Add parallel Print Page Options

Tola, Puvahu, Jashubi, dhe Shimroni, gjithsej katër, ishin bijtë e Isakarit.

Bijtë e Tolit ishin Uzi, Refajahu, Jerieli, Jahmai, Jibsami dhe Shemueli, të parët e shtëpive të tyre atërore. Bijtë e Tolit ishin njerëz të fortë dhe trima në brezat e tyre, numri i tyre, në kohën e Davidit, arriti në njèzet e dy mijë e gjashtëqind veta.

Biri i Uzit ishte Izrahiahu, bijtë e Izrahiahut ishin Mikaeli, Obadiahu, Joeli dhe Ishiahu; që të pesë ishin të parë.

Kishin me vete, sipas brezave të tyre dhe në bazë të shtëpive atërore ushtri gati për luftë dhe që arrinte në tridhjetë e gjashtë mijë ushtarë, sepse kishin një numër të madh bashkëshortesh dhe fëmijësh.

Vëllezërit e tyre, që u përkisnin të gjitha familjeve të ndryshme të Isakarit dhe që ishin regjistruar në gjenealogjinë e tyre, ishin gjithsejt tetëdhjetë e gjashtë mijë njerëz të fortë dhe trima.

Bijtë e Beniaminit ishin Belahu, Bekeri dhe Jediaeli, gjithsej tre.

Bijtë e Belahut ishin Etsboni, Uzi, Uzieli, Jerimothi dhe Iri, pesë të parë të shtëpive të tyre atërore, njerëz të fortë dhe trima dhe ishin të regjistruar në gjenealogjitë në një numër prej njëzet e dy mijë e tridhjetë e katër vetash.

Bijtë e Bekerit ishin Zemirahu, Joashi, Eliezeri, Elioneai, Omri, Jeremothi, Abijahu, Anathothi dhe Alemethi. Të gjithë këta ishin bijtë e Bekerit;

Ata ishin të regjistruar në gjenealogjitë sipas brezave të tyre, si të parë të shtëpive të tyre atërore, njerëz të fortë dhe trima, gjithsej njëzet mijë e dyqind veta.

10 Biri i Jediaelit ishte Bilhani. Bijtë e Bilhanit ishin Jeushi, Beniamini, Ehudi, Kenaanahu, Zethani, Tarshishi dhe Ahishahari.

11 Tërë këta ishin bij të Jediaelit, të parë të shtëpive të tyre atërore, njerëz të fortë dhe trima, gjithsej shtatëmbëdhjetë mijë e dyqind veta gati të nisen për luftë dhe të lufojnë.

12 Shupimi dhe Hupimi ishin bij të Irit; Hushimi ishte bir i Aherit.

13 Bijtë e Neftalit ishin Jahtsieli, Guni, Jetseri, Shalumi, bijtë e Bilhahut.

14 Bijtë e Manasit ishin Asrieli, që konkubina e tij siriane i lindi bashkë me Makirin, atin e Galaadit;

15 Makiri mori një grua për Hupimin dhe Shupimin; emri i motrës së tij ishte Maakah dhe emri i së dytës ishte Zelofehad; Zelofehad lindi vetëm vajza.

16 (Maakah, gruaja e Makirit, lindi një djalë, të cilit i vuri emrin Peresh; vëllai i tij përkundrazi quhej Sheresh dhe bijtë e tij Ulam dhe Rekem.

17 Bedani qe bir i Ulamit. Këta qenë bijtë e Galaadit, birit të Makirit, bir i Manasit.

18 Motra e tij Hamoleketh lindi Ishodin, Abiezerin dhe Mahlahun.

19 Bijtë e Shemidas ishin Ahiani, Shekemi, Likhi dhe Aniami.

20 Bijtë e Efraimit ishin Shuthelahu, bir i të cilit ishte Beredi, bir i të cilit ishte Tahathi, bir i të cilit ishte Eladahu, bir i të cilit ishte Tahathi,

21 bir i të cilit ishte Zabadi, bij të të cilit ishin Shuthekahu, Ezeri, Eleadi, që u vranë nga njerëzit e Gathit, të lindur në vend, sepse kishin dalë për të plaçkitur bagëtinë e tyre.

22 Ati i tyre Efraim i qau për një kohë të gjatë dhe vëllezërit e tij erdhën për ta ngushëlluar.

23 Pastaj hyri te bashkëshortja e tij, që mbeti me barrë dhe i lindi një djalë; dhe ai e quajti Beriah, sepse shtëpia e tij ishte goditur nga fatkeqësia.

24 Ai pati si vajzë Sheerahën që ndërtoi Beth-Horonin e poshtëm dhe të sipërm si edhe Uzen-Sheerahun.

25 I biri ishte Refahu, bashkë me Rescefin, i cili pati si djalè Telahun, që pati si bir Tahanin,

26 bir i të cilit ishte Ladani, bir i të cilit ishte Amihudi, bir i të cilit ishte Elishami,

27 bir i të cilit ishte Nuni, bir i të cilit ishte Jozueu.

28 Pronat dhe banesat e tyre ishin Betheli dhe fshatrat e tij përreth: në lindje Naarani, në perëndim Gezeri me fshatrat e tij përreth dhe Sikemi me fshatrat e tij përreth deri në Gaza me fshatrat e tij përreth.

29 Gjatë kufijve të Manasit ishin: Beth-Sheani me fshatrat e tij përreth, Taanaku me fshatrat e tij përreth, Megidou me fshatrat e tij përreth dhe Dor me fshatrat e tij përreth. Në këto vende banuan bijtë e Jozefit, birit të Izraelit.

30 Bijtë e Asherit ishin Jimnahu, Ishvahu, Ishvi, Beriah dhe motra e tyre Serah.

31 Bijtë e Beriahut ishin Heberi dhe Malkeli, që ishte ati i Birzavithit.

32 Heberit i lindi Jafleti, Shomeri, Hothami dhe motra e tyre Shua.

33 Bijtë e Jafletit ishin Pasaku, Bimhali dhe Ashvathi. Këta ishin bijtë e Jefletit.

34 Bijtë e Shemerit ishin Ahi, Rohagahu, Jehubahu dhe Arami.

35 Bijtë e vëllait të tij Helem ishin Tsofahu, Imna, Sheleshi dhe Amali.

36 Bijtë e Tsofahut ishin Suahu, Harmeferi, Shuali, Beri, Imrahu,

37 Betseri, Hodi, Shama, Shilshahu, Jithrani dhe Beera.

38 Bijtë e Jetherit ishin Jefuneu, Pispahu dhe Ara.

39 Bijtë e Ula ishin Arahu, Anieli dhe Ritsa.

40 Tërë këta ishin bijtë e Aserit, të parët e shtëpive të tyre atërore, njerëz të zgjedhur, të fortë dhe trima, të parë midis princërve. Ata ishin të regjistruar sipas gjenealogjisë në shërbimin ushtarak për të shkuar në luftë; numri i tyre arrinte në njëzet e gjashtë mijë veta.

Beniaminit i lindi Balahu, djali i tij i parë, Ashbeli, i dyti, Anbarahu, i treti,

Nohahu, i katërti dhe Rafa i pesti.

Bijtë e Belahut ishin Adari, Gheri, Abihudi,

Abishua, Naamani, Ahoahu,

Ghera, Shefufani dhe Hurami.

Këta ishin bijtë e Ehudit (që ishin të parët e shtëpive atërore të banorëve të Gebës që u internuan në Manahath):

Naamani, Ahijahu dhe Ghera, që i internoi; atij i lindën Uza dhe Ahihudi.

Shaharaimit i lindën fëmijë në tokën e Moabit, mbasi u nda nga bashkëshortja e tij,

lindi Jobabi, Tsibia, Mesha, Malkami,

10 Jeutsi, Shakia dhe Mirmah. Këta ishin bijtë e tij, të parët e shtëpive të tyre atërore.

11 Nga Hushimi lindën Abitubi dhe Elpaali.

12 Bijtë e Elpaalit ishin Eberi, Mishami, Shemedi, që ndërtoi Onon, Lodin dhe fshatrat përreth,

13 Beria dhe Shema, që ishin të parët e shtëpive atërore të banorëve të Ajalonit dhe që i bënë të ikin me vrap banorët e Gathit.

14 Ahio, Shashaku, Jeremothi,

15 Zebadiahu, Aradi, Ederi,

16 Mikaeli, Ishpahu, Joha ishin bijtë e Beriahut.

17 Zebadiahu, Meshulami, Hizki, Heberi,

18 Ishmerai, Jizliahu dhe Jobabi ishin bijtë e Elpaalit,

19 Jakimi, Zikri, Zabdi,

20 Elianai, Tsilethaj, Elieli,

21 Adajahu, Berajahu dhe Shimrathi ishin bijtë e Shimeit.

22 Ishpani, Eberi, Elieli,

23 Abdoni, Zikri, Hanani,

24 Hananiahu, Elami, Anthothijahu,

25 Ifdejahu dhe Penueli ishin bijtë e Shashakut.

26 Shamsherai, Shehariahu, Athaliahu,

27 Jaareshiahu, Elijahu dhe Zikri ishin bijtë e Jerohamit.

28 Këta ishin të parët më të rëndësishëm të shtëpive atërore në brezat e tyre; ata banonin në Jeruzalem.

29 I ati i Gabaonit banonte në Gabaon dhe gruaja e tij quhej Maakah.

30 I parëlinduri i tij ishte Abdoni; pastaj i lindën Tsuri, Kishi, Baali dhe Nadabi,

31 Gedori, Ahio, Zekeri,

32 dhe Miklothi të cilit i lindi Shimeahu. Edhe këta banuan përballë vëllezërve të tyre në Jeruzalem bashkë me vëllezërit e tyre.

33 Nerit i lindi Kishi; Kishit i lindi Sauli, Saulit i lindi Jonathani, Malkishua, Abinadabi dhe Eshbaali.

34 I biri i Jonathanit ishte Merib-Baali. Merib-Baalit i lindi Mikahu.

35 Bijtë e Mikahut ishin Pitoni, Meleku, Taarea dhe Ashazi.

36 Ashazit i lindi Jeoadahu; Jeoadahut i lindën Amekethi, Azmavethi dhe Zimri; Zimrit i lindi Motsa.

37 Motsas i lindi Binea, bir i të cilit ishte Rafahu, bir i të cilit ishte Eleasahu, bir i të cilit ishte Atseli.

38 Atseli pati gjashtë bij, emrat e të cilëve ishin: Azrikam, Bokeru, Ishmael, Sheariah, Obadiah dhe Hanan. Tërë këta ishin bij të Atselit.

39 Bijtë e Eshekut, vëllait të tij, ishin Ulami, djali i parë, Jeushi i dyti, dhe Elifeleti, i treti.

40 Bijtë e Ulamit ishin njerëz të fortë dhe trima, harkëtarë të mirë; ata patën shumë bij e nipër, njëqind e pesëdhjetë. Tërë këta ishin trashëgimtarë të Beniaminit.

Kështu tërë Izraelitët u regjistruan sipas gjenealogjive dhe u shkruan në librin e mbretërve të Izraelit. Por Juda u internua në Babiloni për shkak të mosbesnikërisë së tij.

Tani banorët e parë që u vendosën rishtas në pronat e tyre, në qytetet e tyre, ishin Izraelitët, priftërinj, Levitë dhe Nethinej.

Në Jeruzalem u vendosën disa nga bijtë e Judës, nga bijtë e Beniaminit dhe nga bijtë e Efraimit dhe të Manasit:

Uthai, bir i Amihudit, bir i Omrit, bir i Imrit, bir i Banit nga pasardhësit e Peretsit, birit të Judës.

Nga Shilonitët: Asajahu, djali i parë dhe bijtë e tij.

Nga bijtë e Zerahut: Jeueli dhe vëllezërit e tij, gjithsej gjashtëqind e nëntëdhjetë veta.

Nga bijtë e Beniaminit: Salu, bir i Meshulamit, birit të Hodavias, birit të Hasenahit;

Ibnejahu, bir i Jerohamit, Elahu, bir i Uzit, birit të Mikrit, dhe Meshulami, bir i Shefatiahut, birit të Reuelit, që ishte bir i Ibnijahut;

vëllezërit e tyre, sipas brezave të tyre, ishin nëntëqind e pesëdhjetë e gjashtë veta. Tërë këta ishin të parë të një shtëpie atërore në shtëpitë e tyre atërore.

10 Nga priftërinjtë: Jedajahu, Jehojaribi dhe Jakini,

11 Azariahu, bir i Hilkiahut, bir i Meshullamit, bir i Tsadokut, bir i Merajothit, bir i Ahitubit, që ishte oficer në krye të shtëpisë së Perëndisë,

12 Adajahu, bir i Jerohamit, bir i Pashurit, bir i Malkijahut; Maasi, bir i Adielit, bir i Jahzerahut, bir i Meshulamit, bir i Meshillemithit, bir i Imerit;

13 dhe vëllezërit e tyre të parë të shtëpive të tyre atërore, një mijë e shtatëqind e gjashtëdhjetë veta, njerëz shumë të shkathët në shërbim të shtëpisë së Perëndisë.

14 Nga Levitët: Shemajahu, bir i Hasshubit, bir i Azrikamit, bir i Hashabiahut, të bijve të Merarit;

15 Bakbakari, Hereshi, Galali, Mataniahu, bir i Mikahut, bir i Zikrit, bir i Asafit;

16 Obadiahu, bir i Shemajahut, bir i Galalit, bir i Jeduthunit; Berakiahu, bir i Asas, bir i Elkanahut, që banonte në fshatrat e Netofathitëve.

17 Derëtarët ishin Shallumi, Akubi, Talmoni, Ahimani dhe vëllezërit e tyre; Shalumi ishte i pari i tyre.

18 Ata kanë mbetur deri tani derëtarë të kampit të bijve të Levit në portën e mbretit, në drejtim të lindjes.

19 Shalumi, bir i Koreut, bir i Ebiasafit, bir i Korahut, dhe vëllezërit e tij, Korahitët, nga shtëpia e atit të tij, ishin të ngarkuar me punën e shërbimit, si derëtarë të tabernakullit; etërit e tyre ishin caktuar në kampin e Zotit si derëtarë.

20 Finehasi, bir i Eleazarit, kishte qenë në të kaluarën i pari i tyre; dhe Zotit ishte me të.

21 Zakaria, bir i Meshelemiahut, ishte derëtar në hyrjen e çadrës së mbledhjeve.

22 Tërë ata që u zgjodhën si derëtarë ishin dyqind e dymbëdhjetë veta; ata ishin të regjistruar sipas gjenealogjive në fshatrat e tyre. Davidin dhe Samuelin shikuesi i kishte vendosur në zyrën e tyre.

23 Ata dhe bijtë e tyre mbanin përgjegjësinë e ruajtjes së portave të shtëpisë së Zotit, domethënë të shtëpisë së tabernakullit, si derëtarë.

24 Kishte derëtarë në të katër pikat e horizontit: në lindje, në perëndim, në veri dhe në jug.

25 Vëllezërit e tyre, që banonin në fshatrat e tyre, duhet të vinin herë pas here për të qëndruar me ta shtatë ditë,

26 sepse katër derëtarët kryesorë, që ishin Levitë, ishin gjithnjë në detyrë. Ata merreshin gjithashtu me mbikqyrjen e dhomave dhe të thesarëve të shtëpisë së Perëndisë;

27 banonin në afërsitë e shtëpisë së Perëndisë, sepse atyre u ishte besuar ruajtja e saj, si dhe hapja e saj çdo mëngjes.

28 Disa prej tyre ishin përgjegjës për objektet që përdoreshin në shërbimin e tempullit, dhe ata i numëronin kur i çonin brenda dhe kur i çonin jashtë.

29 Të tjerë përkundrazi ishin ngarkuar me ruajtjen e mobiljeve, të gjithë veglave, të majës së miellit, të verës, të vajit, të temjanit dhe të aromave.

30 Disa bij të priftërinjve përgatisnin melhemin e aromave.

31 Matithiahu, një prej Levitëve, i parëlinduri i Shalumit, Korahiti, ishte përgjegjës për gjërat që gatuheshin në tigane.

32 Disa nga vëllezërit e tyre midis Kehathitëve ishin të ngarkuar përkundrazi të përgatisnin çdo të shtunë bukët e paraqitjes.

33 Këta ishin këngëtarë, të parë të shtëpive atërore të Levitëve, që banonin në dhomat e tempullit; ata ishin të përjashtuar nga çdo shërbim tjetër, sepse ishin të zënë ditë e natë me punën e tyre.

34 Këta ishin të parët e shtëpive atërore të Levitëve, të parë sipas brezave të tyre; ata banonin në Jeruzalem.

35 Në Gabaon banonin Jejeli, ati i Gabaonit, gruaja e të cilit quhej Maakah.

36 I parëlinduri i tij ishte Abdoni, pastaj erdhën Tsuri, Kishi, Baali, Neri, Nadabi,

37 Gedori, Ahio, Zakaria dhe Miklothi.

38 Miklothit i lindi Shimeami. Edhe këta banonin përballë vëllezërve të tyre në Jeruzalem së bashku me vëllezërit e tyre.

39 Nerit i lindi Kishi, Kishit i lindi Sauli dhe Saulit i lindën Jonathani, Malkishua, Abinadabi dhe Eshbaali.

40 Biri i Jonathanit ishte Merib-Baali dhe Merib-Baalit i lindi Mikahu.

41 Bijtë e Mikahut ishin Pitoni, Meleku, Tahrea dhe Ashazi.

42 Ashazit i lindi Jarahu; Jarahut i lindën Alemethi, Azmavethi dhe Zimri, Zimrit i lindi Motsa.

43 Motsas i lindi Binea, bir i të cilit ishte Refaihu, bir i të cilit ishte Eleasahu, bir i të cilit ishte Atseli.

44 Atseli pati gjashtë djem, dhe këta ishin emrat e tyre: Azriksani, Bokeru, Ismaeli, Sheariahu, Obadiahu dhe Hanani. Këta qenë bijtë e Atselit.

22 Të nesërmen turma, që kishte mbetur në bregun tjetër të detit, pa se atje nuk kishte tjetër përveç një barke të vogël, në të cilën kishin hipur dishepujt e Jezusit, dhe që ai nuk kishte hipur me ta, dhe që dishepujt e tij ishin nisur vetëm;

23 ndërkaq kishin ardhur barka të tjera nga Tiberiada, afër vendit ku kishin ngrënë bukë, pasi Zoti kishte falënderuar.

24 Turma, kur pa se Jezusi nuk ishte më atje dhe as dishepujt e tij, hipi edhe ajo nëpër barka dhe erdhi në Kapernaum, duke kërkuar Jezusin.

25 Kur e gjetën përtej detit i thanë: “Mësues, kur erdhe këtu?”

26 Jezusi u përgjigj dhe tha: “Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them se ju më kërkoni jo pse patë shenja, por sepse keni ngrënë nga bukët dhe keni qenë të ngopur.

27 Mos punoni për ushqimin që prishet, por për ushqimin që mbetet për jetë të përjetshme, të cilin do t’jua japë Biri i njëriut, sepse mbi të Ati, domethënë Perëndia, vuri vulën e tij.”

28 Atëherë e pyetën: “Çfarë duhet të bëjmë për të kryer veprat e Perëndisë?.”

29 Jezusi u përgjigj dhe u tha atyre: “Kjo është vepra e Perëndisë: të besoni në atë që ai ka dërguar.”

30 Atëherë ata i thanë: “Çfarë shenjë bën ti, pra, që ne ta shohim e ta besoj-më? Ç’vepër po kryen?

31 Etërit tanë hëngrën manën në shkretëtirë, siç është shkruar: "Ai u dha të hanë bukë nga qielli".”

32 Atëherë Jezusi u tha atyre: “Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them se jo Moisiu jua ka dhënë bukët nga qielli, por Ati im ju jep bukën e vërtetë nga qielli.

33 Sepse buka e Perëndisë është ai që zbret nga qielli dhe i jep jetë botës.”

34 Atëhere ata i thanë: “Zot, na jep gjithmonë atë bukë.”

35 Dhe Jezusi u tha atyre: “Unë jam buka e jetës; kush vjen tek unë nuk do të ketë më kurrë uri dhe kush beson në mua, nuk do të ketë më kurrë etje.

36 Por unë jua thashë: ju më keni parë, por nuk besoni.

37 Gjithçka që më jep Ati do të vijë tek unë; dhe atë që vjen tek unë, unë nuk do ta nxjerr jashtë kurrë,

38 sepse unë kam zbritur nga qielli jo për të bërë vullnetin tim, por vullnetin e atij që më ka dërguar.

39 Ky është vullneti i Atit që më ka dërguar: që unë të mos humbas asgjë nga të gjitha ato që ai më ka dhënë, por t’i ringjall në ditën e fundit.

40 Ky, pra, është vullneti i atij që më ka dërguar: që kushdo që sheh Birin dhe beson në të, të ketë jetë të përjetshme, dhe unë do ta ringjall atë në ditën e fundit.”

41 Judenjtë, pra, murmurisnin për të, sepse kishte thënë: “Unë jam buka që zbriti nga qielli,”

42 dhe thoshnin: “Vallë, a nuk është ky Jezusi, biri i Jozefit, të cilit ia njohim babanë dhe nënën? Si thotë, pra, ky: "Unë zbrita nga qielli"?.”

43 Atëherë Jezusi u përgjigj dhe u tha atyre: “Mos murmurisni midis jush.

44 Askush nuk mund të vijë tek unë, po qe se Ati që më ka dërguar nuk e tërheq dhe unë do ta ringjall atë në ditën e fundit.

Read full chapter