Revised Common Lectionary (Semicontinuous)
104 Beko, o shpirti im, Zotin! O Zot, Perëndia im, ti je jashtëzakonisht i madh; je veshur me shkëlqim dhe madhështi.
2 Ai të mbështjell me dritë si të ishte një mantel dhe i shtrin qiejtë si një çadër;
3 ai ndërton mbi ujërat dhomat e tij të larta, i bën retë si qerren e tij dhe ecën mbi krahët erës.
4 I bën erërat lajmëtarë të tij dhe flakët e zjarrit shërbëtorë të tij.
5 Ai e ka krijuar tokën mbi themelet e saj; kjo nuk do të luajë kurrë përjetë.
6 Ti e kishe mbuluar me humnerë si me një rrobe; ujërat ishin ndalur mbi malet.
7 Në qortimin tënd ato ikën, në zërin e gjëmimit tënd u larguan me nxitim.
8 Dolën malet dhe luginat u ulën në vendin që ti kishe caktuar për to.
9 Ti u vure ujërave një kufi që nuk duhet ta kapërxenin; ato nuk do të kthehen më të mbulojnë tokën.
10 Ai bën që të dalin burime në luginat; ato rrjedhin midis maleve,
11 dhe u japin për të pirë tërë kafshëve të fushës; gomarët e egër shuajnë etjen e tyre.
12 Pranë tyre banojnë shpendët e qiellit; midis gjelbërimeve lartojnë këngën e tyre.
13 Nga dhomat e sipërme të tij ai u jep ujë maleve; toka ngopet me frytin e veprave të tua.
14 Ai bën që të rritet bari për bagëtinë dhe bimësia në shërbim të njeriut, duke nxjerrë nga toka ushqimin e tij,
15 dhe verën që gëzon zemrën e njeriut, vajin që bën të shkëlqejë fytyra tij dhe bukën që i jep forcë zemrës së njeriut.
16 Kështu ngopen drurët e Zotit dhe kedrat e Libanit që ai ka mbjellë;
17 aty bëjnë folenë e tyre zogjtë, ndërsa lejleku bën nëpër selvitë banesën e tij.
18 Malet e larta janë për dhitë e egra, shkëmbinjtë janë streha e lepujve.
19 Ai ka bërë hënën për stinët, dielli e di orën e perëndimit të tij.
20 Ti dërgon terrin dhe bëhet natë; gjatë asaj shkojnë rreth e qark gjithë kafshët e pyllit.
21 Luanët e vegjël vrumbullojnë duke kërkuar gjahun dhe i kërkojnë Perëndisë ushqimin e tyre.
22 Por, kur lind dielli, ata tërhiqen dhe rrinë në strofkat e tyre.
23 Atëherë njeriu del për të punuar dhe punon deri në mbrëmje.
24 Sa të shumta janë veprat e tua, o Zot! Ti i ke bërë të gjitha me dituri; toka është plot me pasuritë e tua.
25 Ja deti, i madh dhe i gjerë, ku gëlojnë krijesa të panumërta;
26 e përshkojnë anijet dhe Leviathani, që ti ke formuar për t’u tallur në të.
27 Të gjithë presin që ti t’u japësh ushqimin në kohën e duhur.
28 Ti ua jep atyre dhe ata e mbledhin; ti hap dorën dhe ngopen me të mira.
29 Ti fsheh fytyrën tënde dhe ata e humbasin fare; ti heq frymën, dhe ata vdesin duke u kthyer përsëri në pluhurin e tyre.
30 Ti dërgon frymën tënde dhe ata krijohen, kështu ti ripërtërin faqen e dheut.
31 Lavdia e Zotit të rrojë përjetë; le të gëzohet Zoti me veprat e tij;
32 ai shikon tokën dhe kjo dridhet; ai prek malet dhe ato nxjerrin tym.
33 Unë do t’i këndoj Zotit deri sa të kem jetë; do t’i këndoj lavde Perëndisë tim deri sa të jem.
34 Le të jetë mendimi im i pëlqyer prej tij; unë do të ngazëllohem tek Zoti.
35 Le të zhduken mëkatarët nga toka dhe të pabesët mos qofshin më. Shpirti im, bekoje Zotin! Aleluja.
7 Para se të provojë dhembjet e pjelljes, ajo ka pjellë; para se t’i vinin dhembjet, ajo lindi një mashkull.
8 Kush vallë ka dëgjuar një gjë të tillë, kush vallë ka parë gjëra si këto? A lind vallë një vend brenda një dite të vetme apo një komb vjen vallë në dritë brenda një çasti? Por Sioni, me të ndjerë dhembjet, lindi fëmijët e saj.
9 "Do të çoj vallë në çastin e lindjes pa e bërë të pjellë?," thotë Zoti. Unë që bëj të lindin a do ta mbyllja vallë barkun e nënës?,," thotë Perëndia yt.
10 Gëzohuni me Jeruzalemin dhe ngazëlloni me të, ju të gjithë që e doni. Gëzohuni me të madhe me të, ju të gjithë që mbani zi për të,
11 me qëllim që të pini qumësht dhe të ngopeni në gjirin e përdëllimeve të tij, me qëllim që të pini me bollëk dhe të kënaqeni me mbushullimin e lavdisë së tij.
12 Sepse kështu thotë Zoti: "Ja, unë do të bëj që paqja t’i arrijë si një lumë dhe pasuria e kombeve si një përrua që vërshon, dhe ju do të pini qumësht, do t’ju mbajnë në ijët e tij dhe do t’ju përkëdhelin mbi gjunjët e tij.
13 Ashtu si një nënë e gëzon fëmijën e saj, kështu unë do t’ju gëzoj dhe do të ngushëlloheni në Jeruzalem.
22 Pastaj u tha dishepujve të vet: “Prandaj po ju them: mos u shqetësoni për jetën tuaj se çfarë do të hani, as për trupin tuaj se çfarë do të vishni.
23 Jeta vlen më shumë se ushqimi dhe trupi më shumë se veshja.
24 Vini re korbat! Ata nuk mbjellin e nuk korrin, nuk kanë as qilar as hambar, e megjithatë Perëndia i ushqen; mirë, pra, ju vleni shumë më tepër se zogjtë.
25 Dhe cili nga ju me shqetësimin e tij mund ta zgjatë shtatin e vet qoftë edhe një kubit?
26 Atëherë, kur nuk jeni në gjendje të bëni as atë që është më e pakta, përse shqetësoheni për të tjerat?
27 Vini re si rriten zambakët: ata nuk punojnë dhe nuk tjerrin; megjithëatë unë po ju them se as Salomoni, në gjithë lavdinë e vet, nuk qe i veshur si një nga ata.
28 Atëherë, nëse Perëndia vesh në këtë mënyrë barin që sot është në fushë dhe nesër hidhet në furrë, aq më tepër do t’ ju veshë, o njerëz besimpakë?
29 Përveç kësaj mos kërkoni çfarë do të hani ose do të pini, dhe mos jini në merak,
30 sepse njerëzit e botës i kërkojnë të gjitha këto, por Ati juaj e di që ju keni nevojë për to.
31 Kërkoni më parë mbretërinë e Perëndisë dhe të gjitha këto do t’ju jepen si shtesë.