Add parallel Print Page Options

Kështu tërë Izraelitët u regjistruan sipas gjenealogjive dhe u shkruan në librin e mbretërve të Izraelit. Por Juda u internua në Babiloni për shkak të mosbesnikërisë së tij.

Tani banorët e parë që u vendosën rishtas në pronat e tyre, në qytetet e tyre, ishin Izraelitët, priftërinj, Levitë dhe Nethinej.

Në Jeruzalem u vendosën disa nga bijtë e Judës, nga bijtë e Beniaminit dhe nga bijtë e Efraimit dhe të Manasit:

Uthai, bir i Amihudit, bir i Omrit, bir i Imrit, bir i Banit nga pasardhësit e Peretsit, birit të Judës.

Nga Shilonitët: Asajahu, djali i parë dhe bijtë e tij.

Nga bijtë e Zerahut: Jeueli dhe vëllezërit e tij, gjithsej gjashtëqind e nëntëdhjetë veta.

Nga bijtë e Beniaminit: Salu, bir i Meshulamit, birit të Hodavias, birit të Hasenahit;

Ibnejahu, bir i Jerohamit, Elahu, bir i Uzit, birit të Mikrit, dhe Meshulami, bir i Shefatiahut, birit të Reuelit, që ishte bir i Ibnijahut;

vëllezërit e tyre, sipas brezave të tyre, ishin nëntëqind e pesëdhjetë e gjashtë veta. Tërë këta ishin të parë të një shtëpie atërore në shtëpitë e tyre atërore.

10 Nga priftërinjtë: Jedajahu, Jehojaribi dhe Jakini,

11 Azariahu, bir i Hilkiahut, bir i Meshullamit, bir i Tsadokut, bir i Merajothit, bir i Ahitubit, që ishte oficer në krye të shtëpisë së Perëndisë,

12 Adajahu, bir i Jerohamit, bir i Pashurit, bir i Malkijahut; Maasi, bir i Adielit, bir i Jahzerahut, bir i Meshulamit, bir i Meshillemithit, bir i Imerit;

13 dhe vëllezërit e tyre të parë të shtëpive të tyre atërore, një mijë e shtatëqind e gjashtëdhjetë veta, njerëz shumë të shkathët në shërbim të shtëpisë së Perëndisë.

14 Nga Levitët: Shemajahu, bir i Hasshubit, bir i Azrikamit, bir i Hashabiahut, të bijve të Merarit;

15 Bakbakari, Hereshi, Galali, Mataniahu, bir i Mikahut, bir i Zikrit, bir i Asafit;

16 Obadiahu, bir i Shemajahut, bir i Galalit, bir i Jeduthunit; Berakiahu, bir i Asas, bir i Elkanahut, që banonte në fshatrat e Netofathitëve.

17 Derëtarët ishin Shallumi, Akubi, Talmoni, Ahimani dhe vëllezërit e tyre; Shalumi ishte i pari i tyre.

18 Ata kanë mbetur deri tani derëtarë të kampit të bijve të Levit në portën e mbretit, në drejtim të lindjes.

19 Shalumi, bir i Koreut, bir i Ebiasafit, bir i Korahut, dhe vëllezërit e tij, Korahitët, nga shtëpia e atit të tij, ishin të ngarkuar me punën e shërbimit, si derëtarë të tabernakullit; etërit e tyre ishin caktuar në kampin e Zotit si derëtarë.

20 Finehasi, bir i Eleazarit, kishte qenë në të kaluarën i pari i tyre; dhe Zotit ishte me të.

21 Zakaria, bir i Meshelemiahut, ishte derëtar në hyrjen e çadrës së mbledhjeve.

22 Tërë ata që u zgjodhën si derëtarë ishin dyqind e dymbëdhjetë veta; ata ishin të regjistruar sipas gjenealogjive në fshatrat e tyre. Davidin dhe Samuelin shikuesi i kishte vendosur në zyrën e tyre.

23 Ata dhe bijtë e tyre mbanin përgjegjësinë e ruajtjes së portave të shtëpisë së Zotit, domethënë të shtëpisë së tabernakullit, si derëtarë.

24 Kishte derëtarë në të katër pikat e horizontit: në lindje, në perëndim, në veri dhe në jug.

25 Vëllezërit e tyre, që banonin në fshatrat e tyre, duhet të vinin herë pas here për të qëndruar me ta shtatë ditë,

26 sepse katër derëtarët kryesorë, që ishin Levitë, ishin gjithnjë në detyrë. Ata merreshin gjithashtu me mbikqyrjen e dhomave dhe të thesarëve të shtëpisë së Perëndisë;

27 banonin në afërsitë e shtëpisë së Perëndisë, sepse atyre u ishte besuar ruajtja e saj, si dhe hapja e saj çdo mëngjes.

28 Disa prej tyre ishin përgjegjës për objektet që përdoreshin në shërbimin e tempullit, dhe ata i numëronin kur i çonin brenda dhe kur i çonin jashtë.

29 Të tjerë përkundrazi ishin ngarkuar me ruajtjen e mobiljeve, të gjithë veglave, të majës së miellit, të verës, të vajit, të temjanit dhe të aromave.

30 Disa bij të priftërinjve përgatisnin melhemin e aromave.

31 Matithiahu, një prej Levitëve, i parëlinduri i Shalumit, Korahiti, ishte përgjegjës për gjërat që gatuheshin në tigane.

32 Disa nga vëllezërit e tyre midis Kehathitëve ishin të ngarkuar përkundrazi të përgatisnin çdo të shtunë bukët e paraqitjes.

33 Këta ishin këngëtarë, të parë të shtëpive atërore të Levitëve, që banonin në dhomat e tempullit; ata ishin të përjashtuar nga çdo shërbim tjetër, sepse ishin të zënë ditë e natë me punën e tyre.

34 Këta ishin të parët e shtëpive atërore të Levitëve, të parë sipas brezave të tyre; ata banonin në Jeruzalem.

35 Në Gabaon banonin Jejeli, ati i Gabaonit, gruaja e të cilit quhej Maakah.

36 I parëlinduri i tij ishte Abdoni, pastaj erdhën Tsuri, Kishi, Baali, Neri, Nadabi,

37 Gedori, Ahio, Zakaria dhe Miklothi.

38 Miklothit i lindi Shimeami. Edhe këta banonin përballë vëllezërve të tyre në Jeruzalem së bashku me vëllezërit e tyre.

39 Nerit i lindi Kishi, Kishit i lindi Sauli dhe Saulit i lindën Jonathani, Malkishua, Abinadabi dhe Eshbaali.

40 Biri i Jonathanit ishte Merib-Baali dhe Merib-Baalit i lindi Mikahu.

41 Bijtë e Mikahut ishin Pitoni, Meleku, Tahrea dhe Ashazi.

42 Ashazit i lindi Jarahu; Jarahut i lindën Alemethi, Azmavethi dhe Zimri, Zimrit i lindi Motsa.

43 Motsas i lindi Binea, bir i të cilit ishte Refaihu, bir i të cilit ishte Eleasahu, bir i të cilit ishte Atseli.

44 Atseli pati gjashtë djem, dhe këta ishin emrat e tyre: Azriksani, Bokeru, Ismaeli, Sheariahu, Obadiahu dhe Hanani. Këta qenë bijtë e Atselit.

10 Filistejtë luftuan kundër Izraelit dhe Izraelitët ikën me vrap para Filistejve dhe ranë të vrarë në malin Gilboa.

Filistejtë ndoqën nga afër Saulin dhe bijtë e tij dhe vranë Jonathanin, Abinadabin dhe Malkishuan, bij të Saulit.

Beteja u bë e ashpër kundër Saulit, harkëtarët e goditën dhe ai u plagos rëndë.

Atëherë Sauli i tha shqyrtarit të tij: "Nxirr shpatën tënde dhe më shpo me atë, që këta të parrethprerë të mos vijnë e të tallen me mua". Por shqyrtari i tij nuk deshi ta bënte, sepse ishte trembur shumë. Atëherë Sauli mori shpatën dhe u hodh mbi të.

Kur shqyrtari e tij pa që Sauli kishte vdekur, edhe ai u hodh mbi shpatën e tij dhe vdiq.

Kështu vdiq Sauli me tre bijtë e tij; tërë shtëpia e tij u shua tok.

Kur të gjithë Izraelitët që banonin në këtë luginë panë që të tyret kishin ikur dhe që Sauli dhe bijtë e tij kishin vdekur, ata braktisën qytetet e tyre dhe ikën me vrap. Atëherë erdhën Filistejtë dhe u vendosën në vendin e tyre.

Të nesërmen Filistejtë erdhën për të zhveshur të vrarët dhe gjetën Saulin dhe bijtë e tij të rënë mbi malin Gilboa.

E zhveshën Saulin, i morën kokën dhe armaturën dhe çuan lajmëtarë në të gjithë vendin e Filistejve për të njoftuar lajmin në tempullin e idhujve të tyre dhe gjithë popullit.

10 E vendosën pastaj armaturën e tij në tempullin e perëndive të tyre dhe gozhduan kokën e tij në tempullin e Dagonit.

11 Kur tërë banorët e Jabeshit të Galaadit mësuan tërë atë që Filistejtë i kishin bërë Saulit,

12 tërë njerëzit trima u ngritën më këmbë, morën kufomën e Saulit dhe kufomat e bijve të tij dhe i çuan në Jabesh; pastaj i varrosën kockat e tyre nën brukën e Jabeshit dhe agjeruan shtatë ditë.

13 Kështu Sauli vdiq për shkak, të mosbensikërisë së tij ndaj Zotit, sepse nuk kishte respektuar fjalën e Zotit dhe njëkohësisht kishte konsultuar një medium për të marrë këshilla prej saj,

14 dhe nuk ishte këshilluar përkundrazi me Zotin. Prandaj Zoti e bëri të vdesë dhe ia kaloi mbretërinë Davidit, birit të Isait.

11 Atëherë tërë Izraeli u mblodh rreth Davidit në Hebron dhe i tha: "Ja, ne jemi kocka dhe mishi yt".

Edhe në të kaluarën, kur ishte mbret Sauli, ti ishe ai që udhëhiqte dhe kthente pas Izraelin; dhe Zoti, Perëndia yt, të pati thënë: "Ti do të ushqesh popullin tim të Izraelit, ti do të jesh princ mbi popullin tim të Izraelit"".

Kështu tërë pleqtë e Izraelit erdhën te mbreti në Hebron, dhe Davidi lidhi me ta një aleancë në Hebron përpara Zotit; pastaj ata e vajosën Davidin mbret të Izraelit, sipas fjalës së shqiptuar nga Zoti me anë të Samuelit.

Davidi së bashku me tërë Izraelin doli kundër Jeruzalemit, që është Jebusi, ku ndodheshin Jebusejtë, banorë të vendit.

Atëherë banorët e Jebusit i thanë Davidit: "Nuk do të hysh këtu". Por Davidi pushtoi qytetin e fortifikuar të Sionit, që është qyteti i Davidit.

Davidi kishte thënë: "Ai që do t’i mundë i pari Jebusejtë do të bëhet kryetar dhe princ". Doli i pari Joabi, bir i Tserujahut, që u bë kështu kryetar.

Davidi u vendos pastaj në kalanë që u quajt për këtë arsye "qyteti i Davidit".

Pastaj ai bëri ndërtime përreth qytetit nga Milo dhe në gjithë perimetrin e tij; Joabi meremetoi pjesën tjetër të qytetit.

Kështu Davidi bëhej gjithnjë e më i madh dhe Zoti i ushtrive ishte me të.

10 Këta janë komandantët e luftëtarëve trima që ishin në shërbim të Davidit dhe që i dhanë përkrahje të madhe me gjithë Izraelin në mbretërinë e tij për ta bërë mbret sipas fjalës të Zotit lidhur me Izraelin.

11 Kjo është lista e luftëtarëve trima që ishin në shërbim të Davidit: Jashobeami, bir i një Hakmoniti, komandant i tridhjetë kapedanëve; ai rroku ushtën kundër treqind njerëzve, që i vrau në një ndeshje të vetme.

12 Mbas tij vinte Eleazari, bir i Dodos, Ahohitit; ishte një nga tre luftëtarët trima.

13 Ai ishte me Davidin në Pas-Damim, ku ishin mbledhur Filistejtë për të luftuar dhe ku kishte një arë plotë me elb. Populli iku me vrap përpara Filistejve,

14 por ata u vendosën në mes të arës, e mbrojtën dhe i mundën Filistejtë; kështu Zoti realizoi fitore të madhe.

15 Tre nga të treqind kapedanët zbritën te shkëmbi drejt Davidit, në shpellën e Adulamit, ndërsa ushtria e Filistejve kishte fushuar në luginën e Refaimit.

16 Davidi ndodhej atëherë në kala, kurse në Betlem kishte një garnizon Filistejsh.

17 Davidi pati një dëshirë të madhe dhe tha: "Ah, sikur dikush të më jepte të pija ujë nga pusi i Betlemit që është pranë portës!".

18 Kështu këta të tre çanë nëpër kampin e Filistejve dhe mbushën ujë nga pusi i Betlemit që ndodhej te porta; pastaj e morën dhe ia çuan Davidit. Por Davidi nuk desh ta pinte, por e derdhi si libacion përpara Zotit,

19 duke thënë: "Të më ruajë Perëndia nga kryerja e një gjëje të tillë! A mund ta pij unë gjakun e këtyre njerëzve, që kanë rrezikuar jetën e tyre? Sepse e kanë sjellë duke rrezikuar jetën e tyre". Dhe nuk deshi ta pinte. Kështu vepruan këta tre trima.

20 Abishai, vëllai i Joabit, ishte i pari i tre të tjerëve. Ai drejtoi ushtën e tij kundër treqind njerëzve dhe i vrau; kështu u bë i famshëm midis të treve.

21 U bë më i njohur midis të treve dhe për këtë arësye u bë i pari i tyre, por nuk arriti të barazohet me tre të parët.

22 Benajahu, bir i Jehojadit, birit të një trimi nga Kabtseeli, bëri trimëri të madhe. Ai vrau dy heronjtë e Moabit, që ishin si luanë. Zbriti edhe në mes të një sterne, ku vrau një luan një ditë që binte borë.

23 Vrau edhe një Egjiptas vigan, i lartë pesë kubitë, që kishte në dorë një shtizë të ngjashme me shulin e një endësi; por Benajahu i doli kundra me një bastun, i rrëmbeu me forcë nga duart Egjiptasit shtizën dhe e vrau me shtizën e tij.

24 Këto gjëra bëri Benajahu, bir i Jehojadit, dhe u bë i famshëm midis tre trimave.

25 Ishte më i shquari i të tridhjetëve, por nuk arriti të barazoht me tre të parët. Davidi e vuri në krye të rojeve të tij personale.

26 Njerëz të tjerë të fortë dhe trima ishin: Asaheli, vëllai i Joabit, Elhanani, bir i Dodos, nga Betlemi,

27 Shamothi nga Harori, Heletsi nga Peloni,

28 Ira, bir i Ikeshit nga Tekoa, Abiezeri nga Anathothi,

29 Sibekai nga Husha, Ilai, nga Ahoa,

30 Maharai nga Netofa, Heledi, bir i Baanahut nga Netofa;

31 Ithai, bir i Ribait, i Gibeahut të bijve të Beniaminit, Benajahu nga Pirathoni,

32 Hurai nga Nahale-Gaashi, Abieli nga Arbathi,

33 Azmavethi nga Baharumi, Eliahba nga Shaalboni.

34 Bijtë e Hashemit nga Gizoni, Jonathani, bir i Shageut nga Harari,

35 Haiami, bir i Sakarit, nga Harari; Elifali, bir i Urit,

36 Heferi nga Mekrea, Ahijahu nga Paloni,

37 Hetsro nga Karmeli, Naarai, bir i Ezbait,

38 Joeli, vëllai i Nathanit, Mibhari, bir i Hagrit,

39 Amoniti Tselek, Naharai nga Berothi (shqytar i Joabit, birit të Tserujahut),

40 Ira nga Jetheri, Garebi nge Jetheri,

41 Uria, Hiteu, Zabadi, bir i Ahlait,

42 Adina, bir i Shizës, Rubenit (i pari i Rubenitëve) dhe tridhjetë të tjerë bashkë me të,

43 Hanani, bir i Maakahut, Joshafati nga Mithni;

44 Uzia nga Ashtarothi, Shama dhe Jejeli, bij të Hothamit nga Aroeri,

45 Jediaeli, bir i Shimrit dhe Titsiti Joha, vëllai i tij,

46 Elieli nga Mahavimi, Jeribai dhe Joshaviahu, bij të Elnaamit, dhe Ithmah, Moabiti,

47 Elieli, Obedi dhe Jaasieli, Metsobaiti.