Add parallel Print Page Options

11 Pastaj Zoti i foli Moisiut dhe Aaronit, duke u thënë atyre:

"Foluni bijve të Izraelit dhe u thoni: Këto janë kafshët që do të mund të hani nga tërë kafshët që janë mbi tokë.

Mund të hani çdo kafshë dythundrake që e ka këmbën të ndarë dhe ripërtypet.

Por nga ripërtypësit dhe nga dythundrakët nuk do të hani këto: devenë sepse përtypet, por nuk është dythundrake; për ju është e papastër;

baldosën, sepse ripërtypet, por nuk është dythundrake; për ju është e papastër;

lepurin, sepse ripërtypet, por nuk është dythundrak; për ju është i papastër;

derrin, sepse është dythundrak dhe e ka këmbën të ndarë, por nuk është ripërtypës; për ju është i papastër.

Nuk do të hani nga mishi i tyre dhe nuk do të prekni trupat e tyre të pajetë; për ju janë të papastër.

Midis gjithë kafshëve që ndodhen në ujë mund të hani këto: mund të hani të gjithë ato që kanë pendë e luspa në ujë, si në dete ashtu dhe në lumenj.

10 Por të gjitha ato që nuk kanë as pendë as luspa, si në dete, ashtu dhe në lumenj, tërë ato që lëviznin në ujë dhe të gjitha ato që jetojnë në ujë janë të neveritshme për ju.

11 Do të jenë të neveritshme për ju; nuk do të hani mishin e tyre dhe do keni neveri për trupin e tyre të pajetë.

12 Çdo gjë që në ujë nuk ka pendë dhe luspa do të jetë e neveritshme për ju.

13 Midis zogjve do të keni neveri këta; nuk duhet t’i hani, sepse janë të neveritshëm: shqiponjën, shqiponjën e detit dhe fajkuan peshkatar;

14 qiftin dhe çdo lloj fajkoi;

15 çdo lloj korbi;

16 strucin, hutën, pulëbardhën dhe çdo lloj krahathatë;

17 bufin, karabullakun e detit, ibisin;

18 mjellmën, pelikanin, hutën;

19 lejlekun, çdo lloj çafke, pupëzen dhe lakuriqin e natës.

20 Do të keni neveri për çdo insekt me krahë që ecën me katër këmbë.

21 Por nga të gjitha insektet me krahë që ecin me katër këmbë, mund të hani ato që i kanë kofshët mbi këmbët për të kërcyer në tokë.

22 Nga këta mund të hani çdo lloj karkaleci, çdo lloj bulku dhe çdo lloj akridi.

23 Çdo lloj tjetër insekti me krahë që ka katër këmbë do të jetë i neveritshëm për ju.

24 Këto kafshë do t’ju bëjnë të papastër; kushdo që prek trupin e tyre të pajetë do të jetë i papastër deri në mbrëmje.

25 Kushdo mbart trupat e tyre të pajetë, do të lajë rrobat dhe do të jetë i papastër deri në mbrëmje.

26 Çdo kafshë dythundrake që nuk e ka këmbën të ndarë dhe nuk ripërtypet është e papastër për ju; kushdo që do ta prekë do të bëhet i papastër.

27 Ndër të gjitha kafshët katërkëmbëshe, ata që ecin mbi shputën e këmbëve janë të papastër për ju; kushdo që prek trupin e tyre të pajetë do të jetë i papastër deri në mbrëmje.

28 Kushdo që transporton trupin e tyre të pajetë do të lajë rrobat e tij dhe do të jetë i papastër deri në mbrëmje. Për ju ata janë të papastër.

29 Ndër kafshët që zvarriten mbi tokë, këta janë të papastër për ju: urithi, miu dhe çdo lloj hardhje,

30 gekoja, varani, hardhuca, kërmilli dhe kameleoni.

31 Këto kafshë midis tërë atyre që zvarriten janë të papastra për ju; kushdo që i prek kur kanë ngordhur, do të jetë i papastër deri në mbrëmje.

32 Çdo gjë mbi të cilën një prej tyre bie kur kanë ngordhur do të jetë e papastër; qoftë kjo një vegël prej druri, apo rroba, apo lëkurë, apo thes apo çfarëdo sendi tjetër i përdorur për punë, duhet të futet në ujë dhe do të jetë i papastër deri në mbrëmje; pastaj do të jetë i pastër.

33 Çdo enë prej argjile brenda të cilës një prej tyre bie, do ta thyeni; dhe gjithçka që ndodhet në të do të jetë i papaster.

34 Çdo ushqim që hahet mbi të cilin bie uji i kësaj ene do të bëhet i papastër; dhe çdo gllënjkë që mund të merret prej tij do të jetë e papastër.

35 Çdo gjë mbi të cilën bie një pjesë e trupit të tyre të ngordhur, qoftë furra apo furnela, do të copëtohet; ata janë të papastër dhe do të konsiderohen të papastër nga ana juaj.

36 Por një burim apo një çisternë, ku mblidhet uji do të jetë i pastër, por çdo gjë që prek trupat e tyre të pajetë do të jetë e papastër.

37 Dhe në rast se një pjesë e trupave të tyre të pajetë bie mbi çfarëdo lloj fare që të mbillet, kjo do të mbetet e pastër;

38 por në rast se vihet ujë mbi farën dhe një pjesë e trupave të pajetë të tyre bie mbi të, ajo është e papastër për ju.

39 Në rast se ngordh një kafshë që ju lejohet ta hani, ai që do të prekë trupin e pajetë të saj do të jetë i papastër deri në mbrëmje.

40 Ai që ha nga ky trup i ngordhur do të lajë rrobat e tij dhe do të jetë i papastër deri në mbrëmje; po kështu ai që transporton këtë trup të ngordhur do të lajë rrobat e tij dhe do të jetë i papastër deri në mbrëmje.

41 Çdo gjë që hiqet zvarrë mbi tokë është një gjë e neveritshme; nuk duhet ta hani.

42 Ndër të gjitha kafshët që hiqen zvarrë mbi tokë, nuk do të hani asnjërën prej atyre që ecin mbi bark, që lëvizin me katër këmbë, ose të atyre që kanë shumë këmbë, sepse kjo është e neveritshme.

43 Mos u bëni të neveritshëm me asnjë nga këto kafshë që zvarriten; mos u bëni të papastër me to, në mënyrë që të ndoteni.

44 Sepse unë jam Zoti, Perëndia juaj; shenjtërohuni, pra, dhe jini të shenjtë, sepse unë jam i shenjtë; mos u infektoni me asnjë prej këtyre kafshëve që zvarriten mbi tokë.

45 Sepse unë jam Zoti që ju bëri të dilni nga vendi i Egjiptit, për të qënë Perëndia juaj; jini pra të shenjtë sepse unë jam i shenjtë.

46 Ky është ligji përkatës i katërkëmbëshve, zogjve dhe i çdo qënieje të gjallë që lëviz në ujë, dhe i çdo qënieje që hiqet zvarrë mbi tokë,

47 me qëllim që të dini të dalloni midis asaj që është e pastër dhe asaj që është e papastër, dhe midis kafshës që mund të hahet dhe të asaj që nuk duhet të hahet".

12 Zoti i foli akoma Moisiut, duke thënë:

"Folu kështu bijve të Izraelit: Në qoftë se një grua mbetet me barrë dhe lind një mashkull, do të jetë e papastër për shtatë ditë, do të jetë e papastër si në ditët e zakoneve të saj.

Ditën e tetë do të rrethpritet mishi i prepucit të djalit.

Pastaj ajo do të rrijë akoma tridhjetë e tre ditë për të pastruar gjakun e saj; nuk do të prekë asnjë send të shenjtë dhe nuk do të hyjë në shenjtëroren, deri sa të plotësohen ditët e pastrimit të saj.

Por në rast se lind një vajzë, ajo do të jetë e papastër dy javë si në kohën e zakoneve të saj; dhe do të rrijë gjashtëdhjetë ditë për t’u pastruar nga gjaku.

Kur të plotësohen ditët e pastrimit të saj, pavarësisht në se është fjala për një djalë apo vajzë, do t’i çojë priftit, në hyrje të çadrës së mbledhjes, një qengj motak si olokaust dhe një pëllumb të ri o një turtull, si flijim për mëkatin.

Pastaj prifti do t’i ofrojë para Zotit dhe do të bëjë shlyerjen për të; dhe ajo do të jetë pastruar nga rrjedha e gjakut të saj. Ky është ligji për gruan që lind një mashkull apo një femër.

Dhe në rast se i mungojnë mjetet për të ofruar një qengj, do të marrë dy turtuj ose dy pëllumba të rinj, njërin si olokaust dhe tjetrin si flijimin e mëkatit. Prifti do të bëjë shlyerjen për të, dhe ajo do të jetë e pastër".

13 Zoti u foli akoma Moisiut dhe Aaronit, duke thënë:

"Kur një njeri ka mbi lëkurën e trupit të tij një ënjtje apo një kore ose një njollë të shndritshme, dhe bëhet mbi lëkurën e trupit të tij një shenjë e plagës së lebrës, ai do t’i çohet priftit Aaron apo njërit prej bijve të tij priftërinj.

Prifti do të shqyrtojë plagën mbi lëkurën e trupit; në qoftë se qimja e plagës është bërë e bardhë dhe plaga duket më e thellë se lëkura e trupit, kemi të bëjmë me plagë të lebrës; prifti, pasi ta shqyrtojë, do ta shpallë të papastër atë njeri.

Por në qoftë se njolla e shndritshme mbi lëkurën e trupit është e bardhë dhe nuk duket se është më e thellë se lëkura, dhe qimja e saj nuk është bërë e bardhë, prifti do ta izolojë për shtatë ditë atë që ka plagën.

Ditën e shtatë, prifti do ta ekzaminojë përsëri; dhe në qoftë se plaga duket se është ndalur dhe nuk është përhapur mbi lëkurë, prifti do ta izolojë edhe shtatë ditë të tjera.

Prifti do ta shqyrtojë përsëri ditën e shtatë; dhe, po të shikojë që plaga është zvogëluar dhe nuk është përhapur mbi lëkurë, prifti do ta shpallë të pastër: ishte vetëm një puçërr me qelb. Ai do të lajë rrobat e tij dhe do të jetë i pastër.

Por në rast se puçrra është zgjeruar mbi lëkurën pasi ai iu paraqit priftit për t’u shpallur i pastër, ai do të kontrollohet përsëri nga prifti;

prifti do ta kontrollojë; dhe në rast se shikon që puçrra është zgjeruar mbi lëkurë, prifti do ta shpallë atë të papastër; është lebër.

Kur te një njeri shfaqet një plagë e lebrës, ai do t’i çohet priftit.

10 Prifti do ta ekzaminojë; dhe në qoftë se ënjtja mbi lëkurë është e bardhë dhe e ka zbardhur qimen, dhe në ënjtje ka pak mish të gjallë,

11 kemi një lebër kronike mbi lëkurën e trupit të tij dhe prifti do ta shpallë atë të papastër; nuk do ta izolojë, sepse është i papastër.

12 Por në qoftë se lebra përhapet edhe më mbi lëkurë në mënyrë që të mbulojë tërë lëkurën e atij që ka plagën, nga koka deri te këmbët, kudo që shikon prifti,

13 prifti do ta kontrollojë; dhe në qoftë se lebra ka mbuluar tërë trupin e tij, do ta shpallë të pastër atë që ka plagën; është bërë i tëri i bardhë, pra, është i pastër.

14 Por ditën që do të dalë mbi të mish i gjallë, ai do të shpallet i papastër.

15 Kur prifti ka për të parë mishin e gjallë, do ta shpallë atë të papastër; mishi i gjallë është i papastër; është lebër.

16 Por në rast se mishi i gjallë ndryshon përsëri dhe bëhet i bardhë, ai duhet të shkojë te prifti;

17 dhe prifti do ta kontrollojë; dhe në qoftë se plaga është bërë e bardhë, prifti do të shpallë të pastër atë që ka plagën; ai është i pastër.

18 Kur mbi lëkurën e trupit zhvillohet një ulcerë, dhe ajo është shëruar,

19 dhe në vendin e ulcerës formohet një ënjtje e bardhë ose një njollë e shndritshme e bardhë-kuqalashe, kjo duhet t’i tregohet priftit.

20 Prifti do ta ekzaminojë; në qoftë se njolla duket më e thellë se lëkura dhe qimja e saj është bërë e bardhë, prifti do ta shpallë atë të papastër; është plagë lebre që ka shpërthyer në ulcerë.

21 Por në rast se prifti, duke e ekzaminuar, sheh që në njollë nuk ka qime të bardha dhe që ajo nuk është më e thellë se lëkura dhe është pakësuar, ai do ta izolojë shtatë ditë.

22 Në rast se njolla zgjerohet mbi lëkurë, prifti do ta shpallë të papastër; është një plagë lebre.

23 Por në rast se njolla ka mbetur në vend dhe nuk është zgjeruar, ajo është mbresë e ulcerës dhe prifti do ta shpallë të pastër.

24 Në rast se dikush pëson mbi lëkurën e tij një djegie të shkaktuar nga zjarri, dhe mishi i gjallë i djegies bëhet një njollë e shndritshme, e bardhë-kuqalashe, ose e bardhë,

25 prifti do ta shqyrtojë; dhe në qoftë se qimja e njollës është bërë e bardhë dhe njolla duket më e thellë se lëkura, është lebër që ka shpërthyer në djegien. Prifti do ta shpallë të papastër; është plagë lebre.

26 Por në rast se prifti, duke shqyrtuar, sheh që nuk ka qime të bardhë në njollë dhe që kjo nuk është më e thellë se lëkura, por është pakësuar, prifti do ta izolojë shtatë ditë atë njeri.

27 Ditën e shtatë, prifti do ta kontrollojë; dhe në qoftë se njolla është përhapur edhe më mbi lëkurë, prifti do ta shpallë të papastër; është plagë lebre.

28 Në qoftë se njolla e shndritshme ka mbetur përkundrazi në të njëjtin vend dhe nuk është përhapur mbi lëkurë, por është pakësuar, është një ënjtje shkaktuar nga djegia; prifti do ta shpallë të pastër, sepse është mbresa e djegies.

29 Kur një burrë apo një grua ka një plagë në kokë apo në mjekër,

30 prifti do të ekzaminojë plagën; në rast se duket më e thellë se lëkura dhe në të ka qime të verdha dhe të holla, prifti do ta shpallë atë të papastër; është qere, domethënë lebër e kokës apo e mjekrës.

31 Në qoftë se përkundrazi prifti shqyrton plagën e qeres, dhe kjo nuk duket më e thellë se lëkura dhe në të nuk ka qime të zeza, prifti do ta izolojë shtatë ditë atë që ka plagën e qeres.

32 Ditën e shtatë prifti do të kontrollojë plagën dhe, po të jetë se qerja nuk është përhapur dhe nuk ka në të qime të verdha, dhe qerja nuk duket më e thellë se lëkura,

33 ai person do të rruhet, por nuk do të rruajë pjesën e prekur nga qerja; dhe prifti do ta izolojë shtatë ditë të tjera atë që ka qeren.

34 Ditën e shtatë prifti do të kontrollojë qeren; dhe në qoftë se qerja nuk është përhapur mbi lëkurë dhe nuk duket më e thellë se lëkura, prifti do ta shpallë të pastër; ai do të lajë rrobat e tij dhe do të jetë i pastër.

35 Por në qoftë se, pasi është shpallur i pastër, qerja është përhapur mbi lëkurë,

36 prifti do ta kontrollojë atë; në qoftë se qerja është përhapur mbi lëkurë, prifti nuk duhet të kërkojë qimen e verdhë; ai është i papastër.

37 Por në qoftë se qerja duket se është ndaluar dhe në të janë rritur qime të zeza, qerja është shëruar; ai është i pastër dhe prifti do ta shpallë të pastër.

38 Në rast se një burrë apo një grua ka mbi lëkurën e trupit të tij njolla të shndritshme, veçanërisht njolla të shndritshme bardhoshe,

39 prifti do t’i shqyrtojë; dhe në qoftë se njollat e shndritshme mbi lëkurën e trupit të tyre kanë një ngjyrë të bardhë të zbehtë, është një erupsion të lëkurës; ai është i pastër.

40 Në rast se një njeriu i bien flokët e kokës, është tullac, por është i pastër.

41 Në rast se i bien flokët mbi ballë, është tullac mbi ballë, por i pastër.

42 Por në rast se në pjesën tullace të kokës ose të ballit shfaqet një plagë e bardhë-kuqalashe, është lebër, që ka shpërthyer mbi kokë apo mbi ballë.

43 Prifti do ta shqyrtojë; dhe në qoftë se ënjtja e plagës mbi pjesën tullace të kokës apo të ballit është e bardhë-kuqalashe, njëlloj si lebra mbi lëkurën e trupit,

44 është lebroz; është i papastër, dhe prifti do ta shpallë atë të papastër, për shkak të plagës mbi kokën e tij.

45 Lebrozi, i prekur nga kjo plagë, do të veshë rroba të grisura dhe do ta mbajë kokën të zbuluar; do të mbulojë mjekrën e tij dhe do të bërtasë: papastër, papastërr".

46 Do të jetë i papastër tërë kohën që do të ketë plagën; është i papastër; do të jetojë vetëm; do të banojë jashtë kampit.

47 Në qoftë se ka një plagë lebre mbi një palë rroba, qoftë rrobë leshi apo një rrobë liri,

48 një stofë o një punë me shtiza, prej liri ose leshi, në lëkurë apo në çfarëdo sendi prej lëkure,

49 në se plaga është e gjelbëruar ose kuqalashe mbi rrobat apo mbi lëkurën, mbi stofin ose mbi punën e bërë me shtiza, ose mbi çfarëdo tjetër sendi të punuar me lëkurë, është plagë lebre, dhe do t’i tregohet priftit.

50 Prifti do të shqyrtojë plagën dhe do të izolojë shtatë ditë atë që ka plagën.

51 Ditën e shtatë do të ekzaminojë plagën; dhe në qoftë se plaga është përhapur mbi rrobat, o mbi stofën, o mbi trikotazhin, o mbi lëkurën apo mbi çfarëdo sendi të punuar me lëkurë, është një plagë lebre të keqe; është një gjë e papastër.

52 Ai do t’i djegë këto rroba o stofin ose trikotazhin prej leshi a prej liri ose çfarëdo sendi të bërë me lëkurë, mbi të cilin ndodhet plaga, sepse është një lebër e keqe; do të digjen në zjarr.

53 Por në rast se prifti ekzaminon plagën, dhe kjo nuk është përhapur mbi rrobat o mbi stofin, o mbi trikotazhin ose mbi çdo send prej lëkure,

54 prifti do të urdhërojë që të lahet sendi mbi të cilin është kjo plagë, dhe do ta izolojë personin për shtatë ditë të tjera.

55 Prifti do të ekzaminojë plagën, mbasi të jetë larë; në qoftë se plaga nuk ka ndryshuar ngjyrë, edhe sikur të mos jetë përhapur, është gjë e papastër; do ta djegësh në zjarr; ajo vazhdon të hajë nga brenda apo nga jashtë.

56 Në qoftë se prifti e ekzaminon dhe plaga, pasi është larë, është përmirësuar, do ta shkulë nga rrobat, a nga lëkura, a nga stofi apo nga trikotazhi.

57 Por në rast se duket ende mbi rrobat, stofin, trikotazhin, ose mbi çdo send tjetër prej lëkure, është një e keqe që po përhapet; do të djegësh me zjarr sendin mbi të cilin ndodhet plaga.

58 Rrobat, o stofi, o trikotazhi ose çdo send tjetër i bërë me lëkurë që ke larë dhe nga i cili është zhdukur plaga, do të lahet një herë të dytë dhe do të jetë i pastër.

59 Ky është ligji për plagën e lebrës mbi një palë rroba leshi ose prej liri, mbi stofin apo trikotazh ose çfarëdo sendi të bërë prej lëkure, për ta shpallur të pastër apo për ta shpallur të papastër".

Clean and Unclean Food(A)

11 The Lord said to Moses and Aaron, “Say to the Israelites: ‘Of all the animals that live on land, these are the ones you may eat:(B) You may eat any animal that has a divided hoof and that chews the cud.

“‘There are some that only chew the cud or only have a divided hoof, but you must not eat them.(C) The camel, though it chews the cud, does not have a divided hoof; it is ceremonially unclean for you. The hyrax, though it chews the cud, does not have a divided hoof; it is unclean for you. The rabbit, though it chews the cud, does not have a divided hoof; it is unclean for you. And the pig,(D) though it has a divided hoof, does not chew the cud; it is unclean for you. You must not eat their meat or touch their carcasses; they are unclean for you.(E)

“‘Of all the creatures living in the water of the seas and the streams you may eat any that have fins and scales. 10 But all creatures in the seas or streams that do not have fins and scales—whether among all the swarming things or among all the other living creatures in the water—you are to regard as unclean.(F) 11 And since you are to regard them as unclean, you must not eat their meat; you must regard their carcasses as unclean.(G) 12 Anything living in the water that does not have fins and scales is to be regarded as unclean by you.(H)

13 “‘These are the birds you are to regard as unclean and not eat because they are unclean: the eagle,[a] the vulture, the black vulture, 14 the red kite, any kind(I) of black kite, 15 any kind of raven,(J) 16 the horned owl, the screech owl, the gull, any kind of hawk, 17 the little owl, the cormorant, the great owl, 18 the white owl,(K) the desert owl, the osprey, 19 the stork,(L) any kind(M) of heron, the hoopoe and the bat.(N)

20 “‘All flying insects that walk on all fours are to be regarded as unclean by you.(O) 21 There are, however, some flying insects that walk on all fours that you may eat: those that have jointed legs for hopping on the ground. 22 Of these you may eat any kind of locust,(P) katydid, cricket or grasshopper. 23 But all other flying insects that have four legs you are to regard as unclean.

24 “‘You will make yourselves unclean by these;(Q) whoever touches their carcasses will be unclean till evening.(R) 25 Whoever picks up one of their carcasses must wash their clothes,(S) and they will be unclean till evening.(T)

26 “‘Every animal that does not have a divided hoof or that does not chew the cud is unclean for you; whoever touches the carcass of any of them will be unclean. 27 Of all the animals that walk on all fours, those that walk on their paws are unclean for you; whoever touches their carcasses will be unclean till evening. 28 Anyone who picks up their carcasses must wash their clothes, and they will be unclean till evening.(U) These animals are unclean for you.

29 “‘Of the animals that move along the ground, these are unclean for you:(V) the weasel, the rat,(W) any kind of great lizard, 30 the gecko, the monitor lizard, the wall lizard, the skink and the chameleon. 31 Of all those that move along the ground, these are unclean for you. Whoever touches them when they are dead will be unclean till evening. 32 When one of them dies and falls on something, that article, whatever its use, will be unclean, whether it is made of wood, cloth, hide or sackcloth.(X) Put it in water; it will be unclean till evening, and then it will be clean. 33 If one of them falls into a clay pot, everything in it will be unclean, and you must break the pot.(Y) 34 Any food you are allowed to eat that has come into contact with water from any such pot is unclean, and any liquid that is drunk from such a pot is unclean. 35 Anything that one of their carcasses falls on becomes unclean; an oven or cooking pot must be broken up. They are unclean, and you are to regard them as unclean. 36 A spring, however, or a cistern for collecting water remains clean, but anyone who touches one of these carcasses is unclean. 37 If a carcass falls on any seeds that are to be planted, they remain clean. 38 But if water has been put on the seed and a carcass falls on it, it is unclean for you.

39 “‘If an animal that you are allowed to eat dies,(Z) anyone who touches its carcass(AA) will be unclean till evening. 40 Anyone who eats some of its carcass(AB) must wash their clothes, and they will be unclean till evening.(AC) Anyone who picks up the carcass must wash their clothes, and they will be unclean till evening.

41 “‘Every creature that moves along the ground is to be regarded as unclean; it is not to be eaten. 42 You are not to eat any creature that moves along the ground, whether it moves on its belly or walks on all fours or on many feet; it is unclean. 43 Do not defile yourselves by any of these creatures.(AD) Do not make yourselves unclean by means of them or be made unclean by them. 44 I am the Lord your God;(AE) consecrate yourselves(AF) and be holy,(AG) because I am holy.(AH) Do not make yourselves unclean by any creature that moves along the ground.(AI) 45 I am the Lord, who brought you up out of Egypt(AJ) to be your God;(AK) therefore be holy, because I am holy.(AL)

46 “‘These are the regulations concerning animals, birds, every living thing that moves about in the water and every creature that moves along the ground. 47 You must distinguish between the unclean and the clean, between living creatures that may be eaten and those that may not be eaten.(AM)’”

Purification After Childbirth

12 The Lord said to Moses, “Say to the Israelites: ‘A woman who becomes pregnant and gives birth to a son will be ceremonially unclean for seven days, just as she is unclean during her monthly period.(AN) On the eighth day(AO) the boy is to be circumcised.(AP) Then the woman must wait thirty-three days to be purified from her bleeding. She must not touch anything sacred or go to the sanctuary until the days of her purification are over. If she gives birth to a daughter, for two weeks the woman will be unclean, as during her period. Then she must wait sixty-six days to be purified from her bleeding.

“‘When the days of her purification for a son or daughter are over,(AQ) she is to bring to the priest at the entrance to the tent of meeting a year-old lamb(AR) for a burnt offering and a young pigeon or a dove for a sin offering.[b](AS) He shall offer them before the Lord to make atonement for her, and then she will be ceremonially clean from her flow of blood.

“‘These are the regulations for the woman who gives birth to a boy or a girl. But if she cannot afford a lamb, she is to bring two doves or two young pigeons,(AT) one for a burnt offering and the other for a sin offering.(AU) In this way the priest will make atonement for her, and she will be clean.(AV)’”

Regulations About Defiling Skin Diseases

13 The Lord said to Moses and Aaron, “When anyone has a swelling(AW) or a rash or a shiny spot(AX) on their skin that may be a defiling skin disease,[c](AY) they must be brought to Aaron the priest(AZ) or to one of his sons[d] who is a priest. The priest is to examine the sore on the skin, and if the hair in the sore has turned white and the sore appears to be more than skin deep, it is a defiling skin disease. When the priest examines that person, he shall pronounce them ceremonially unclean.(BA) If the shiny spot(BB) on the skin is white but does not appear to be more than skin deep and the hair in it has not turned white, the priest is to isolate the affected person for seven days.(BC) On the seventh day(BD) the priest is to examine them,(BE) and if he sees that the sore is unchanged and has not spread in the skin, he is to isolate them for another seven days. On the seventh day the priest is to examine them again, and if the sore has faded and has not spread in the skin, the priest shall pronounce them clean;(BF) it is only a rash. They must wash their clothes,(BG) and they will be clean.(BH) But if the rash does spread in their skin after they have shown themselves to the priest to be pronounced clean, they must appear before the priest again.(BI) The priest is to examine that person, and if the rash has spread in the skin, he shall pronounce them unclean; it is a defiling skin disease.

“When anyone has a defiling skin disease, they must be brought to the priest. 10 The priest is to examine them, and if there is a white swelling in the skin that has turned the hair white and if there is raw flesh in the swelling, 11 it is a chronic skin disease(BJ) and the priest shall pronounce them unclean. He is not to isolate them, because they are already unclean.

12 “If the disease breaks out all over their skin and, so far as the priest can see, it covers all the skin of the affected person from head to foot, 13 the priest is to examine them, and if the disease has covered their whole body, he shall pronounce them clean. Since it has all turned white, they are clean. 14 But whenever raw flesh appears on them, they will be unclean. 15 When the priest sees the raw flesh, he shall pronounce them unclean. The raw flesh is unclean; they have a defiling disease.(BK) 16 If the raw flesh changes and turns white, they must go to the priest. 17 The priest is to examine them, and if the sores have turned white, the priest shall pronounce the affected person clean;(BL) then they will be clean.

18 “When someone has a boil(BM) on their skin and it heals, 19 and in the place where the boil was, a white swelling or reddish-white(BN) spot(BO) appears, they must present themselves to the priest. 20 The priest is to examine it, and if it appears to be more than skin deep and the hair in it has turned white, the priest shall pronounce that person unclean. It is a defiling skin disease(BP) that has broken out where the boil was. 21 But if, when the priest examines it, there is no white hair in it and it is not more than skin deep and has faded, then the priest is to isolate them for seven days. 22 If it is spreading in the skin, the priest shall pronounce them unclean; it is a defiling disease. 23 But if the spot is unchanged and has not spread, it is only a scar from the boil, and the priest shall pronounce them clean.(BQ)

24 “When someone has a burn on their skin and a reddish-white or white spot appears in the raw flesh of the burn, 25 the priest is to examine the spot, and if the hair in it has turned white, and it appears to be more than skin deep, it is a defiling disease that has broken out in the burn. The priest shall pronounce them unclean; it is a defiling skin disease.(BR) 26 But if the priest examines it and there is no white hair in the spot and if it is not more than skin deep and has faded, then the priest is to isolate them for seven days.(BS) 27 On the seventh day the priest is to examine that person,(BT) and if it is spreading in the skin, the priest shall pronounce them unclean; it is a defiling skin disease. 28 If, however, the spot is unchanged and has not spread in the skin but has faded, it is a swelling from the burn, and the priest shall pronounce them clean; it is only a scar from the burn.(BU)

29 “If a man or woman has a sore on their head(BV) or chin, 30 the priest is to examine the sore, and if it appears to be more than skin deep and the hair in it is yellow and thin, the priest shall pronounce them unclean; it is a defiling skin disease on the head or chin. 31 But if, when the priest examines the sore, it does not seem to be more than skin deep and there is no black hair in it, then the priest is to isolate the affected person for seven days.(BW) 32 On the seventh day the priest is to examine the sore,(BX) and if it has not spread and there is no yellow hair in it and it does not appear to be more than skin deep, 33 then the man or woman must shave themselves, except for the affected area, and the priest is to keep them isolated another seven days. 34 On the seventh day the priest is to examine the sore,(BY) and if it has not spread in the skin and appears to be no more than skin deep, the priest shall pronounce them clean. They must wash their clothes, and they will be clean.(BZ) 35 But if the sore does spread in the skin after they are pronounced clean, 36 the priest is to examine them, and if he finds that the sore has spread in the skin, he does not need to look for yellow hair; they are unclean.(CA) 37 If, however, the sore is unchanged so far as the priest can see, and if black hair has grown in it, the affected person is healed. They are clean, and the priest shall pronounce them clean.

38 “When a man or woman has white spots on the skin, 39 the priest is to examine them, and if the spots are dull white, it is a harmless rash that has broken out on the skin; they are clean.

40 “A man who has lost his hair and is bald(CB) is clean. 41 If he has lost his hair from the front of his scalp and has a bald forehead, he is clean. 42 But if he has a reddish-white sore on his bald head or forehead, it is a defiling disease breaking out on his head or forehead. 43 The priest is to examine him, and if the swollen sore on his head or forehead is reddish-white like a defiling skin disease, 44 the man is diseased and is unclean. The priest shall pronounce him unclean because of the sore on his head.

45 “Anyone with such a defiling disease must wear torn clothes,(CC) let their hair be unkempt,[e] cover the lower part of their face(CD) and cry out, ‘Unclean! Unclean!’(CE) 46 As long as they have the disease they remain unclean. They must live alone; they must live outside the camp.(CF)

Regulations About Defiling Molds

47 “As for any fabric that is spoiled with a defiling mold—any woolen or linen clothing, 48 any woven or knitted material of linen or wool, any leather or anything made of leather— 49 if the affected area in the fabric, the leather, the woven or knitted material, or any leather article, is greenish or reddish, it is a defiling mold and must be shown to the priest.(CG) 50 The priest is to examine the affected area(CH) and isolate the article for seven days. 51 On the seventh day he is to examine it,(CI) and if the mold has spread in the fabric, the woven or knitted material, or the leather, whatever its use, it is a persistent defiling mold; the article is unclean.(CJ) 52 He must burn the fabric, the woven or knitted material of wool or linen, or any leather article that has been spoiled; because the defiling mold is persistent, the article must be burned.(CK)

53 “But if, when the priest examines it, the mold has not spread in the fabric, the woven or knitted material, or the leather article, 54 he shall order that the spoiled article be washed. Then he is to isolate it for another seven days. 55 After the article has been washed, the priest is to examine it again, and if the mold has not changed its appearance, even though it has not spread, it is unclean. Burn it, no matter which side of the fabric has been spoiled. 56 If, when the priest examines it, the mold has faded after the article has been washed, he is to tear the spoiled part out of the fabric, the leather, or the woven or knitted material. 57 But if it reappears in the fabric, in the woven or knitted material, or in the leather article, it is a spreading mold; whatever has the mold must be burned. 58 Any fabric, woven or knitted material, or any leather article that has been washed and is rid of the mold, must be washed again. Then it will be clean.”

59 These are the regulations concerning defiling molds in woolen or linen clothing, woven or knitted material, or any leather article, for pronouncing them clean or unclean.

Footnotes

  1. Leviticus 11:13 The precise identification of some of the birds, insects and animals in this chapter is uncertain.
  2. Leviticus 12:6 Or purification offering; also in verse 8
  3. Leviticus 13:2 The Hebrew word for defiling skin disease, traditionally translated “leprosy,” was used for various diseases affecting the skin; here and throughout verses 3-46.
  4. Leviticus 13:2 Or descendants
  5. Leviticus 13:45 Or clothes, uncover their head