Revised Common Lectionary (Semicontinuous)
139 Ti më ke hetuar, o Zot, dhe më njeh.
2 Ti e di kur ulem dhe kur ngrihem, ti e kupton nga larg mendimin tim.
3 Ti e shqyrton me kujdes ecjen time dhe pushimin tim dhe i njeh thellë të gjitha rrugët e mia.
4 Sepse, edhe para se të jetë fjala mbi gojën time ti, o Zot, e di atë plotësisht.
5 Ti më rrethon nga pas dhe përpara dhe vë dorën tënde mbi mua.
6 Njohja jote është shumë e mrekullueshme për mua, aq e lartë sa unë nuk mund ta arrij.
13 Po, ti ke formuar të përbrëndëshmet e mia, ti më ke endur në barkun e nënes sime.
14 Unë do të të kremtoj, sepse jam krijuar në mënyrë të mrekulluar; veprat e tua janë të mrekullueshme, dhe unë e di shumë mirë këtë gjë.
15 Kockat e mia nuk ishin një e fshehtë për ty kur u formova në fshehtësi duke u endur në thellësitë e tokës.
16 Dhe sytë e tu panë masën pa trajtë të trupit tim, dhe në librin tënd ishin shkruar ditët që ishin caktuar për mua, megjithëse asnjë prej tyre nuk ekzistonte ende.
17 Oh, sa të çmuara janë për mua mendimet e tua, o Perëndi! Sa i madh është gjithë numri i tyre!
18 Po të doja t’i numëroja, do të ishin më të shumtë se rëra; kur zgjohem jam ende me ty.
14 "Prandaj ja, po vijnë ditët," thotë Zoti, "në të cilat nuk do të thuhet më: "Për Zotin e gjallë që nxori bijtë e Izraelit nga vendi i Egjiptit,"
15 por: "Për Zotin e gjallë që nxori bijtë e Izraelit nga vendi i veriut dhe nga tërë vendet ku i kishte shpërndarë". Dhe unë do t’i çoj përsëri në vendin që u kisha dhënë etërve të tyre.
16 Ja, unë do të dërgoj një numër të madh peshkatarësh për t’i peshkuar," thotë Zoti, "dhe pastaj do të dërgoj një numër të madh gjahtarësh për t’i gjuajtur në çdo mal, në çdo kodër dhe në të çarat e shkëmbinjve.
17 Sepse sytë e mi janë mbi të gjitha rrugët e tyre, që nuk janë të fshehura nga fytyra ime, dhe paudhësitë e tyre nuk mbeten të fshehura para syve të mi.
18 Para së gjithash do t’i shpaguaj dyfish për paudhësinë dhe mëkatin e tyre, sepse kanë përdhosur vendin tim me kufomat e idhujve të tyre të neveritshëm dhe e kanë mbushur trashëgiminë time me gjërat e tyre të neveritshme".
19 O Zot, forca ime, kalaja ime dhe streha ime ditën e fatkeqësisë, te ti do të vijnë kombet nga skajet e tokës dhe do të thonë: "Etërit tanë kanë trashëguar vetëm gënjeshtra, kotësi dhe gjëra që nuk vlejnë asgjë".
20 "A mundet të shpikë njeriu perëndi, që në të vërtetë nuk janë perëndi?
21 Prandaj ja, këtë radhë do t’u bëj të njohur atyre, do t’u tregoj dorën time dhe fuqinë time; dhe ata do të mësojnë që emri im është Zoti".
17 "Mëkati i Judës është shkruar me një stilo hekuri, është gërvishur me një majë diamanti mbi rrasën e zemrës së tyre dhe mbi brirët e altarëve tuaj.
2 Edhe djemtë e tyre mbajnë mend altarët dhe Asherimët e tyre pranë drurëve të gjelbër mbi kodrat e larta.
3 O mali im në ara, unë do t’ia braktis plaçkitjes pasuritë e tua, tërë thesaret e tu dhe vendet e tua të larta, për shkak të mëkatit që është i pranishëm në tërë territorin tënd.
4 Kështu për fajin tënd do të humbasësh trashëgiminë që të kisha dhënë dhe do të bëj që t’u shërbesh armiqve të tu në një vend që ti nuk e njeh, sepse keni ndezur një zjarr në zemërimin tim, që do të flakërojë gjithnjë".
7 Tikiku, vëllai i dashur, dhe shërbenjës besnik, dhe shoku im i shërbimit në Zotin, do t’jua tregojë gjithçka lidhur me mua;
8 unë e dërgova te ju pikërisht për këtë arsye, që të njoh situatën tuaj dhe të ngushëllojë zemrat tuaja,
9 bashkë me Onesimin, vëlla besnik dhe i dashur, që është nga tuajt; ata do t’ju tregojnë juve të gjitha gjërat e këtushme.
10 Aristarku, i burgosur me mua, ju përshëndet bashkë me Markun, kushëririn e Barnabës (për të cilin keni marrë mësimin, po të vijë te ju, ta mirëprisni),
11 dhe Jezusi, i quajtur Just, të cilët vijnë nga rrethprerja; këta janë të vetmit bashkëpunëtorë në veprën e mbretërisë së Perëndisë, të cilët qenë për mua ngushullim.
12 Epafrai, që është nga tuajt dhe shërbëtor i Krishtit, ju përshëndet; ai lufton gjithnjë për ju në lutje, që ju të qëndroni të përsosur dhe të përkryer në gjithë vullnetin e Perëndisë.
13 Në fakt unë dëshmoj për të se ai ka zell të madh për ju, për ata që janë në Laodice dhe për ata që janë në Hierapolis.
14 I dashur Lluka, mjeku, dhe Dema ju përshëndesin.
15 U bëni të fala vëllezërve që janë në Laodice, Ninfës dhe kishës që është në shtëpinë e tij.
16 Dhe, mbasi të jetë lexuar kjo letër ndër ju, bëni që të lexohet edhe në kishën e Laodikasve; dhe ju gjithashtu lexoni atë të Laodices.
17 Dhe i thoni Arkipit: “Ki kujdes shërbesën që more në Zotin, që ta plotësosh.”