Readings for Lent and Easter
15 Dhe herët në mëngjes krerët e priftërinjve me pleqtë, skribët dhe gjithë sinedrit bënin këshill, e lidhën Jezusin e çuan jashtë e ia dorëzuan Pilatit.
2 Dhe Pilati e pyeti: “A je ti mbreti i Judenjve?.” Dhe ai, duke u përgjigjur, i tha: “Ti e thua!.”
3 Dhe krerët e priftërinjve e akuzonin për shumë gjëra; por ai nuk përgjigjej aspak.
4 Pilati e pyeti përsëri, duke thënë: “Nuk po përgjigjesh fare? Shih për sa gjëra të akuzojnë!.”
5 Por Jezusi nuk u përgjigj më asgjë, aq sa Pilati mbeti i çuditur.
6 Dhe në çdo festë ishte zakon t’u lëshohej atyre një i burgosur, këdo që ata do kërkonin.
7 Por ishte në burg një njeri që quhej Baraba, bashkë me shokë të tjerë rebelë, të cilët kishin bërë një vrasje gjatë një kryengritjeje.
8 Dhe turma, duke bërtitur, filloi të kërkojë që të bënte ashtu siç kishte vepruar gjithnjë për ta.
9 Atëherë Pilati iu përgjigj atyre duke thënë: “A doni t’ju liroj mbretin e Judenjve?.”
10 Sepse e dinte që krerët e priftërinjve ia kishin dorëzuar nga smira.
11 Por krerët e priftërinjve e nxitën turmën që të kërkojë që t’u lironte atyre Barabanë.
12 Dhe Pilati e mori përsëri fjalën dhe u tha atyre: “Çfarë doni, pra, të bëj me atë që ju e quani mbret të Judenjve?.”
13 Dhe ata bërtitën përsëri: “Kryqëzoje!.”
14 Dhe Pilati u tha atyre: “Po ç’të keqe ka bërë?.” Atëherë ata bërtitën edhe më fort: “Kryqëzoje!.”