Print Page Options
Previous Prev Day Next DayNext

M’Cheyne Bible Reading Plan

The classic M'Cheyne plan--read the Old Testament, New Testament, and Psalms or Gospels every day.
Duration: 365 days
Albanian Bible (ALB)
Version
1 i Samuelit 18

18 Kur mbaroi së foluri me Saulin, shpirti i Jonathanit mbeti i lidhur me shpirtin e Davidit, dhe Jonathani e deshi si shpirtin e vet.

Po atë ditë Sauli e mori me vete dhe nuk e lejoi të kthehet në shtëpinë e atit të tij.

Kështu Jonathani lidhi një besölidhje me Davidin, sepse e donte si shpirtin e vet.

Pastaj Jonathani hoqi mantelin që kishte veshur dhe ia dha Davidit, dhe i shtoi gjithashtu rrobat, shpatën, harkun dhe brezin e tij.

Davidi shkonte kudo që Sauli e dërgonte dhe dilte me sukses. Kështu Sauli e vuri në krye të luftëtarëve dhe shihej me sy të mirë nga gjithë populli, madje edhe nga shërbëtorët e Saulit.

Gjatë kthimit të tyre, kur Davidi po kthehej nga vrasja e Filisteut, gratë e të gjitha qyteteve të Izraelit i dolën para mbretit Saul, duke kënduar dhe hedhur valle me dajre, me thirrje gëzimi dhe me vegla muzikore.

Kështu gratë u përgjigjeshin njera tjetrës duke kënduar, dhe thoshnin: Sauli vrau mijëshn e tij dhe Davidi dhjetëmijëshn e tij..

Kjo gjë e pezmatoi shumë Saulin dhe këto fjalë nuk i pëlqyen; ai tha: Davidit i njohin dhjetë mijë dhe mua vetëm një mijë. Tani nuk i mungonn veçse mbretëria!".

Kështu nga ajo ditë Sauli e shikoi me zili Davidin.

10 Të nesërmen një frym i keq nga ana e Perëndisë e zotëroi Saulin që sillej si një i marrë në mes të shtëpisë, kurse Davidi i binte harpës me dorën e tij si ditët e tjera dhe Sauli mbante në dorë shtizën.

11 Kështu Sauli e vërtiti shtizën, duke thënë: "Do ta gozhdoj Davidin në mur!". Por Davidi iu shmang goditjes dy herë.

12 Sauli kishte frikë nga Davidi, sepse Zoti ishte me të dhe e kishte braktisur Saulin.

13 Prandaj Sauli e largoi nga vetja dhe e bëri komandant të një mijë njerëzve; dhe ai shkonte e vinte në krye të popullit.

14 Davidit i shkonin mbarë të gjitha veprat, dhe Zoti ishte me të.

15 Sauli, duke parë që atij i shkonte shumë mbarë çdo gjë, kishte frikë prej tij;

16 por tërë Izraeli dhe Juda e donin Davidin, sepse shkonte e vinte në krye të tyre.

17 Pastaj Sauli i tha Davidit: "Ja Merabi, bija ime më e madhe; do të ta jap për grua; u bëfsh për mua një bir trim dhe març pjesë në betejat e Zotit". Sauli mendonte kështu: "Të mos jetë dora ime ta godasë, por dora e Filisejve".

18 Por Davidi iu përgjegj Saulit: "Kush jam unë dhe çfarë është jeta ime dhe familja e atit tim në Izrael, që unë të bëhem dhëndri i mbretit?".

19 Kur erdhi çasti për t’ia dhënë Davidit Merabin, bijën e Saulit, atë ia dhanë për grua Meholathitit Adriel.

20 Por Mikal, bija e Saulit, e dashuronte Davidin; këtë ia njoftuan Saulit dhe kjo gjë i pëlqeu.

21 Kështu Sauli mendoi: "Do t’ia jap, në mënyrë që ky të jetë një lak për të dhe ai të bjerë në duart e Filistejve".

22 Pas kësaj Sauli i urdhëroi shërbëtorët e tij: "Bisedoni fshehurazi me Davidin dhe i thoni: "Ja, mbreti ështëi kënaqur nga ti dhe të gjithë shërbëtorët e tij të duan, prandaj bëhu dhëndri i mbretit".

23 Shërbëtorët e Saulit ia çuan këto fjalë Davidit. Por Davidi u përgjegj: Ju duket gjë e vogël të bëhesh dhëndri i mbretit?. Unë jam një njeri ii varfër dhe nga shtresë e ulët".

24 Shërbëtorët i njoftuan Saulit: "Davidi u përgjegj në këtë mënyrë".

25 Atëherë Sauli tha: "Do t’i thoni kështu Davidit: "Mbreti nuk dëshëron asnjë prikë, por njëqind lafsha të Filisejve për t’u hakmarrë me armiqtë e mbretit"". Sauli kurdiste komplote për të shkaktuar vdekjen e Davidit me anë të Filistejve.

26 Kur shërbëtorët i njoftuan Davidit këto fjalë, Davidit iu duk gjë e mirë të bëhej dhëndër i mbretit. Ditët e caktuara nuk kishin kaluar akoma,

27 kur Davidi u ngrit dhe iku me njerëzit e tij, dhe vrau dyqind veta nga Filistejtë. Pastaj Davidi solli lafshat e tyre dhe dorëzoi mbretit këtë sasi të saktë për t’u bërë dhëndër i tij. Atëherë Sauli i dha të bijën Mikal për grua.

28 Kështu Sauli e pa dhe e kuptoi që Zoti ishte me Davidin; dhe Mikal, bija e Saulit, e donte.

29 Sauli pati edhe më tepër frikë nga Davidi dhe mbeti armiku i tij gjatë gjithë ditëve që jetoi.

30 Pastaj princat e Filistejve dolën për të luftuar por, sa herë që dilnin, Davidi ia dilte më mirë se të gjithë shërbëtorët e Saulit; kështu emri i tij u bë shumë i famshëm.

Romakëve 16

16 Dhe unë po jua rekomandoj Febën, motrën tonë, që është dhjake e kishës që ndodhet në Kenkrea,

që ta pranoni në Zotin, sikurse u ka hije shenjtorëve, dhe ta ndihmoni në çdo gjë që të ketë nevojë nga ju, sepse edhe ajo ka ndihmuar shumë veta, edhe mua vetë.

U bëni të fala Prishilës dhe Akuilës, bashkëpunëtorë të mi në Krishtin Jezus,

të cilët për jetën time vunë kokën në rrezik; ata i falendëroj jo vetëm unë, por të gjitha kishat e johebrenjve.

I bëni të fala edhe kishës që është në shtëpinë e tyre, të fala edhe Epenetit tim të dashur, i cili është fryti i parë i Akaisë në Krishtin.

Të fala Marisë, e cila u mundua shumë për ne.

Të fala Andronikut dhe Juniës, kushërinj të mi dhe shokë burgu, të cilët janë dalluar midis apostujve dhe kanë qenë në Krishtin përpara meje.

Të fala Ampliut, të dashurit tim në Zotin.

Të fala Urbanit, bashkëpunëtorit tonë në Krishtin dhe Stakit tim të dashur.

10 Të fala Apelit, të provuarit në Krishtin. Të fala atyre të shtëpisë së Aristobulit.

11 Të fala Herodionit, kushëririt tim. Të fala atyre të shtëpisë së Narkisit që janë në Zotin.

12 U bëni të fala Trifenës dhe Trifozës, të cilat mundohen në Zotin. Të fala Persidës së dashur, e cila është munduar shumë në Zotin.

13 Të fala Rufit, të zgjedhurit në Zotin, dhe nënës së tij që është edhe imja.

14 Të fala Asinkritit, Flegontit, Ermës, Patrobës, Ermit dhe vëllezërve që janë me ta.

15 Të fala Filologut, Julisë, Nereut dhe motrës së tij Olimpës, dhe gjithë shenjtorëve që janë me ta.

16 Përshëndetni njeri tjetrin me një të puthur të shenjtë; kishat e Krishtit ju përshëndesin.

17 Tani unë ju bëj thirrje, o vëllezër, të ruheni nga ata që shkaktojnë përçarje dhe skandale kundër doktrinës që keni mësuar dhe të largoheni nga ata;

18 sepse ata nuk i shërbejnë Zotit tonë Jezu Krisht, por barkut të tyre, dhe me fjalë të ëmbla dhe të bukura gënjejnë zemrat e të thjeshtit?.

19 Sepse të bindurit tuaj arriti kudo; prandaj unë gëzohem për ju; dhe dëshiroj që të jeni të mëncur për të mirën dhe të thjesht për të keqen.

20 Tani Perëndia e paqes do ta dërmojë së shpejti Satananë nën këmbët tuaja. Hiri i Zotit tonë Jezu Krisht qoftë me ju.

21 Timoteu, bashkëpunëtori im, Luci, Jasoni dhe Sosipatri, kushërinj të mi, ju përshendesin.

22 Unë, Terci, që shkrova këtë letër ju përshëndes në Zotin.

23 Gai, mikpritësi im dhe i mbarë kishës, ju bën të fala. Erasti, arkëtari i qytetit, dhe vëllai Kuarti, ju dërgojnë të fala.

24 Hiri i Zotit tonë Jezu Krisht qoftë me ju të gjithë. Amen.

25 Dhe atij që mund t’ju forcojë juve sipas ungjillit tim dhe predikimit të Jezu Krishtit, sipas zbulesës së misterit, të mbajtur fshehur prej kohësh të pasosur,

26 por tani u shfaq e u zbulua me anë të Shkrimeve të profetëve, sipas urdhërimit të Perëndisë të përjetshme dhe u njoh ndër të gjitha kombet, për t’i sjellë në dëgjesën e besimit,

27 Perëndisë, të vetmin të ditshëm, i qoftë lavdi në përjetësi me anë të Jezu Krishtit. Amen.

Vajtimet 3

Unë jam njeriu që pa hidhërimin nën thuprën e tërbimit të tij.

Ai më ka udhëhequr dhe më ka bërë të eci nëpër terr dhe jo në dritë.

Po, kundër meje ai ka kthyer disa herë dorën e tij tërë ditën.

Ai ka konsumuar mishin tim dhe lëkurën time, ka coptuar kockat e mia.

Ka ndërtuar fortesa kundër meje, më ka rrethuar me hidhërim dhe me ankth.

Ka bërë që unë të banoj në vende plot errësirë, ashtu si të vdekurit prej shumë kohe.

Më ka ndërtuar një mur rreth e qark, me qëllim që unë të mos dal; e ka bërë të rëndë zinxhirin tim.

Edhe kur bërtas dhe kërkoj ndihmë me zë të lartë, ai nuk pranon të dëgjojë lutjen time.

Ai i ka mbyllur rrugët e mia me gurë të prerë, i ka bërë shtigjet e mia plot me prita.

10 Ai ka qenë për mua si një ari në pritë, si një luan në vende të fshehta.

11 Ka devijuar rrugët e mia, më ka coptuar dhe më ka dëshpëruar.

12 Ka nderur harkun e tij dhe më ka bërë objekt të shigjetave të tij.

13 Ka bërë të depërtojnë në zemrën time shigjetat e kukurës së tij.

14 Jam bërë tallja e tërë popullit tim, kënga e tij e tërë ditës.

15 Më ka ngopur me hidhërim, më ka bërë të pij pelin.

16 Më ka coptuar dhëmbët me zall, më ka mbuluar me hi.

17 Ke larguar shpirtin tim nga paqja, kam harruar mirëqënien.

18 Kam thënë: "Éshtë zhdukur besimi im dhe shpresa ime tek Zoti".

19 Kujtohu për pikëllimin dhe për endjen time, për pelinin dhe hidhërimin.

20 Shpirti im kujtohet gjithnjë për këtë dhe është i rrëzuar brenda meje.

21 Këtë dua ta sjell në mëndje dhe prandaj dua të shpresoj.

22 Éshtë një hir i Zotit që nuk jemi shkatërruar plotësisht, sepse mëshirat e tij nuk janë mbaruar plotësisht.

23 Përtëriten çdo mëngjes; e madhe është besnikeria jote.

24 "Zoti është pjesa ime," thotë shpirti im, "prandaj do të kem shpresë tek ai.

25 Zoti është i mirë me ata që kanë shpresë tek ai, me shpirtin që e kërkon.

26 Gjë e mirë është të presësh në heshtje shpëtimin e Zotit.

27 Gjë e mirë është për njeriun të mbajë zgjedhën në rininë e tij.

28 Le të ulet i vetmuar dhe të qëndrojë në heshtje kur Perëndia ia imponon.

29 Le ta vërë gojën e tij në pluhur, ndofta ka ende shpresë.

30 Le ti japë faqen atij që e godet, të ngopet me fyerje.

31 Sepse Zoti nuk hedh poshtë për gjithnjë;

32 por, në rast se të hidhëron, do ti vijë keq sipas shumicës së zemërmirësive të tij,

33 sepse nuk e bën me kënaqësi poshtërimin dhe hidhërimin e bijve të njerëzve.

34 Kur dikush shtyp nën këmbët e tij tërë robërit e dheut,

35 kur dikush shtrëmbëron të drejtën e një njeriu në prani të Më të Lartit,

36 kur dikujt i bëhet një padrejtësi në çështjen e tij, a nuk e shikon Zoti?

37 Vallë kush thotë diçka që më pas realizohet, në rast se Zoti nuk e ka urdhëruar?

38 E keqja dhe e mira a nuk vijnë vallë nga goja e Më të Lartit?

39 Pse vallë ankohet një njeri i gjallë, një njeri për ndëshkimin e mëkateve të tij?

40 Le të shqyrtojmë rrugët tona, t’i hetojmë dhe të kthehemi tek Zoti.

41 Le të ngremë lart zemrat tona dhe duart tona në drejtim të Perëndisë të qiejve.

42 Ne kemi kryer mëkate, kemi qënë rebelë dhe ti nuk na ke falur.

43 Je mbështjellë në zëmërimin tënd dhe na ke ndjekur, na ke vrarë pa mëshirë.

44 Ti je mbështjellë në një re, në mënyrë që asnjë lutje të mos kalonte dot.

45 Na ke bërë plehra dhe mbeturina në mes të popujve.

46 Tërë armiqtë tanë kanë hapur gojën kundër nesh.

47 Na ka rënë mbi trup tmerri, laku, dëshpërimi i thellë dhe shkatërrimi.

48 Rrëke uji rrjedhin nga sytë e mi për shkatërrimin e bijës së popullit tim.

49 Syri im derdh lot pa pushim, pa ndërprerje,

50 deri sa Zoti të mos vështrojë nga qielli dhe të mos shikojë.

51 Syri im i sjell dhembje shpirtit tim për të gjitha bijat e qytetit tim.

52 Ata që më urrejnë pa shkak më kanë gjuajtur si të isha zog.

53 Kanë shkatërruar jetën time në gropë, më kanë hedhur gurë.

54 Ujrat rrjedhin mbi kokën time, unë thoja: "Ka marrë fund për mua".

55 Përmenda emrin tënd, o Zot, nga thellësia e gropës.

56 Ti e dëgjove zërin tim; mos ia fshih veshin tënd psherëtimës sime, thirrjes time për ndihmë.

57 Kur të kam thirrur ti je afruar; ke thënë: "Mos ki frikë!"

58 O Zot ti ke mbrojtur çështjen e shpirtit tim, ti ke çliruar jetën time.

59 O Zot, ti ke parë dëmin që kam pësuar, prandaj mbro çështjen time!

60 Ti ke parë tërë frymën e tyre të hakmarrjes, intrigat e tyre kundër meje.

61 Ti ke dëgjuar fyerjet e tyre, o Zot, tërë intrigat e tyre kundër meje,

62 fjalimet e tyre që ngrihen kundër meje, atë që mendojnë kundër meje tërë ditën.

63 Vër re kur ulen dhe kur ngrihen, unë jam kënga e tyre.

64 Shpërbleji, o Zot, sipas veprës së duarve të tyre.

65 Bëji zemërgur, mallkimi yt qoftë mbi ta.

66 Ndiqi në zemërimin tënd dhe shkatërroi poshtë qiejve të Zotit.

Psalmet 34

34 Unë do ta bekoj Zotin në çdo kohë; lëvdimi i tij do të jetë gjithnjë në gojën time.

Shpirti im do të krenohet me Zotin; njerëzit e përulur do ta dëgjojnë dhe do të gëzohen.

Lartojeni Zotin bashkë me mua, dhe të lëvdojnë të gjithë emrin e tij.

Unë e kërkova Zotin, dhe ai m’u përgjigj dhe më çliroi nga të gjitha tmerret e mia.

Ata e shikuan atë dhe u ndriçuan, dhe fytyrat e tyre nuk u turpëruan.

Ky i pikëlluar klithi dhe Zoti e plotësoi, e shpëtoi nga të gjitha fatkeqësitë e tij.

Engjëlli i Zotit zë vend rreth atyre që kanë frikë prej tij dhe i çliron.

Provojeni dhe shihni sa i mirë është Zoti; lum ai njeri që gjen strehë tek ai.

Kini frikë nga Zoti, ju shenjtorë të tij, sepse asgjë nuk u mungon atyre që kanë frikë prej tij.

10 Luanët e vegjël vuajnë nga mungesa e madhe dhe nga uria, por atyre që kërkojnë Zotin nuk u mungon asgjë.

11 Ejani, o bij, dëgjomëni; unë do t’ju mësoj frikën e Zotit.

12 Cili është ai njeri që dëshiron jetën dhe do ditë të gjata për të parë të mirën?

13 Mbaje gjuhën tënde larg së keqes dhe buzët e tua të mos thonë gënjeshtra.

14 Largohu nga e keqja dhe bëj të mirën, kërko paqen dhe siguroje.

15 Sytë e Zotit janë mbi të drejtët dhe veshët e tij janë të vëmendshëm të kapin britmën e tyre.

16 Fytyra e Zotit është kundër atyre që sillen keq, për të çrrënjosur kujtimin e tyre nga faqja e dheut.

17 Të drejtët bërtasin dhe Zoti i dëgjon dhe i çliron nga të gjitha fatkeqësitë e tyre.

18 Zoti qëndron afër atyre që e kanë zemrën të thyer dhe shpëton ata që e kanë frymën të dërmuar.

19 Të shumta janë vuajtjet e njeriut të drejtë, por Zoti e çliron nga të gjitha.

20 Ai i ruan tërë kockat e tij, dhe asnjë prej tyre nuk copëtohet.

21 Ligësia do të vrasë të keqin, dhe ata që urrejnë të drejtin do të shkatërrohen.

22 Zoti shpengon jetën e shërbëtorëve të tij, dhe asnjë nga ata që gjejnë strehë te ai nuk do të shkatërrohet.