Añadir traducción en paralelo Imprimir Opciones de la página

20 Atëherë Zofari nga Naamathi u përgjigj dhe tha:

"Për këtë mendimet e mia më shtyjnë të përgjigjem, për shkak të shqetësimit që ndjej brenda vetes sime.

Kam dëgjuar një qortim që më turpëron, por fryma ime më shtyn të përgjigjem ashtu si e gjykoj.

A nuk e di ti që gjithnjë, qysh prej kohës që njeriu u vu mbi tokë,

triumfi i të këqijve zgjat pak dhe gëzimi i të pabesëve zgjat vetëm një çast?

Edhe sikur madhështia e tij të arrinte deri në qiell dhe koka e tij të prekte retë,

ai do të vdesë për gjithmonë si jashtëqitjet e tij; ata që e kanë parë do të thonë: "Ku është?".

Do të fluturojë si një ëndërr dhe nuk do të gjendet më; do të zhduket si një vegim nate.

Syri që e shihte, nuk do ta dallojë më; edhe banesa e tij nuk do ta shohë më.

10 Bijtë e tij do të kërkojnë të fitojnë favorin e të varfërve dhe duart e tij do të rivendosin pasurinë e tij.

11 Forca rinore që i mbushte kockat do të dergjet në pluhur bashkë me të.

12 Edhe sikur e keqja të jetë e ëmbël në gojën e tij, ai e fsheh atë nën gjuhë,

13 nuk lejon që të dalë që andej por vazhdon ta mbajë në gojë.

14 Por ushqimi i tij, që është në zorrët e veta transformohet dhe bëhet një helm gjarpëri brenda tij.

15 Ai do të vjellë pasuritë që ka gëlltitur; vetë Perëndia do t’ia nxjerrë nga barku.

16 Ai ka thithur helm gjarpëri, gjuha e një nepërke do ta vrasë.

17 Nuk ka për të parë më lumenj as përrenj që rrjedhin me mjaltë dhe gjalpë.

18 Do të kthejë atë për të cilën është lodhur pa e vënë aspak në gojë; nuk do të ketë asnjë gëzim nga përfitimet e tregtisë së tij.

19 Sepse ka shtypur dhe braktisur të varfrin, ka shtënë në dorë me forcë një shtëpi që nuk e kishte ndërtuar.

20 Duke qenë se lakmia e tij nuk ka njohur kurrë qetësi, ai nuk do të shpëtojë asgjë nga gjërat që dëshironte aq shumë.

21 Asgjë nuk do t’i shpëtojë pangopësisë së tij, prandaj mirëqënia e tij nuk do të zgjasë.

22 Kur të jetë në kulmin e bollëkut do të gjendet ngushtë; dora e të gjithë atyre që vuajnë do të ngrihet kundër tij.

23 Kur të jetë bërë gati për të mbushur barkun, Perëndia do të dërgojë mbi të zjarrin e zemërimit të tij, që do të bjerë mbi të kur të jetë duke ngrënë.

24 Ai mund të shpëtojë nga një armë prej hekuri, por atë do ta shpojë një hark prej bronzi.

25 Nxirret shigjeta që del nga trupi i tij, maja e shndritshme del nga vreri i tij, atë e pushton tmerri.

26 Errësirë e plotë është caktuar për thesaret e tij; do ta konsumojë një zjarr jo i nxitur; ata që kanë mbetur në çadrën e tij do të jenë në ankth.

27 Qielli do të zbulojë paudhësinë e tij dhe toka do të ngrihet kundër tij.

28 Të ardhurat e shtëpisë së tij do t’i merren, do t’i marrin në ditën e zemërimit të tij.

29 Ky është fati që Perëndia i cakton njeriut të keq, trashëgimi që i është dhënë nga Perëndia.

21 Atëherë Jobi u përgjigj dhe tha:

"Dëgjoni me kujdes atë që kam për të thënë, dhe kjo të jetë kënaqësia që më jepni.

Kini durim me mua dhe më lini të flas dhe, kur të kem folur, edhe talluni me mua.

A ankohem vallë për një njeri? Dhe pse fryma ime nuk duhet të trishtohet?

Shikomëni dhe habituni, dhe vini dorën mbi gojë.

Kur e mendoj, më zë frika dhe mishi im fillon të dridhet.

Pse, pra, jetojnë të pabesët dhe pse plaken dhe shtojnë pasuritë e tyre?

Pasardhësit e tyre fuqizohen bashkë me ta nën vështrimet e tyre dhe fëmijët e tyre lulëzojnë në sytë e tyre.

Shtëpitë e tyre janë në siguri, pa tmerre, dhe fshikulli i Perëndisë nuk rëndon mbi ta.

10 Demi i tyre mbars dhe nuk gabon, lopa e tyre pjell pa dështuar.

11 Dërgojnë jashtë si një kope të vegjlit e tyre dhe bijtë e tyre hedhin valle.

12 Këndojnë në tingujt e timpanit dhe të qestes dhe kënaqen me zërin e flautit.

13 I kalojnë në mirëqënie ditët e tyre, pastaj një çast zbresin në Sheol.

14 Megjithatë i thonin Perëndisë: "Largohu nga ne, sepse nuk dëshirojmë aspak të njohim rrugët e tua.

15 Kush është i Plotfuqishmi të cilit duhet t’i shërbejmë? Ç’përfitojmë veç kësaj kur e lusim?".

16 Ja, begatia e tyre a nuk është vallë në duart e tyre? Këshilla e të pabesëve është mjaft larg meje.

17 Sa herë shuhet llamba e të këqijve ose shkatërrimi bie mbi ta, vuajtjet që Perëndia cakton në zemërimin e tij?

18 A janë ata si kashta përpara erës ose si byku që e merr me vete stuhia?

19 Ju thoni se Perëndia ruan dënimin e paudhësisë së dikujt për bijtë e tij. Ta shpaguajë Perëndia, që ai të mund ta kuptojë.

20 Të shohë me sytë e tij shkatërrimin e vet dhe të pijë nga zemërimi i të Plotfuqishmit!

21 Çfarë i hyn në punë në fakt shtëpia e tij mbas vdekjes, kur numri i muajve të tij është mbushur?

22 A mundet ndokush t’i mësojë Perëndisë njohuri, atij që gjykon ata që ndodhen atje lart?

23 Dikush vdes kur ka plot fuqi, i qetë dhe i sigurt;

24 ka kovat plot me qumësht dhe palca e kockave të tij është e freskët.

25 Një tjetër përkundrazi vdes me shpirt të hidhëruar, pa pasë shijuar kurrë të mirën.

26 Që të dy dergjen bashkë në pluhur dhe krimbat i mbulojnë.

27 Ja, unë i njoh mendimet tuaja dhe planet me të cilat doni të ushtroni dhunën kundër meje.

28 Në fakt ju thoni: "Ku është shtëpia e princit, dhe ku është çadra, banesa e njerëzve të këqij?".

29 Nuk i keni pyetur ata që udhëtojnë dhe nuk i njihni shenjat e tyre?

30 Njerëzit e këqij në fakt shpëtojnë ditën e shkatërrimit dhe çohen në shpëtim ditën e zemërimit.

31 Kush e qorton për sjelljen e tij dhe kush i jep shpagim për atë që ka bërë?

32 Atë e çojnë në varr dhe i bëjnë roje varrit të tij.

33 Plisat e luginës do të jenë të ëmbël për të; tërë njerëzia do ta ndjekë, ndërsa një mori pa fund i shkon para.

34 Si mund të më ngushëlloni pra, me fjalë të kota, kur nga fjalët tuaja nuk mbetet veçse gënjeshtra?".

24 Një ditë më pas hynë në Cezare. Por Korneli po i priste dhe kishte mbledhur farefisin e tij dhe miqtë e tij të ngushtë.

25 Kur hyri Pjetri, Korneli i doli para, i ra ndër këmbë dhe e adhuroi.

26 Por Pjetri e ngriti duke thënë: “Çohu, edhe unë jam një njeri!.”

27 Dhe, duke biseduar me të, hyri dhe gjeti mbledhur shumë njerëz.

28 Dhe ai u tha atyre: “Ju e dini se nuk është e ligjshme që një Jude të shoqërohet me një të huaj ose të hyjë në shtëpinë e tij; por Perëndia më dëftoi që të mos e quaj asnjë njeri të papastër a të ndotur.

29 Prandaj, sapo më ftuat të vij, erdha pa kundërshtuar. Tani po ju pyes: për ç’arsye më keni dërguar ftesë?.”

30 Dhe Korneli u përgjigj: “Para katër ditësh kisha agjëruar deri në këtë orë, dhe në orën e nëntë po lutesha në shtëpinë time, kur ja, një njeri me rroba të shndritshme qëndroi para meje,

31 dhe tha: "Kornel, lutja jote t’u plotësua dhe lëmoshat e tua u kujtuan para Perëndisë.

32 Dërgo, pra, ndonjë njeri në Jope dhe thirre Simonin, të mbiquajtur Pjetër; ai ndodhet në shtëpinë e Simonit, regjës lëkurësh, pranë detit; dhe, kur të vijë, ai do të të flasë".

33 Kështu dërgova menjëherë të të thërrasin, dhe ti bëre mirë që erdhe; tani ne këtu jemi të gjithë në prani të Perëndisë për të dëgjuar gjithçka që Perëndia të ka urdhëruar.”

34 Atëherë Pjetri hapi gojën dhe tha: “Në të vërtetë unë po e marr vesh se Perëndia nuk tregohet i anshëm;

35 por, në çfarëdo kombi, ai që ka frikë prej tij dhe që vepron drejtësisht, është i pranuar nga ai,

36 sipas fjalës që ai u ka dhënë bijve të Izraelit, duke u shpallur paqen me anë të Jezu Krishtit, që është Zoti i të gjithëve.

37 Ju e dini se ç’ka ndodhur në mbarë Judenë, duke filluar nga Galilea, pas pagëzimit që predikoi Gjoni:

38 se si Perëndia vajosi me Frymën e Shenjtë dhe me fuqi Jezusin prej Nazareti, i cili e përshkoi vendin duke bërë mirë dhe duke shëruar të gjithë ata që ishin të pushtuar nga djalli, sepse Perëndia ishte me të.

39 Dhe ne jemi dëshmitarë për të gjitha ato që ai bëri në vendin e Judesë dhe në Jeruzalem; dhe se si ata e vranë, duke e varur në një dru.

40 Por Perëndia e ringjalli të tretën ditë dhe e bëri që ai të dëftohet,

41 jo mbarë popullit, por dëshmitarëve të paracaktuar nga Perëndia, neve, që hëngrëm dhe pimë me të, mbasi ai u ngjall së vdekuri.

42 Tani ai na urdhëroi t’i predikojmë popullit dhe të dëshmojmë se ai është ai që Perëndia e ka caktuar si gjykatës të të gja-llëve dhe të të vdekurve.

43 Për të bëjnë dëshmi të gjithë profetët, që kushdo që beson në të merr faljen e mëkateve me anë të emrit të tij.”

44 Ndërsa Pjetri ende po i thoshte këto fjalë, Fryma e Shenjtë zbriti mbi të gjithë ata që po e dëgjonin fjalën.

45 Dhe të gjithë besimtarët që ishin të rrethprerë, të cilët kishin ardhur me Pjetrin, u mrekulluan që dhurata e Frymës se Shenjtë u shpërnda edhe mbi johebrenjtë,

46 sepse i dëgjonin duke folur gjuhë të tjera dhe duke madhëruar Perëndinë. Atëherë Pjetri filloi të thotë:

47 “A mund ta ndalojë dikush ujin, që të mos pagëzohen këta që kanë marrë Frymën e Shenjtë pikërisht si ne?.”

48 Kështu ai urdhëroi që ata të pagëzoheshin në emër të Zotit Jezus. Ata pastaj iu lutën të qëndronte disa ditë me ta.

Read full chapter