A A A A A
Bible Book List

Fjalët e urta 27-29Albanian Bible (ALB)

27 Mos u mburr me ditën e nesërme, sepse nuk di atë që mund të sjellë një ditë.

Le të të lëvdoj një tjetër dhe jo goja jote, një i huaj dhe jo buzët e tua.

Guri peshon dhe rëra është e rëndë, por zemërimi i budallait peshon më tepër se të dyja bashkë.

Tërbimi është mizor dhe zemërimi është i furishëm, por kush mund t’i bëjë ballë xhelozisë?

Më mirë një qortim i hapur se një dashuri e fshehur.

Besnike janë plagët e një shoku, dhe të rreme të puthurat e një armiku.

Kush është i ngopur përçmon huallin e mjaltit; por për atë që ka uri çdo gjë e hidhur është e ëmbël.

Si zogu që endet larg folesë së tij, kështu është njeriu që endet larg shtëpisë së tij.

Vaji dhe parfumi gëzojnë zemrën, kështu bën ëmbëlsia e një shoku me këshillat e tij të përzërmërta.

10 Mos e braktis mikun tënd as mikun e atit tënd dhe mos shko në shtëpinë e vëllait tënd ditën e fatkeqësisë sate; është më mirë një që banon afër se sa një vëlla larg.

11 Biri im, ji i urtë dhe gëzo zemrën time, kështu do të mund t’i përgjigjem atij që përflet kundër meje.

12 Njeriu mendjemprehtë e shikon të keqen dhe fshihet, por naivët shkojnë tutje dhe ndëshkohen.

13 Merr rroben e atij që është bërë garant për një të huaj dhe mbaje si peng për gruan e huaj.

14 Ai që bekon të afërmin e tij me zë të lartë në mëngjes herët, do t’ia zënë si mallkim.

15 Pikëllimi i vazhdueshëm në një ditë shiu të madh dhe një grua grindavece i ngjasin njera tjetrës.

16 Kush arrin ta përmbajë, mban erën dhe zë vajin me dorën e tij të djathtë.

17 Hekuri mpreh hekurin, kështu njeriu mpreh fytyrën e shokut të tij.

18 Kush kujdeset për fikun do të hajë frytin e tij, dhe ai që i shërben zotit të tij do të nderohet.

19 Ashtu si në ujë fytyra pasqyron fytyrën, kështu zemra e njeriut e tregon njeriun.

20 Sheoli dhe Abadoni janë të pangopur, dhe të pangopur janë gjithashtu sytë e njerëzve.

21 Poçja është për argjendin dhe furra për arin, kështu njeriu provohet nga lëvdata që merr.

22 Edhe sikur ta shtypje budallanë në një havan bashkë me grurë me dygeçin e tij, budallallëku nuk do të largohej prej tij.

23 Përpiqu të njohësh mirë gjendjen e deleve të tua dhe ki kujdes për kopetë e tua,

24 sepse pasuritë nuk zgjatin përherë, dhe as një kurorë nuk vazhdon brez pas brezi.

25 Kur merret bari i thatë dhe del bari i njomë dhe mblidhet forazhi i maleve,

26 qengjat do të furnizojnë rrobat e tua, cjeptë çmimin e një are

27 dhe dhitë mjaft qumësht për ushqimin tënd, për ushqimin e shtëpisë sate dhe për të mbajtur shërbëtoret e tua.

28 I pabesi ikën me vrap edhe në se askush nuk e ndjek, por i drejti është i sigurt si një luan.

Për shkak të mëkatit të një vendi, shumë janë të parët e tij, por me një njeri me mend që ka dituri qëndrueshmëria e tij vazhdon gjatë.

Një i varfër që shtyp të mjerët është si një shi me shtamba që nuk jep bukë.

Ata që braktisin ligjin lëvdojnë të pabesët; por ata që zbatojnë ligjin i luftojnë ata.

Njerëzit e këqij nuk e kuptojnë drejtësinë, por ata që e kërkojnë Zotin kuptojnë çdo gjë.

Më i mirë është i varfëri që ecën në ndershmëri nga njeriu i paqëndrueshëm që ndjek rrugën dredha-dredha, edhe kur është i pasur.

Kush zbaton ligjin është një bir me mend, por shoku i grykësve turpëron atin e tij.

Kush i shton pasuritë e tij me fajde dhe me fitime të padrejta, i mbledh për atë që i vjen keq për të varfërit.

Në rast se dikush e kthen veshin gjetiu për të mos dëgjuar ligjin, vetë lutja e tij do të jetë një gjë e neveritshme.

10 Kush i fut njerëzit e drejtë në një rrugë të keqe, do të bjerë vetë në gropën e tij; por njerëzit e ndershëm do të trashëgojnë të mirën.

11 I pasuri mendon se është i matur, por i varfëri që është i zgjuar e kqyr fund e krye.

12 Kur të drejtët triumfojnë, ka lavdi të madhe, por kur mbizotërojnë të pabesët njerëzit fshihen.

13 Kush i fsheh shkeljet e tij nuk do të ketë mbarësi; por ai që i rrëfen dhe i braktis ato, ka për të fituar mëshirën.

14 Lum ai njeri që ka frikë vazhdimisht nga Zoti, por ai që e fortëson zemrën e tij do të bjerë në fatkeqësi.

15 Një i pabesë që sundon mbi një popull të varfër është si një luan që ulërin dhe një ari i uritur.

16 Një princ pa mend zhvat shumë, por ai që urren fitimin e pandershëm ka për t’i zgjatur ditët e tij.

17 Njeriu mbi të cilin rëndon një vrasje do të turret deri në varr; asnjë të mos e ndihmojë!

18 Ai që ecën me ndershmëri do të shpëtohet, por njeriu i paqëndrueshëm që ndjek rrugë dredha-dredha do të rrëzohet befas.

19 Kush punon tokën e tij do të ketë bukë me bollëk, por kush jepet pas kotësive do të ketë varfëri të madhe.

20 Njeriu besnik do të mbushet me bekime, por ai që nxiton të pasurohet nuk do të jetë pa faj.

21 Nuk është mirë të kesh preferenca vetiake; njeriu kryen mëkat për një copë bukë.

22 Njeriu me sy të keq dëshiron të pasurohet shpejt, por nuk e kupton se do ta pllakosë varfëria.

23 Kush qorton dikë ka për të gjetur pastaj favor më të madh se ai që i bën lajka me fjalë.

24 Kush vjedh atin e tij dhe nënën e tij dhe thotë: "Nuk është mëkat," është shok i atij që shkatërron.

25 Kush e ka zemrën të fryrë nga krenaria nxit grindje, por ai që ka besim te Zoti do të ketë mbarësi.

26 Kush i beson zemrës së tij është budalla, por ai që ecën me urtësi do të shpëtojë.

27 Ai që i jep të varfërit nuk do të ketë kurrë nevojë, por ai që i mbyll sytë e vet do të ketë shumë mallkime.

28 Kur të pabesët lartohen, njerëzit fshihen; por kur vdesin, të drejtët shumohen.

29 Njeriu që fortëson qafën kur qortohet, do të thyhet papritmas pa tjetër.

Kur të drejtët shumohen, populli gëzohet, por, kur sundon i pabesi, populli rënkon.

Njeriu që e do diturinë gëzon të atin; por ai që shkon me prostitutat shkapaderdh pasurinë e vet.

Mbreti e bën të qëndrueshëm vendin me anë të drejtësisë, por ai që merr dhurata e çon në shkatërrim.

Njeriu që i bën lajka të afërmit të tij shtrin një rrjetë mbi hapat e tij.

Në mëkatin e një njeriut të keq ka një lak, por i drejti këndon dhe gëzohet.

I drejti interesohet për çështjen e të varfërve, por i pabesi nuk e kupton këtë interesim.

Tallësit kurdisin trazira në qytet, por njerëzit e urtë e qetësojnë zemërimin.

Në rast se një njeri i urtë hyn në grindje me një budalla, dhe budallai zemërohet dhe qesh, nuk ka paqe.

10 Njerëzit gjakatarë urrejnë të ndershmin, por njerëzit e drejtë kërkojnë të mbrojnë jetën e tij.

11 Budallai e shfryn gjithë zemërimin e tij, por i urti e frenon dhe e ul.

12 Në rast se një mbret dëgjon fjalët gënjeshtare, tërë ministrat e tij bëhen të pabesë.

13 I varfëri dhe shtypësi kanë këtë të përbashkët: Zoti ndriçon sytë e të dy palëve.

14 Mbreti që u siguron drejtësi të varfërve në të vërtetë do ta ketë fronin të vendosur për gjithnjë.

15 Shufra dhe qortimi japin dituri; por fëmija për të cilën nuk kujdeset kurrkush e turpëron nënen e vet.

16 Kur shtohen të pabesët shtohen edhe shkeljet, por të drejtët do të shohin shkatërrimin e tyre.

17 Korrigjo birin tënd, ai do të japë rehatinë dhe do t’i sigurojë kënaqësi shpirtit tënd.

18 Kur nuk ka një vizion profetik, populli bëhet i shfrenuar, por lum ai që respekton ligjin.

19 Një shërbëtor nuk ndreqet vetëm me fjalë; edhe kur i kupton, nuk bindet.

20 A ke parë një njeri që ngutet në të folur? Ka më tepër shpresa te një budalla se sa te ai.

21 Në se dikush rrit me përkujdesje qysh në fëmijëri shërbëtorin e vet, në fund ai do të dojë të bëhet trashëgimtar i tij.

22 Njeriu zemërak kurdis grindje dhe njeriu idhnak kryen shumë mëkate.

23 Kryelartësia e njeriut e çon poshtë atë, por ai që ka një shpirt të përvuajtur do të ketë lavdi.

24 Kush bëhet ortak me një vjedhës urren jetën e vet. Ai dëgjon betimin, por nuk padit asgjë.

25 Frika e njeriut përbën një lak, por ai që ka besim te Zoti është i siguruar.

26 Të shumtë janë ata që kërkojnë favorin e princit, por drejtësia për çdo njeri vjen nga Zoti.

27 Njeriu jo i drejtë është një neveri për të drejtët, dhe ai që ecën me ndershmëri është një neveri për të pabesët.

  Back

1 of 1

You'll get this book and many others when you join Bible Gateway Plus. Learn more

Viewing of
Cross references
Footnotes