Print Page Options
Previous Prev Day Next DayNext

Revised Common Lectionary (Complementary)

Daily Bible readings that follow the church liturgical year, with thematically matched Old and New Testament readings.
Duration: 1245 days
Albanian Bible (ALB)
Version
Psalmet 25:1-9

25 Te ti, o Zot, e lartoj shpirtin tim.

O Perëndia im, kam besim te ti; bëj që të mos mbetem i zhgënjyer dhe që armiqtë e mi të mos triumfojnë mbi mua.

Po, bëj që asnjë nga ata që kanë besim te ti të mos zhgënjehet; u turpërofshin ata që sillen pabesisht pa shkak.

O Zot, më trego rrugët e tua, më mëso shtigjet e tua.

Më udhëhiq në të vërtetën tënde dhe më mëso, sepse ti je Perëndia i shpëtimit tim; unë shpresoj shumë te ti gjatë gjithë ditës.

Kujto, o Zot, mëshirën tënde dhe miresinë tënde, sepse janë të përhershme.

Mos i kujto mëkatet e rinisë sime, as shkeljet e mia; por në dashamirësinë tënde më kujto, o Zot, për hir të mirësisë sate.

Zoti është i mirë dhe i drejtë, prandaj ai do t’u mësojë rrugën mëkatarëve.

Ai do të udhëheqë njerëzit zemërbutë në drejtësi dhe do t’u mësojë të përulurve rrugën e tij.

Ezekieli 12:17-28

17 Fjala e Zotit m’u drejtua akoma, duke thënë:

18 "Bir njeriu, ha bukën tënde me drithtimë dhe pije ujin tënd me shqetësim dhe me ankth.

19 Do t’i thuash pastaj popullit të vendit: Kështu u thotë Zoti, Zoti, banorëve të Jeruzalemit në tokën e Izraelit: Do të hanë bukën e tyre në pikëllim dhe do ta pinë ujin e tyre në tmerr, sepse vendi i tyre do të zhvishet nga gjithë ato që ka për shkak të ligësisë të mbarë njerëzve që banojnë aty.

20 Qytetet e banuara do të shkatërrohen dhe vendi do të shkretohet; kështu do të pranoni që unë jam Zoti".

21 Fjala e Zotit mu drejtua përsëri duke, duke thënë:

22 "Bir njeriu: Çfarë është ajo e thënë për vendin e Izraelit e cila pohon se: "Ditët po zgjaten dhe çdo vegim pakësohet"?

23 Prandaj u thuaj atyre: Kështu thotë Zoti, Zoti: Unë do të bëj të pushojë kjo e thënë dhe të mos e përmendin më në Izrael. Bile u thuaj atyre: Po afrohen ditët dhe realizimi i fjalës së çdo vegimi,

24 sepse nuk do të ketë më asnjë vegim të rremë as shortari të gënjeshtërt në mes të shtëpisë së Izraelit.

25 Sepse unë, Zoti, do të flas, dhe fjala që do shqiptoj do të kryhet pa asnjë mëdyshje. Po, në ditët tuaja, o shtëpi rebele, unë do të shqiptoj një fjalë dhe do ta realizoj," thotë Zoti, Zoti.

26 Fjala e Zotit m’u drejtua akoma, duke thënë:

27 "Bir njeriu, ja, shtëpia e Izraelit thotë: "Vegimi që ai shikon ka të bëjë me shumë ditë të së ardhmes, dhe ai profetizon për kohra të largëta".

28 Prandaj u thuaj atyre: Kështu thotë Zoti, Zoti; asnjë nga fjalët e mia nuk do të shtyhet më, por fjala që unë do të shqiptoj do të realizohet," thotë Zoti, Zoti.

Jakobit 4:11-16

11 Mos flisni keq për njeri tjetrin, vë-llezër; ai që flet kundër vëllait dhe e gjykon vëllanë e vet, flet kundër ligjit dhe gjykon ligjin; dhe, po të gjykosh ligjin, ti nuk je zbatues i ligjit, por gjykatës.

12 Ka vetëm një Ligjdhënës, që mund të të shpëtojë ose të të çojë në humbje; por ti kush je që gjykon një tjetër?

13 Dhe tani, ju që thoni: “Sot ose nesër do të shkojmë në atë qytet, dhe do të rrijmë atje një vit, do të tregtojmë dhe do të fitojmë,”

14 ndërsa nuk dini për të nesërmen. Sepse ç’është jeta? Éshtë avull që duket për pak, dhe pastaj humbet.

15 Në vend që të thoni: “Në dashtë Zoti dhe në paçim jetë, ne do të bëjmë këtë ose atë gjë.”

16 Ju, përkundrazi, mburreni në arrogancën tuaj; çdo mburrje e tillë është e keqe.