A A A A A
Bible Book List

1 i Kronikave 23-25 Albanian Bible (ALB)

23 Davidi, tanimë i plakur dhe i velur me ditë, vendosi si mbret mbi Izraelin birin e tij Salomon.

Ai mblodhi tërë krerët e Izraelit së bashku me priftërinjtë dhe me Levitët.

U llogaritën Levitët tridhjetë vjeç e lart; dhe numri i individëve ishte tridhjetë e tetë mijë.

Nga këta, njëzet e katër mijë u caktuan për të drejtuar punimet në shtëpinë e Zotit, gjashtë mijë ishin magjistratë dhe gjyqtarë,

katër mijë ishin derëtarë dhe katër mijë duhet të lëvdonin Zotin me veglat që Davidi kishte bërë për ta kremtuar.

Davidi i ndau në klasa, sipas bijve të Levit: Gershomi, Kehathi dhe Merari.

Nga Gershonitët: Ladani dhe Shimei.

Bijtë e Ladanit: Jejeli, i pari, Zethami dhe Joeli; tre gjithsej.

Bijtë e Shimeit: Shelomithi, Hazieli dhe Harani; gjithsej tre. Këta ishin të parët e shtëpive atërore të Ladanit.

10 Bijtë e Shimeit: Jahathi, Zina, Jeushi dhe Beriahu. Këta ishin katër bijtë e Shimeit.

11 Jahathi ishte i pari, pas tij vinte Zina; Jeushi dhe Beriahu nuk patën shumë fëmijë, prandaj në regjistrimin përbënin një shtëpi të vetme atërore.

12 Bijtë e Kehathit: Amrami, Itshari, Hebroni dhe Uzieli; gjithsej katër.

13 Bijtë e Amramit: Aaroni dhe Moisiu. Aaroni u nda veç për të shenjtëruar gjërat e shenjta, ai dhe bijtë e tij përjetë, për të djegur temjan përpara Zotit, për t’i shërbyer dhe për të bekuar emrin e tij përjetë.

14 Sa për Moisiun, njeriun e Perëndisë, bijtë e tij u llogaritën në fisin e Levit.

15 Bijtë e Moisiut ishin Gershomi dhe Eliezeri.

16 Nga bijtë e Gershomit, Shebueli ishte i pari.

17 Nga bijtë e Eliezerit, Rehabiahu ishte i pari. Eliezeri nuk pati fëmijë të tjerë, por bijtë e Rehabiahut ishin të shumët.

18 Nga bijtë e Itsharit, Shelomithi ishte i pari.

19 Nga bijtë e Hebroit, Jerijahu ishte i pari, Amariahu i dyti, Jahazieli i treti dhe Jekaneami i katërti.

20 Nga bijtë e Uzielit, Mikahu ishte i pari dhe Ishshiahu i dyti.

21 Bijtë e Merarit ishin Mahli dhe Mushi. Bijtë e Mahlit ishin Eleazari dhe Kishi.

22 Eleazari vdiq dhe nuk la djem, por vetëm vajzat që u martuan me bijtë e Kishit, vëllezër të tyre.

23 Bijtë e Mushit ishin Mahli, Ederi dhe Jeremothi; gjithsej tre.

24 Këta ishin bijtë e Levit sipas shtëpisë të tyre atërore, të parët e shtëpive atërore sipas regjistrimit të popullsisë, që u bë duke i numëruar emrat një për një. Këta ishin të ngarkuar me shërbimin e shtëpisë të Zotit njëzet vjeç e lart.

25 Sepse Davidi kishte thënë: "Zoti, Perëndia i Izraelit, i ka dhënë paqe popullit të tij, në mënyrë që ai të mund të banonte në Jeruzalem përjetë.

26 Kështu Levitët nuk do ta mbartin më tabernakullin dhe tërë objektet e shërbimit të tij".

27 sipas porosive të fundit të Davidit u bë regjistrimi i bijve të Levit, njëzet vjeç e lart.

28 Sepse detyra e tyre ishte që të ndihmonin bijtë e Aaronit në shërbimin e shtëpisë së Zotit në oborret, në dhomat, në pastrimin e të gjitha gjërave të shenjta, në punën e shërbimit të shtëpisë së Perëndisë,

29 me bukët e paraqitjes, me majën e miellit për ofertën e ushqimit, me kuleçët e ndorme; me gjërat që gatuhen në tigan, me atë që është përzier me vaj dhe me të gjitha masat dhe dimensionet.

30 Përveç kësaj ata duhet të paraqiteshin çdo mëngjes për të kremtuar dhe për të lëvduar Zotin, dhe kështu edhe çdo mbrëmje,

31 si dhe për të ofruar vazhdimisht para Zotit tërë olokaustet, sipas numrit të caktuar nga ligji ditët e shtuna, kur fillon hëna e re dhe në festat solemne.

32 Ata duhet të kryenin gjithashtu detyrat e çadrës së mbledhjeve dhe të shenjtërores, si dhe të ndihmonin bijtë e Aaronit, vëllezërit e tyre, në shërbimin e shtëpisë të Zotit.

24 Klasat e bijve të Aaronit ishin këto. Bijtë e Aaronit ishin Nadabi, Abihu, Eleazari dhe Ithamari.

Nadabi dhe Abihu vdiqën para atit të tyre dhe nuk lanë fëmijë; prandaj ushtruan detyrën e priftit Eleazari dhe Ithamari.

Pastaj Davidi, së bashku me Tsadokun, nga bijtë e Eleazarit, dhe me Ahimelekun, nga bijtë e Ithamarit, i ndau sipas detyrave të shërbimit të tyre.

Me qenë se kishte më tepër familjarë midis bijve të Eleazarit sesa midis bijve të Ithamarit, ata u ndanë në këtë mënyrë: për bijtë e Eleazarit, gjashtëmbëdhjetë të parë të shtëpisë atërore dhe për bijtë e Ithamarit, tetë të parë sipas shtëpive të tyre atërore.

Ata u ndanë me short, si njera palë ashtu dhe pala tjetër, sepse kishte princa të shenjtërores dhe princa të Perëndisë qoftë midis bijve të Eleazarit, qoftë midis bijve të Ithamarit.

Shkruesi Shemajahu, bir i Nathaneelit, një Levit i regjistroi në prani të mbretit, të princave, të priftit Tsadok, të Ahimelekut, birit të Abiathsarit, dhe të të parëve të shtëpive atërore të priftërinjve dhe të Levitëve. U hodh në short një shtëpi atërore për Eleazarin dhe një tjetër për Ithamarin.

I pari i caktuar nga shorti ishte Jehojaribi, i dyti Jedajahu,

i treti Harimi, i katërti Seorimi,

i pesti Malkijahu, i gjashti Mijamimi,

10 i shtati Hakotsi, i teti Abijahu,

11 i nënti Jeshua, i dhjeti Shekanjahu,

12 i njëmbëdhjeti Eliashibi, i dymbëdhjeti Jakimi,

13 i trembëdhjeti Hupahu, i katërmbëdhjeti Jeshebeabi,

14 i pesëmbëdhjeti Bilgahu, i gjashtëmbëdhjeti Imeri,

15 i shtatëmbëdhjeti Heziri, i tetëmbëdhjeti Hapitsetsi,

16 i nëntëmbëdhjeti Pethahiahu, i njëzeti Jehezekeli,

17 i njëzetenjëti Jakini, i njëzetedyti Gamuli,

18 i njëzetetreti Delajahu, i njëzetekatërti Maaziahu.

19 Këto ishin turnet për shërbimin e tyre kur hynin në shtëpinë e Zotit, sipas normave të caktuara nga Aaroni, ati i tyre, duke iu përmbajur urdhrave të Zotit, Perëndisë të Izraelit.

20 Sa për pjesën tjetër të bijve të Levit, të bijve të Amramit, Shubaeli; të bijve të Shubaelit, Jehdia.

21 Për Rehabiahun, bijve të Rehabiahut, ata kishin si të parë Ishshiahun.

22 Për Itsharitët, ata kishin si të parë Shelomothin: bijtë e Shelomothit kishin Jahathin.

23 Bijtë e Hebronit patën si të parë Jeriahun, si të dytë Amariahun, të tretë Jahazielin dhe të katërt Jekomeamin.

24 Nga bijtë e Uzielit të parë kishin Mikahun; nga bijtë e Mikahut, Shamirin;

25 i vëllai i Mikahut, Ishshiahu; nga bijtë e Ishshiahut, Zakarian.

26 Nga bijtë e Merarit ishin Mahli dhe Mushi; biri i Jaaziahut, Beno.

27 Bijtë e Merarit me anë të Jaaziahut ishin Beno, Shohami, Zakuri dhe Ibri.

28 Nga Mahli kemi Eleazarin, që nuk pati fëmijë.

29 Nga Kishi, birin e Kishit, Jerahmeelin.

30 Bijtë e Mushit ishin Mahli, Ederi dhe Jerimothi. Këta ishin bijtë e Levitëve sipas shtëpive të tyre atërore.

31 Edhe këta, ashtu si bijtë e Aaronit, vëllezër të tyre, hodhën në short në prani të mbretit David, të Tsadokut, të Ahimelekut dhe të të parëve të shtëpive atërore të priftërinjve dhe të Levitëve. Të parët e shtëpive atërore u trajtuan në të njëjtën mënyrë si vëllezërit e tyre të rinj.

25 Pastaj Davidi dhe komandantët e ushtrisë shkëputën nga shërbimi disa nga bijtë e Asafit, të Hemanit dhe të Jeduthunit që të këndonin me frymëzim me qeste, me harpa dhe me cembale. Numri i njerëzve që kryenin këtë shërbim ishte:

nga bijtë e Asafit: Zakuri, Josefi, Nethaniahu, Asarelahu, bijtë e Asafit ishin nën drejtimin e Asafit, që i këndonte himnet me frymëzim në bazë të urdhrave të mbretit.

Nga Jeduthuni, bijtë e Jeduthunit: Gedaliahu, Tseri, Jeshajahu, Shimei, Hashabiahu dhe Matihiahu, gjashtë, nën drejtimin e atit të tyre Jezuduthun, që këndonte himne me frymëzim për të kremtuar dhe lëvduar Zotin.

Nga Hemani, bijtë e Hemanit: Bukiahu, Mataniahu, Uzieli, Shebueli, Jerimothi, Hananiahu, Hanani, Eliathahu, Gidalti, Romamt-Ezeri, Joshbekashahu, Malothi, Hothiri dhe Mahaziothi.

Tërë këta ishin bijtë e Hemanit, shikuesit të mbretit sipas fjalës së Perëndisë për të ngritur në qiell fuqinë e tij. Në fakt Perëndia i kishte dhënë Hemanit katërmbëdhjetë bij dhe tri bija.

Tërë këta ishin nën drejtimin e atit të tyre për të kënduar në shtëpinë e Zotit me cembale, dhe me harpa dhe me qeste, për shërbimin në shtëpinë e Perëndisë. Asafi, Jeduthuni dhe Hemani ishin nën urdhrat e mbretit.

Numri i tyre, së bashku me vëllezërit e tyre të ushtruar për t’i kënduar Zotit, të gjithë me të vërtetë të aftë, ishte dyqind e tetëdhjetë e tetë veta.

Për të caktuar turnin e shërbimit të tyre si të vegjëlit ashtu dhe të mëdhenjtë, mjeshtrat dhe dishepujt, hoqën me short.

I pari i caktuar me short për Asafin ishte Josefi; i dyti Gedaliahu, me vëllezërit dhe bijtë e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta;

10 i treti ishte Zakuri, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta;

11 i katërti ishte Jitsri, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta;

12 i pesti ishte Nethaniahu, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta;

13 i gjashti ishte Bukiahu, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta;

14 i shtati ishte Jesharelahu, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta;

15 i teti ishte Jeshajahu, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta;

16 i nënti ishte Mataniahu, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta;

17 i dhjeti ishte Shimei, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta;

18 i njëmbëdhjeti ishte Azareli, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta;

19 i dymbëdhjeti ishte Hashabiahu, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta;

20 i trembëdhjeti ishte Shubaeli, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta;

21 i katërmbëdhjeti ishte Matithiahu, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta;

22 i pesëmbëdhjeti ishte Jerimothi, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta;

23 i gjashtëmbëdhjeti ishte Hanainahu, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta;

24 i shtatëmbëdhjeti ishte Joshbekashahu, me bijtë dhe me vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta;

25 i tetëmbëdhjeti ishte Hanani, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta;

26 i nëntëmbëdhjeti ishte Malothi, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta;

27 i njëzeti ishte Eliathahu, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta;

28 i njëzetenjëti ishte Hothiri, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta;

29 i njëzetedyti ishte Gidalti, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta;

30 i njëzetetreti ishte Mahaziothi, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta;

31 i njëzetekatërti ishte Romamti-Ezeri, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta.

  Back

1 of 1

You'll get this book and many others when you join Bible Gateway Plus. Learn more

Viewing of
Cross references
Footnotes