Print Page Options
Previous Prev Day Next DayNext

Revised Common Lectionary (Complementary)

Daily Bible readings that follow the church liturgical year, with thematically matched Old and New Testament readings.
Duration: 1245 days
Albanian Bible (ALB)
Version
Psalmet 96:1-9

96 Këndojini Zotit një këngë të re, këndojini Zotit, o banorë të të gjithë tokës!

Këndojini Zotit, bekoni emin e tij; lajmëroni çdo ditë shpëtimin e tij.

Shpallni lavdinë e tij midis kombeve dhe mekullitë e tij midis tërë popujve.

Sepse Zoti është i madh dhe i denjë për lëvdimin më të lartë; nga ai duhet të kemi frikë përmbi gjithë perënditë e tjera.

Sepse gjithë perënditë e kombeve janë idhuj, por Zoti ka bërë qiejtë.

Shkëlqimi dhe madhështia janë para tij, forca dhe bukuria janë në shenjtëroren e tij.

Jepini Zotit, o familje të popujve, jepini Zotit lavdi dhe forcë.

Jepini Zotit lavdinë që i takon emrit të tij, çojini oferta dhe ejani në oborret e tij.

Bini përmbys përpara Zotit në shkëlqimin e shenjtërisë së tij, dridhuni para tij, o banorë të të gjithë tokës.

1 i Mbretërve 8:14-21

14 Pastaj mbreti u kthye dhe bekoi tërë asamblenë e Izraelit, ndërsa tërë asambleja e Izraelit rrinte në këmbë.

15 Dhe tha: "I bekuar qoftë Zoti, Perëndia i Izraelit, që i ka premtuar me gojën e tij atit tim David dhe që e ka mbajtur premtimin e dhënë me anë të fuqisë së tij, duke thënë:

16 "Nga dita që nxora popullin tim të Izraelit nga Egjipti, unë nuk kam zgjedhur asnjë qytet midis tërë fiseve të Izraelit për të ndërtuar një shtëpi, ku emri im të qëndronte, por kam zgjedhur Davidin që të mbretërojë mbi popullin tim të Izraelit".

17 Por Davidi, ati im, e kishte në zemër të ndërtonte një shtëpi në emër të Zotit, Perëndisë të Izraelit;

18 por Zoti i tha Davidit, atit tim: "Ti ke pasur në zemër të ndërtosh një shtëpi në emrin tim, dhe bëre mirë të kesh një gjë të tillë në zemër;

19 por nuk do të jesh ti që do të ndërtosh tempullin, do të jetë përkundrazi biri yt që do të dalë nga barku yt; do të jetë ai që do të ndërtojë tempullin në emrin tim".

20 Kështu Zoti e mbajti fjalën që kishte thënë; dhe unë zura vendin e Davidit, atit tim, u ula mbi fronin e Izraelit, ashtu si kishte thënë Zoti, dhe ndërtova tempullin në emër të Zotit, Perëndisë të Izraelit.

21 Atje kam përgatitur një vend për arkën, në të cilën ndodhet besëlidhja e Zotit, që ai lidhi me etërit tanë kur i nxori nga vendi i Egjiptit".

2 e Korintasve 11:1-6

11 Oh, sa do të dëshiroja që ju të duronit pak marrëzi me mua! Po në fakt, ju më duroni.

Jam xheloz për ju me xhelozinë e Perëndisë, sepse ju fejova me një burrë, që t’ju nxjerr para Krishtit si virgjëreshë të dlirë.

Por druaj se, ashtu si gjarpëri e gënjeu Evën me dinakërinë e tij, kështu edhe mendja juaj të mos prishet duke u shmangur nga thjeshtësia ndaj Krishtit.

Sepse, po të vinte dikush dhe t’ju predikonte një Jezus tjetër, që ne nuk e kemi predikuar, ose, po të merrnit një frymë tjetër që nuk e keni marrë, ose një ungjill tjetër që nuk e keni pranuar, do ta duronit fort mirë.

Unë mendoj se nuk kam qenë aspak më poshtë nga apostujt më të shquar.

Dhe, megjithëse jam i thjeshtë në të folur, nuk jam i tillë në dituri; madje me të gjitha mënyrat dhe në të gjitha gjërat jua kemi treguar.