ty dhe gjykimi do të të mbrojë,
12 për të të çliruar nga rruga e keqe, nga njerëzit që flasin për gjëra të këqija,
13 nga ata që braktisin shtigjet e ndershmërisë për të ecur në rrugët e territ,
14 që gëzohen kur bëjnë të keqen dhe ndjejnë kënaqësi në çoroditjet e njeriut të keq,
15 shtigjet e të cilit janë të shtrembëra dhe rrugët dredha-dredha,
19 Mbasi Jezusi i mbaroi këto ligjërata, u nis nga Galilea dhe erdhi në krahinën e Judesë, përtej Jordanit.
2 Turma të mëdha e ndiqnin dhe ai i shëroi atje.
3 Atëherë iu afruan disa farisenj për ta provokuar dhe i thanë: “A është e lejueshme që burri ta ndajë gruan për një shkak çfarëdo?.”
4 Dhe ai, duke u përgjigjur u tha atyre: “A nuk keni lexuar ju, se ai që i krijoi që në fillim, i krijoi mashkull dhe femër?
5 Dhe tha: "Për këtë arsye njeriu do ta lërë babanë dhe nënën e vet dhe do të bashkohet me gruan e vet; dhe të dy do të jenë një mish i vetëm".
6 Dhe kështu ata nuk janë më dy, por një mish i vetëm; prandaj atë që Perëndia ka bashkuar, njeriu të mos e ndajë.”
7 Ata i thanë: “Atëherë përse Moisiu urdhëroi të jepet letërndarja dhe të lëshohet?.”
8 Ai u tha atyre: “Moisiu ju lejoi t’i ndani gratë tuaja për shkak të ngurtësisë së zemrave tuaja, por në fillim nuk ka qenë kështu.
9 Por unë ju them se kushdo që e lëshon gruan e vet, përveç rastit të kurvërisë, dhe martohet me një tjetër, shkel kurorën; edhe ai që martohet me gruan e ndarë, shkel kurorën.”
10 Dishepujt e vet i thanë: “Në qoftë se kushtet e burrit ndaj gruas janë të tilla, më mirë të mos martohet.”
11 Por ai u tha atyre: “Jo të gjithë i kuptojnë këto fjalë, por atyre që iu është dhënë.
12 Sepse ka eunukë që kanë lindur të tillë nga barku i nënës; ka eunukë që janë bërë eunukë nga njerëzit, dhe ka eunukë që janë bërë vet eunukë për mbretërinë e qiejve. Ai që mund ta kuptojë, le ta kuptojë.”