Add parallel Print Page Options

Në vitin e parë të Kirit, mbretit të Persisë, me qëllim që të realizohej fjala e Zotit që u shqiptua nga goja e Jeremias, Zoti nxiti frymën e Kirit, mbretit të Persisë, të nxirrte një dekret për të gjithë mbretërinë e tij dhe ta jepte me të shkruar, duke thënë:

"Kështu thotë Kiri, mbret i Persisë: Zoti, Perëndia i qiejve, më ka dhënë tërë mbretëritë e dheut. Ai më ka urdhëruar t’i ndërtoj një shtëpi në Jeruzalem, që është në Judë.

Kush nga ju i përket popullit të tij? Zoti, Perëndia i tij, qoftë me të; le të shkojë në Jeruzalem, që ndodhet në Judë, dhe të rindërtojë shtëpinë e Zotit, Perëndisë të Izraelit, Perëndia që është në Jeruzalem.

Njerëzia e çdo vendi, ku ndonjë jude që ka shpëtuar banon ende, ta furnizojë atë me argjend, me ar, me të mira dhe me bagëti përveç ofertave vullnetare për shtëpinë e Perëndisë që është në Jeruzalem".

Atëherë kryetarët e familjeve të Judës dhe të Beniaminit, priftërinjtë dhe Levitët, bashkë me ata të cilëve Perëndia u kishte zgjuar frymën, u ngritën për të shkuar të rindërtojnë shtëpinë e Zotit që është në Jeruzalem.

Tërë fqinjët e tyre i ndihmuan me sende argjendi, ari, me të mira, me bagëti dhe me gjëra të çmuara përveç gjithë ofertave vullnetare.

Edhe mbreti Kir nxorri jashtë veglat e shtëpisë të Zotit që Nebukadnetsari kishte marrë me vete nga Jeruzalemi dhe i kishte vënë në tempullin e perëndisë të tij.

Kiri, mbret i Persisë, i nxorri jashtë me anë të Mithredathit, përgjegjësit të thesarit, dhe i numëroi përpara Sheshbatsarit, princit të Judës.

Ja numri i tyre: tridhjetë legena prej ari, një mijë legena prej argjendi, njëzet e nëntë thika,

10 tridhjetë kupa ari, katërqind e dhjetë kupa argjendi të dorës së dytë dhe një mijë veglat të tjera.

11 Tërë sendet prej ari dhe argjendi ishin pesë mijë e katërqind. Sheshbatsari i solli të gjitha, bashkë me të mërguarit që u kthyen nga Babilonia në Jeruzalem.

Këta janë njerëzit e provincës që u kthyen nga robëria, midis atyre që Nebukadnetsari, mbret i Babilonisë, kishte çuar në robëri në Babiloni, dhe që u kthyen në Jeruzalem dhe në Judë, secili në qytetin e tij.

Ata që erdhën me Zorobabelin ishin Jeshua, Nehemia, Serajahu, Relajahu, Mardokeo, Bilshani, Mispari, Bigvai, Rehumi dhe Baanahu.

Bijtë e Paroshit, dy mijë e njëqind e shtatëdhjetë e dy.

Bijtë e Shefatiahut, treqind e shtatëdhjetë e dy.

Bijtë e Arahut, shtatëqind e shtatëdhjetë e pesë.

Bijtë e Pahath-Moabit, pasardhës të Jeshuas dhe të Joabit, dy mijë e tetëqind e dymbëdhjetë.

Bijtë e Elamit, një mijë e dyqind e pesëdhjetë e katër.

Bijtë e Zatuit, nëntëqind e dyzet e pesë.

Bijtë e Zakait, shtatëqind e gjashtëdhjetë.

10 Bijtë e Banit, gjashtëqind e dyzet e dy.

11 Bijtë e Bebait, gjashtëqind e njëzet e tre.

12 Bijtë e Azgadit, një mijë e dyqind e njëzet e dy.

13 Bijtë e Adonikamit, gjashtëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë.

14 Bijtë e Bigvait, dy mijë e pesëdhjetë e gjashtë.

15 Bijtë e Adinit, katërqind e pesëdhjetë e katër.

16 Bijtë e Aterit, domethënë të Ezekias, nëntëdhjetë e tetë.

17 Bijtë e Betsait, treqind e njëzet e tre.

18 Bijtë e Jorahut, njëqind e dymbëdhjetë.

19 Bijtë e Hashumit, dyqind e njëzet e tre.

20 Bijtë e Gibarit, nëntëdhjetë e pesë.

21 Bijtë e Betlemit, njëqind e njëzet e tre.

22 Burrat e Netofahut, pesëdhjetë e gjashtë.

23 Burrat e Anathothit, njëqind e njëzet e tetë.

24 Burrat e Azmavethit, dyzet e dy.

25 Burrat e Kirjath-Arimit, të Kefirahut dhe të Beerothit, shtatëqind e dyzet e tre.

26 Burrat e Ramahut dhe të Gebës, gjashtëqind e njëzet e një.

27 Burrat e Mikmasit, njëqind e njëzet e dy.

28 Burrat e Bethelit dhe të Ait, dyqind e njëzet e tre.

29 Bijtë e Nebos, pesëdhjetë e dy.

30 Bijtë e Magbishit, njëqind e pesëdhjetë e gjashtë.

31 Bijtë e një Elami tjetër, një mijë e dyqind e pesëdhjetë e katër.

32 Bijtë e Harimit, treqind e njëzet.

33 Bijtë e Lodit, të Hadidit dhe të Onos, shtatëqind e njëzet e pesë.

34 Bijtë e Jerikos, treqind e dyzet e pesë.

35 Bijtë e Senaahut, tre mijë e gjashtëqind e tridhjetë.

36 Priftërinjtë: bijtë e Jedajahut, nga shtëpia e Jeshuas, nëntëqind e shtatëdhjetë e tre.

37 Bijtë e Imerit, një mijë e pesëdhjetë e dy.

38 Bijtë e Pashurit, një mijë e dyqind e dyzet e shtatë.

39 Bijtë e Harimit, një mijë e shtatëmbëdhjetë.

40 Levitët: bijtë e Jeshuas dhe të Kadmielit, pasardhës të Hodaviahut, shtatëdhjetë e katër.

41 Këngëtarët: bijtë e Asafit, njëqind e njëzet e tetë.

42 Bijtë e derëtarëve: bijtë e Shalumit, bijtë e Aterit, bijtë e Talmonit, bijtë e Akubit, bijtë e Hatitas, bijtë e Shobait, gjithsej njëqind e tridhjetë e nëntë.

43 Nethinejtë: bijtë e Tsihas, bijtë e Hasufas, bijtë e Tabaothit,

44 bijtë e Kerosit, bijtë e Siahas, bijtë e Padonit,

45 bijtë e Lebanahut, bijtë e Hagabahut, bijtë e Akubit,

46 bijtë e Hagabit, bijtë e Shamlait, bijtë e Hananit,

47 bijtë e Gidelit, bijtë e Gaharit, bijtë e Reajahut,

48 bijtë e Retsinit, bijtë e Nekodas, bijtë e Gazamit,

49 bijtë e Uzas, bijtë e Paseahut, bijtë e Besait,

50 bijtë e Asnahut, bijtë e Mehunimit, bijtë e Nefusimit,

51 bijtë e Bakbukut, bijtë e Hakufas, bijtë e Harhurit,

52 bijtë e Batsluthit, bijtë e Mehidas, bijtë e Harshas,

53 bijtë e Barkosit, bijtë e Siseras, bijtë e Thamahut,

54 bijtë e Netsiahut, bijtë e Hatifas,

55 bijtë e shërbëtorëve të Salomonit; bijtë e Sotait, bijtë e Soferethit, bijtë e Perudas,

56 bijtë e Jaalas, bijtë e Darkonit, bijtë e Gidelit,

57 bijtë e Shefatiahut, bijtë e Hatilit, bijtë e Pokereth-Hatsebaimit, bijtë e Amit.

58 Tërë Nethinejtë dhe bijtë e shërbëtorëve të Salomonit ishin treqind e nëntëdhjetë e dy.

59 Këta qenë ata që u kthyen nga Tel-Melahu, nga Tel-Harsha, nga Kerub-Adani dhe nga Imeri; por ata nuk qenë në gjendje të tregonin shtëpinë e tyre atërore dhe pasardhësit e tyre, për të provuar në se ishin nga Izraeli;

60 bijtë e Delajahut, bijtë e Tobiahut, bijtë e Nekodas, gjithsej gjashtëqind e pesëdhjetë e dy.

61 Midis bijve të priftërinjve: bijtë e Habajahut, bijtë e Hakotsit, bijtë e Barzilait, që kishte për grua një nga bijat e Barzilait, Galaaditit, dhe që u quajt me emrin e tyre.

62 Këta kërkuan listën e tyre midis atyre të regjistruar në gjenealogjitë, por nuk e gjetën; prandaj u përjashtuan nga priftëria si të papastër.

63 Qeveritari i urdhëroi ata të mos hanin asgjë nga gjërat shumë të shenjta deri sa të mos paraqitej një prift me Urim dhe Thumim.

64 Tërë asambleja përbëhej nga dyzet e dy mijë e treqind e gjashtëdhjetë veta.

65 Pa llogaritur shërbëtorët dhe shërbëtoret e tyre, që arrinin shtatë mijë e treqind e tridhjetë e shtatë; midis tyre kishte gjithashtu dyqind këngëtarë dhe këngëtare.

66 Ata kishin shtatëqind e tridhjetë e gjashtë kuaj, dyqind e dyzet e pesë mushka,

67 katërqind e tridhjetë e pesë deve dhe gjashtë mijë e shtatëqind e njëzet gomarë.

68 Disa të parë të shtëpive atërore, kur arritën në shtëpinë e Zotit që është në Jeruzalem, dhanë bujarisht dhurata për shtëpinë e Perëndisë, në mënyrë që ajo të ngrihej përsëri në vendin e mëparshëm.

69 I dhanë thesarit të veprës, sipas mjeteve të tyre, gjashtëdhjetë e një mijë darikë ari, pesë mijë mina argjendi dhe njëqind veshje prifti.

70 Kështu priftërinjtë, Levitët, njerëzit e popullit, këngëtarët, derëtarët dhe Nethinejtë, u vendosën në qytetet e tyre, dhe gjithë Izraelitët në qytetet e tyre.