Añadir traducción en paralelo Imprimir Opciones de la página

Bijtë e Judës ishin Peretsi, Hetsroni, Karmi, Huri dhe Shobali.

Reajahut, birit të Shobalit, i lindën Ahumai dhe Lahadi. Këto ishin familjet e Tsorathejve;

Këta ishin bijtë e atit të Etamit: Jezreeli, Ishma dhe Idbashi; motra e tyre quhej Hatselelponi.

Penueli ishte ati i Gedorit; Ezeri ishte ati i Hushahut. Këta ishin bijtë e Hurit, të parëlindurit të Efratahut, atit të Betlemit.

Ashuri, ati i Tekoas, pati dy bashkëshorte, Helahën dhe Naarahën.

Naaraha i lindi Ahuzamin, Heferin, Tememin dhe Ahashtarin. Këta ishin bijtë e Naarahës.

Bijtë e Helahës ishin Tserethi, Tsohari dhe Ethnani.

Kotzit i lindën Anubi, Cobe-Tsobebahu dhe familjet e Aharhelit, birit të Harumit.

Jabetsin e nderonin më tepër se vëllezërit; e ëma i kishte vënë emrin Jabets, sepse thoshte: "E polla me dhimbje".

10 Jabetsi kërkoi ndihmën e Perëndisë të Izraelit, duke thënë: "Oh, sikur të më bekoje dhe zgjeroje kufijtë e mi, dhe dora jote të ishte me mua dhe të më ruante nga e keqja që të mos vuaj!". Dhe Perëndia i dha atë që kishte kërkuar.

11 Kelubit, vëllait të Shulahut, i lindi Mehiti, që ishte ati i Eshtonit.

12 Eshtonit i lindën Beth-Rafa, Paseahu dhe Tehinahu, ati i Ir-Nahashit. Këta ishin burrat e Rehahut.

13 Bijtë e Kenazit ishin Othnieli dhe Serajahu. Bijtë e Othnielit ishin Hathathi,

14 dhe Meonathai prej të cilit lindi Ofrahu. Serajahut i lindi Joabi, ati i banorëve të luginës së artizanëve, sepse ishin artizanë.

15 Bijtë e Kalebit, bir i Jefunehut, ishin Iru, Elahu dhe Naami. Kenazi ishte bir i Elahut.

16 Bijtë e Jehaleleelit ishin Zifi, Zifahu, Tiria dhe Asareeli.

17 Bijtë e Ezrahut ishin Jetheri, Meredi, Eferi dhe Jaloni. Bashkëshortja e Meredit lindi Miriamin, Shamain dhe Ishbahun, atin e Eshtemoas.

18 (Gruaja e tij Jehudijah lindi Jeredin, atin e Gedorit, Heberin, atin e Sokohit dhe Jekuthielin, atin e Zanoahut). Këta qenë bijtë e Bithiahut, e bijës së Faraonit, që Meredi kishte marrë për grua.

19 Bijtë e gruas së Hodihajut, motër e Nahamit, ishin ati i Keliahut, Garmeui, dhe Eshtemoa, Maakatheu.

20 Bijtë e Shimonit ishin Amoni, Rinahu, Benhanani dhe Tiloni. Bijtë e Ishit ishin Zohethi dhe Ben-Zohethi.

21 Bijtë e Shelahut, birit të Judës, ishin Eri, ati i Lekahut, Laadahu, ati i Mareshahut, dhe familjet e shtëpisë së punonjësve të endjes së lirit të Beth-Ashbeas.

22 Jokimi dhe njerëzia e Kozebës, Joasi dhe Safari, që sunduan në Moab, dhe Jashubi-Lehemi. Por këto fakte janë të vjetra.

23 Ata ishin poçarë dhe banonin në Netaim dhe në Gederah; banonin aty bashkë me mbretin dhe ishin në shërbim të tij.

24 Bijtë e Simeonit ishin Jemueli, Jamini, Jaribi, Zerahu dhe Shauli,

25 bir i të cilit ishte Shalumi, bir i të cilit ishte Mibsami, bir i të cilit ishte Mishma.

26 Bijtë e Mishmas ishin i biri Hamuel, bir i të cilit ishte Zakuri, bir i të cilit ishte Shimei.

27 Shimei pati gjashtëmbëdhjetë djem e gjashtë vajza; por vëllezërit e tij nuk patën shumë fëmijë; dhe fisi i tyre nuk u shtua si ai i bijve të Judës.

28 Ata u vendosën në Beer-Sheba, në Moladah, në Hatsar-Shual,

29 në Bilbah, në Etsem, në Tolad,

30 në Bethuel, në Hormah, në Tsiklag,

31 në Beth-Markaboth, në Hatsar-Susim, në Beth-Biri dhe në Shaaraim. Këto ishin qytetet e tyre, deri në mbretërinë e Davidit.

32 Fshatrat e tyre ishin Etami, Aini, Rimoni, Tokeni dhe Ashani: pesë qytete,

33 si dhe tërë fshatrat që ishin rreth këtyre qyteteve, deri në Baal. Këto ishin banesat e tyre, dhe ata ruajtën gjenealogjinë e tyre;

34 Meshobabi, Jamleku, Joshahi, bir i Amatsiahut,

35 Joeli dhe Jehu, bir i Joshibiahut, bir i Serajahut, bir i Asielit,

36 Elioneai, Jaakobahu, Jeshohajai, Asajahu, Adieli, Jesimieli dhe Benajahu,

37 Ziza, bir i Shifit, bir i Alonit, bir i Jedajahut, bir i Shimrit, bir i Shemajahut.

38 Këta, që u përmendën në emër, ishin princër në familjet e tyre dhe shtëpitë e tyre atërore u rritën shumë.

39 Shkuan drejt hyrjes së Gedorit deri në perëndim të luginës për të kërkuar kullota për kopetë e tyre.

40 Gjetën kullota të bollshme dhe të mira, dhe vendi ishte i gjërë, i qetë, sepse më parë banonin aty pasuesit e Kamit.

41 Ata që u përmendën me emër, në kohën e Ezekias, mbretit të Judës, erdhën dhe i sulmuan çadrat e tyre dhe Menuitët, që gjendeshin aty, dhe i shfarosën krejt deri në ditën e sotme; pastaj u vendosën në vendin e tyre, sepse aty kishte kullota për kopetë e tyre.

42 Pastaj disa prej tyre, pesëqind burra nga bijtë e Simeonit, shkuan në malin Seir të udhëhequr nga Pelatiahu, Neariahu dhe Uzieli, bij të Ishit.

43 Pastaj ata vranë mbeturinat e Amalekitëve që kishin shpëtuar dhe banuar deri ditën e sotme atje.

Bijtë e Rubenit, të parëlindurit të Izraelit. Ai ishte me të vërtetë i parëlinduri, por me qenë se kishte përdhosur shtratin e të atit, parëbirnia iu dha bijve të Jozefit, birit të Izraelit; kështu gjenealogjia nuk jepet në bazë të parëbirnisë.

Ndonëse Juda mbizotëroi mbi vëllezërit e tij dhe nga ai rrodhi një shef, e drejta e parëbirnisë i takonte Jozefit.

Bijtë e Rubenit, të parëlindurit të Izraelit, ishin Hanoku, Pallu, Hetsroni dhe Karmi.

Bijtë e Joelit ishin Shemejahu, bir i të cilit ishte Gogu, bir i të cilit ishte Shimei,

bir i të cilit ishte Mikahu, bir i të cilit ishte Reajahi, bir i të cilit ishte Baali,

bir i të cilit ishte Beerahu, që u çua në robëri nga Tilgath-Pilneseri, mbret i Asirisë. Ai ishte princ i Rubenitëve.

Vëllezërit e tij, sipas familjeve të tyre, ashtu siç janë rreshtuar në gjenealogjinë sipas brezave të tyre, ishin i pari Jejeli, pastaj Zakaria,

Bela, bir i Azazit, birit të Shemas, i cili ishte bir i Joelit, që banonte në Aroer dhe deri në Nebo dhe në Baal-Meon.

Dhe ata u vendosën në perëndim duke arritur deri në fillim të shkretëtirës, nga kjo anë e lumit Eufrat, sepse bagëtia e tyre ishte shumëzuar në vendin e Galaadit.

10 Në kohën e Saulit ata u shpallën luftë Hagarenëve, të cilët i mundën; pastaj u vendosën në çadrat e tyre, të ngritura në tërë pjesën në perëndim të Galaadit.

11 Bijtë e Gadit banonin përballë tyre në vendin e Bashanit, deri në Salkah.

12 Joeli ishte i pari i tyre, i dyti ishte Shafami, pastaj vinin Janai dhe Shafati në Bashan.

13 Vëllezërit e tyre, sipas shtëpive atërore të tyre, ishin: Mikaeli, Meshulami, Sheba, Jorai, Jakani, Zia dhe Eberi, gjithsej shtatë.

14 Ata ishin bij të Abihailit, birit të Hurit, birit të Jaroahut, birit të Galaadit, birit të Mikaelit, birit të Jesishait, birit të Jahdos, birit të Buzit;

15 Ahi, bir i Abdielit, birit të Gunit, ishte i pari i shtëpisë së tyre prindërore.

16 Ata banonin në Galaad dhe në Bashan, në fshatrat e tij dhe në të gjitha tokat për kullotë të Sharonit deri atje ku shtriheshin.

17 Të gjitha këto toka u regjistruan në listat gjenealogjike të përpiluara në kohën e Jothamit, mbretit të Judës, dhe në kohën e Jeroboamit, mbretit të Izraelit.

18 Bijtë e Rubenit, Gaditët dhe gjysma e fisit të Manasit kishin dyzet e katër mijë e shtatëqind e gjashtëdhjetë njerëz trima, njerëz që mbanin mburoja dhe shpata, përdornin harkun dhe ishin të stërvitur të bënin luftë dhe të gatshëm të shkonin të luftonin.

19 Ata u shpallën luftë Hagarenëve, Jeturëve, Nafishëve dhe Nodabëve.

20 Ata u ndihmuan kundër tyre, sepse gjatë betejës i thirrën Perëndisë, që e dëgjoi lutjen e tyre, sepse ata kishin pasur besim tek ai; kështu Hagarenët dhe tërë ata që ishin bashkë me ta u dorëzuan në duart e tyre.

21 Pastaj ata muarrën bagëtinë e tyre: pesëdhjetë mijë deve, dyqind e pesëdhjetë mijë dele, dy mijë gomarë dhe njëqind mijë njerëz.

22 Në të vërtetë shumë njerëz ranë të vrarë, sepse këtë luftë e kishte dashur Perëndia. Ata u vendosën pastaj në vendin e tyre deri sa ranë në robëri.

23 Kështu bijtë e gjysmës së fisit të Manasit banuan në vend; ata u shtrinë nga Bashani deri në Baal-Hermon, në Senir dhe në malin Hermon.

24 Këta ishin krerët e shtëpive të tyre atërore: Eferi, Ishi, Elieli, Azrieli, Jeremia, Hodavia dhe Jahdieli, njerëz të fortë dhe trima, njerëz të famshëm, krerë të shtëpive të tyre atërore.

25 Por ata u treguan jobesnikë ndaj Perëndisë të etërve të tyre dhe u kurvëruan, duke shkuar pas perëndive të popujve të vendit që Perëndia kishte shkatërruar para tyre.

26 Prandaj Perëndia i Izraelit nxiti frymën e Pulit, mbretit të Asirisë, domethënë frymën e Tilgath-Pilniserit, mbretit të Asirisë, që internoi Rubenitët, Gaditët dhe gjysmën e fisit të Manasit, dhe i vendosi në Halah, në Habor, në Hara dhe pranë lumit të Gozanit, ku gjenden edhe sot.

Bijtë e Levit ishin Gershomi, Kehathi dhe Merari.

Bijtë e Kehathit ishin Amrami, Itshari, Hebroni dhe Uzieli.

Bijtë e Amramit ishin Aaroni, Moisiu dhe Miriami. Bijtë e Aaronit ishin Nadabi, Abihu, Eleazari dhe Ithamari.

Eleazarit i lindi Finehasi; Finehasit i lindi Abishua;

Abishuas i lindi Buki; Bukit i lindi Uzi.

Uzit i lindi Zerahiahu; Zerahiahut i lindi Merajothi;

Merajothit i lindi Amariahu; Amariahut i lindi Ahitubi;

Ahitubit i lindi Tsadoku; Tsadokut i lindi Ahimaatsi.

Ahimaatsit i lindi Azariahu; Azariahut i lindi Johanani.

10 Johananit i lindi Azariahu (ai shërbeu si prift në tempullin që Salomoni ndërtoi në Jeruzalem);

11 Azariahut i lindi Amariahu; Amariahut i lindi Ahitubi;

12 Ahitubit i lindi Tsadoku; Tsadokut i lindi Shalumi;

13 Shalumit i lindi Hilkiahu; Hilkiahut i lindi Azariahu;

14 Azariahut i lindi Serajahu; Serajahut i lindi Jehotsadaku;

15 Jehotsadaku shkoi në mërgim, kur Zoti çoi në robëri Judën dhe Jeruzalemin me anë të Nebukadnetsarit.

16 Bijtë e Levit ishin Gershomi, Kehathi dhe Merari.

17 Këta janë emrat e bijve të Gershomit: Libni dhe Shimei.

18 Bijtë e Kehathit ishin Amrami, Itshari, Hebroni dhe Uzieli.

19 Bijtë e Merarit ishin Mahli dhe Mushi. Këto janë familjet e Levit, sipas etërve të tyre.

20 Gershomi pati si djalë Libnin, bir i të cilit ishte Jahathi, bir i të cilit ishte Zimahu,

21 bir i të cilit ishte Joabi, bir i të cilit ishte Ido, biri të cilit ishte Zerahu, bir i të cilit ishte Jeatherai.

22 Bijtë e Kehathit ishin Aminadabi, bir i të cilit ishte Koreu, bir i të cilit ishte Asiri,

23 bir i të cilit ishte Elkanahu, bir i të cilit ishte Ebiasaf, biri të cilit ishte Asiri,

24 bir i të cilit ishte Tahathi, bir i të cilit ishte Uriel, biri të cilit ishte Uziahu, bir i të cilit ishte Shauli.

25 Bijtë e Elkanahut ishin Amasai dhe Ahimothi,

26 bir i të cilit ishte Elkanah, bir i të cilit ishte Cofaj, biri i të cilit ishte Nahathi,

27 biri i të cilit ishte Eliab, bir i të cilit ishte Jerohami, bir i të cilit ishte Elkanahu.

28 Bijtë e Samuelit ishin Joeli, i parëlinduri, dhe Abia, i dyti.

29 Bijtë e Merarit ishin Mahli, bir i të cilit ishte Libni, bir i të cilit ishte Shimei, bir i të cilit ishte Uzahu,

30 bir i të cilit ishte Shimea, bir i të cilit ishte Haghiah, bir i të cilit ishte Asajahu.

31 Këta janë ata që Davidi caktoi për shërbimin e këngës në shtëpinë e Zotit, mbasi iu gjet një vend prehjeje arkës.

32 Ata ushtruan shërbimin e tyre me këngë përpara tabernakullit të çadrës së mbledhjes, deri sa Salomoni ndërtoi shtëpinë e Zotit në Jeruzalem; dhe shërbenin sipas rregullores që u ishte caktuar.

33 Këta janë ata që kryenin shërbimin dhe këta bijtë e tyre: Nga bijtë e Kehathitit ishte Hemani, këngëtari, bir i Joelit, bir i Samuelit,

34 bir i Elkanahut, bir i Jerohamit, bir i Elielit, bir i Toahut,

35 bir i Tsufit, bir i Elkanahut, bir i Mahathit, bir i Amasait,

36 bir i Elkanahut, bir i Joelit, bir i Azariahut, bir i Sofonias,

37 bir i Tahathit, bir i Asirit, bir i Ebiasafit, bir i Koreut,

38 bir i Itsharit, bir i Kehathit, bir i Levit, bir i Izraelit.

39 Pastaj vinte i vëllai Asaf, që rrinte në të djathtë të tij; Asafi, bir i Berekiahut, bir i Shimeut,

40 bir i Mikaelit, bir i Baasejahut, bir i Malkijahut,

41 bir i Ethnit, bir i Zerahut, bir i Adajahut,

42 bir i Ethanit, bir i Zimahut, bir i Shimeit,

43 bir i Jahathit, bir i Ghershomit, bir i Levit.

44 Bijtë e Merarit, vëllezërit e tyre, qëndronin në të majtë dhe ishin Ethsani, bir i Kishit, bir i Abdiut, bir i Mallukut,

45 bir i Hadshabiahut, bir i Amatsiahut, bir i Hilkiahut,

46 bir i Amtsit, bir i Banit, bir i Shemerit,

47 bir i Mahlit, bir i Mushit, bir i Merarit, bir i Levit.

48 Vëllezërit e tyre, Levitët, ishin caktuar për çdo lloj shërbimi në tabernakullin e shtëpisë së Perëndisë.

49 Por Aaroni dhe bijtë e tij ofronin flijime mbi altarin e olokausteve dhe mbi altarin e temjanit, duke e bërë gjithë shërbimin në vendin shumë të shenjtë, dhe për të bërë shlyerjen për Izraelin, sipas gjithë atyre që kishte urdhëruar Moisiu, shërbëtor i Perëndisë.

50 Këta ishin bijtë e Aaronit: Eleazari, bir i të cilit ishte Finehasi, bir i të cilit ishte Abishua,

51 bir i të cilit ishte Buki, bir i të cilit ishte Uzi, bir i të cilit ishte Zerahiah,

52 bir i të cilit ishte Merajothi, bir i të cilit ishte Amariahu, bir i të cilit ishte Ahitubi,

53 bir i të cilit ishte Tsadoku, bir i të cilit ishte Ahimaatsi.

54 Këto ishin vendet e banesave të tyre, sipas ngulimeve të tyre në territoret e tyre, që iu dhanë me short bijve të Aaronit të familjes së Kehathitëve;

55 atyre iu dha Hebroni në vendin e Judës me tokat përreth për të kullotur;

56 por arat e qyteti dhe fshatrat e tij iu dhanë Kalebit, birit të Jefunehut.

57 Bijve të Aaronit iu dha Hebroni, një ndër qytetet e strehimit, Libnahu me tokat e tij për kullotë, Jatiri, Eshteoma me tokat e tij për kullotë,

58 Hileni me tokat e tij për kullotë, Debiri me tokat e tij për kullotë,

59 Ashani me tokat e tij për kullotë, Beth-Semeshu me tokat e tij për kullotë.

60 Nga fisi i Beniaminëve morën Gebën me tokat e tij për kullotë, Alemethin me tokat e tij për kullotë dhe Anathothin me tokat e tij për kullotë. Të gjitha qytetet që u ndanë midis familjeve të tyre ishin gjithsej trembëdhjetë.

61 Pjesës tjetër të bijve të Kehathit iu dhanë me short dhjetë qytete nga ana e familjes së fisit, që iu morën gjysmës së fisit, domethënë nga gjysma e fisit të Manasit.

62 Bijve të Ghershomit, sipas familjeve të tyre, iu dhanë trembëdhjetë qytete, që iu morën fisit të Isakar, nga fisi i Asherit, fisit të Neftalit dhe fisit të Manasët në Bashanit.

63 Bijve të Merarit, sipas familjeve të tyre, iu dhanë me short dymbëdhjetë qytete, që iu morën fisit të Rubenit, fisit të Gadit dhe fisit të Zabulonit.

64 Kështu bijtë e Izraelit u dhanë Levitëve këto qytete bashkë me toket e tyre për kullotë.

65 Ata ua dhanë me short këto qytete, që janë përmëndur me emrin dhe që u janë marrë fisit të bijve të Judës, fisit të bijve të Simeonit dhe fisit të bijve të Beniaminit.

66 Disa familje të bijve të Kehathit patën qytete në territorin që iu caktua atyre dhe që u morën nga fisi i Efraimit.

67 Ata u dhanë atyre edhe Sikemin, një ndër qytetet e strehimit, me tokat e tij për kullotë në krahinën malore të Efraimit, dhe Ghezerin me tokat e tij për kullotë,

68 Jokmeamin me tokat e tij për kullotë, Beth-Horonin me tokat e tij për kullotë,

69 Ajalonin me tokat e tij për kullotë, Gath-Rimonin me tokat e tij për kullotë.

70 Dhe nga gjysma e fisit të Manasit, Anerin me tokat e tij për kullotë, Bileamin me tokat e tij për kullotë iu dha pjesës tjetër së familjes së bijve të Kehathit.

71 Bijve të Gershonit iu dhanë, duke i marrë nga familja e gjysmës së fisit të Manasit, Golanin në Bashan me tokat e tij për kullotë dhe Ashtarothin me tokat e tij për kullotë.

72 Nga fisi i Isakarit: Kedeshi me tokat e tij për kullotë, Daberathi me tokat e tij për kullotë,

73 Ramothi me tokat e tij për kullotë dhe Anemi me tokat e tij për kullotë.

74 Nga fisi i Asherit: Mashalin me tokat e tij për kullotë, Abdonin me tokat e tij për kullotë,

75 Hukokun me tokat e tij për kullotë dhe Rehobin me tokat e tij për kullotë.

76 Nga fisi i Neftalit: Kedeshin në Galile me tokat e tij për kullotë, Hamonin me tokat e tij për kullotë dhe Kirjathaimin me tokat e tij për kullotë.

77 Bijve të tjerë të Merarit iu dhanë, nga fisi i Zabulonit, Rimonin me tokat e tij për kullotë dhe Taborin me tokat e tij për kullotë.

78 Matanë Jordanit, pranë Jerikos, në lindje të Jordanit, nga fisi i Rubenit: Betserin në shkretëtirë me tokat e tij për kullotë dhe Jahatsahu me tokat e tij për kullotë,

79 Kedemothi me tokat e tij për kullotë dhe Mefaathi me tokat e tij për kullotë.

80 Nga fisi i Gadit: Ramothi në Galaad me tokat e tij për kullotë, Mahanbim me tokat e tij për kullotë,

81 Heshboni me tokat e tij për kullotë dhe Jazeri me tokat e tij për kullotë.

Pas këtyre gjërave, Jezusi kaloi përtej detit të Galilesë, domethënë të Tiberiadës.

Dhe një turmë e madhe e ndiqte, sepse shikonte shenjat që ai bënte mbi të lënguarit.

Por Jezusi u ngjit mbi malin dhe atje u ul me dishepujt e tij.

Dhe Pashka, festa e Judenjve ishte afër.

Jezusi, pra, i ngriti sytë dhe, duke parë se një turmë e madhe po vinte tek ai, i tha Filipit: “Ku do të blejmë bukë që këta të mund të hanë?.”

Por ai e thoshte këtë për ta vënë në provë, sepse ai e dinte ç’do të bënte.

Filipi iu përgjigj: “Dyqind denarë bukë nuk do të mjaftojnë për ata, që secili prej tyre mund të ketë një copë.”

Andrea, i vëllai i Simon Pjetrit, një nga dishepujt e tij, i tha:

“Këtu është një djalosh që ka pesë bukë elbi dhe dy peshq të vegjël; por ç’janë këto për aq njerëz?.”

10 Dhe Jezusi tha: “Bëjini njerëzit të ulen!.” Por në atë vend kishte shumë bar. Njerëzit, pra, u ulën dhe ishin në numër rreth pesë mijë.

11 Pastaj Jezusi mori bukët dhe, pasi falenderoi, ua ndau dishepujve dhe dishepujt njerëzve të ulur; të njëjtën gjë bënë edhe me peshqit, aq sa deshën.

12 Dhe mbasi ata u ngopën, Jezusi u tha dishepujve të vet: “Mblidhni copat që tepruan, që të mos shkojë dëm asgjë.”

13 I mblodhën, pra, dhe mbushën dymbëdhjetë shporta me copa nga ato pesë bukë prej elbi që u tepruan atyre që kishin ngrënë.

14 Atëherë njerëzit, kur panë shenjën që bëri Jezusi, thanë: Me të vërtetë ky është profeti, që duhet të vijë në botë.”

15 Por Jezusi, duke ditur se po vinin ta kapnin për ta bërë mbret, u tërhoq përsëri mbi malin, fill i vetëm.

16 Kur u ngrys, dishepujt e tij zbritën drejt detit.

17 Hipën në barkë dhe shkuan përtej detit, drejt Kapernaumit; tashmë ishte errët dhe Jezusi ende nuk kishte ardhur tek ata.

18 Deti ishte i trazuar, sepse frynte një erë e fortë.

19 Dhe pasi kishin vozitur rreth njëzet e pesë ose tridhjetë stade, panë Jezusin që po ecte mbi det dhe po i afrohej barkës dhe patën frikë.

20 Por ai u tha atyre: “Jam unë, mos druani!.”

21 Ata, pra, deshnin ta merrnin në barkë, dhe menjëherë barka u bregëzua në atë vend ku ishin drejtuar.

Read full chapter