Revised Common Lectionary (Complementary)
23 Megjithatë ai i urdhëroi retë e sipërme dhe hapi dyert e qiellit,
24 dhe bëri që mbi ta të binte mana për të ngrënë dhe u dha atyre grurin e qiellit.
25 Njeriu hëngri bukën e engjëjve; ai u dërgoi atyre ushqime sa të ngopeshin.
26 Ai bëri të ngrihet në qiell era e lindjes dhe në sajë të fuqisë së tij bëri të ngrihet era e jugut,
27 bëri të binin mbi ta mish si pluhuri dhe zogj si rëra e detit.
28 Bëri që këto të binin në mes të kampit të tyre, rreth çadrave të tyre.
29 Kështu ata hëngrën sa u ngopën, sepse Perëndia u kishte siguruar atyre atë që ata kishin dëshiruar.
43 Pastaj Zoti i tha Moisiut dhe Aaronit: "Ky është rregulli i Pashkëve: asnjë i huaj nuk do të hajë;
44 por çdo skllav, i blerë me para, mbasi të jetë rrethprerë, mund të hajë.
45 Të ardhurit dhe mercenarët nuk do të hanë.
46 Qengji do të hahet vetëm në një shtëpi; asnjë pjesë të mishit të tij nuk do ta nxirrni jashtë shtëpisë dhe nuk do të thyeni asnjë kockë të tij.
47 Tërë asambleja e Izraelit do ta kremtojë atë.
48 Dhe kur një i huaj do të banojë me ty do të dojë të kremtojë Pashkët për nder të Zotit, tërë meshkujt e familjes së tij duhet të rrethpriten më parë dhe pastaj ai le të afrohet për të kremtuar këtë ditë, ai do të konsiderohet si i lindur në vend; por asnjë i parrethprerë s’ka për të ngrënë.
49 Do të ketë një ligj të vetëm për atë që ka lindur në vend dhe për të huajin që banon me ju".
50 Tërë bijtë e Izraelit vepruan në këtë mënyrë; ata bënë pikërisht atë që Zoti i kishte urdhëruar Moisiut dhe Aaronit.
51 Kështu ndodhi që pikërisht atë ditë Zoti i bëri bijtë e Izraelit të dalin nga vendi i Egjiptit, simbas radhëve të tyre.
13 Zoti i foli Moisiut duke i thënë:
2 "Më shenjtëro çdo të parëlindur, ai që çel barkun ndër bijtë e Izraelit, qofshin njerëz apo kafshë; më takon mua".
27 Prandaj ai që ha nga kjo bukë ose pi nga kjo kupë e Zotit padenjësisht, do të jetë fajtor i trupit dhe i gjakut të Zotit.
28 Por secili të shqyrtojë vetveten dhe kështu të hajë nga buka e të pijë nga kupa,
29 sepse ai që ha dhe pi padenjësisht, ha dhe pi një dënim për veten e tij, sepse nuk e dallon trupin e Zotit.
30 Për këtë arsye ka në mes jush shumë të dobët e të sëmurë, dhe shumë vdesin.
31 Sepse, po të shqyrtonim veten tonë, nuk do të gjykoheshim.
32 Por kur gjykohemi, ndreqemi nga Zoti, që të mos dënohemi bashkë me botën.
33 Prandaj, o vëllezërit e mi, kur mblidheni për të ngrënë, pritni njeri tjetrin.
34 Dhe në qoftë se dikush ka uri, le të hajë në shtëpi, që të mos mblidheni për dënim. Dhe gjërat e tjera, kur të vij, do t’i rregulloj.