Add parallel Print Page Options

13 Bijtë e Izraelit filluan përsëri të bëjnë atë që është e keqe për sytë e Zotit, dhe Zoti i dha në duart e Filistejve për dyzet vjet.

Ishte një njeri nga Tsorahu, prej familjes së Danitëve, që quhej Manoah; gruaja e tij ishte shterpë dhe nuk kishte fëmijë.

Engjëlli i Zotit iu shfaq kësaj gruaje dhe i tha: "Ja, ti je shterpë dhe nuk ke fëmijë, por ke për të mbetur me barrë dhe do të pjellësh një fëmijë.

Prandaj ruhu se pi verë o pije dehëse, dhe mos ha asnjë gjë të papastër.

Sepse ti do të mbetesh me barrë dhe do të pjellësh një djalë, mbi kokën e të cilit nuk do të kalojë brisku, sepse fëmija do të jetë një Nazireo kushtuar Perëndisë që në barkun e nënes së tij; ai do të fillojë ta çlirojë Izraelin nga duart e Filistejve".

Atëherë gruaja shkoi t’i thotë bashkëshortit të saj: "Një njeri i Perëndisë erdhi tek unë; pamja e tij ishte si ajo e Engjëllit të Perëndisë, me të vërtetë e frikshme. Unë nuk e pyeta se nga vinte, dhe ai nuk më tha emrin e tij;

por më tha: "Ja, ti do të mbetesh me barrë dhe do të pjellësh një djalë; prandaj tani mos pi verë as pije dehëse, dhe mos ha asgjë të papastër, sepse fëmija do të jetë një Nazireo i kushtuar Perëndisë që në barkun e nënës së tij deri në ditën e vdekjes së tij"".

Atëherë Manoahu iu lut me të madhe Zotit dhe i tha: "O Zot, të lutem që njeriu i Perëndisë i dërguar prej teje të kthehet përsëri pranë nesh dhe të na mësojë se çfarë duhet të bëjmë me fëmijën që ka për të lindur".

Perëndia e dëgjoi zërin e Manoahut; dhe Engjëlli i Perëndisë u kthye përsëri te gruaja, ndërsa ajo ndodhej në arë, por burri i saj Manoah nuk ishte me të.

10 Dhe gruaja me të shpejtë shkoi të informojë bashkëshortin e saj dhe i tha: "Ja, m’u shfaq ai burrë, që erdhi tek unë pardje".

11 Atëherë Manoahu u ngrit dhe ndoqi gruan e tij dhe, kur arritën tek ai njeri, i tha: "Ti je ai njeri që i foli kësaj gruaje?". Ai u përgjegj: "Jam unë".

12 Por Manoahu tha: "Kur të realizohet fjala jote, cili duhet të jetë stili i jetës së djalit dhe ç’duhet të bëjë?".

13 Engjëlli i Zotit iu përgjegj Manoahut: "Gruaja duhet të ketë kujdes për të gjitha ato që i thashë.

14 Të mos hajë asnjë nga prodhimet e rrushit, të mos pijë verë a pije dehëse, dhe të mos hajë asnjë gjë të papastër; të ketë parasysh të gjitha porositë që i kam urdhëruar".

15 Atëherë Manoahu i tha Engjëllit të Zotit: "Na lejo të të mbajmë dhe të të përgatisim një kec!".

16 Engjëlli i Zotit iu përgjegj Manoahut me këto fjalë: "Edhe sikur të më mbash nuk do ta ha ushqimin tënd; por në rast se ti dëshiron të bësh një olokaust, ofroja Zotit". (Manoahu nuk e dinte se ai ishte Engjëlli i Zotit).

17 Pastaj Manoahu i tha Engjëllit të Zotit: "Cili është emri yt që të realizohen fjalët e tua, ne të kemi mundësi të të nderojmë?".

18 Engjëlli i Zotit iu përgjegj: "Pse vallë kërkon të mësosh emrin tim? Ai është i mrekullueshëm".

19 Kështu Manoahu mori kecin dhe blatimin e ushqimit dhe ia ofroi Zotit mbi gurin. Atëherë Engjëlli bëri një mrekulli, ndërsa Manoahu dhe e shoqja shikonin;

20 ashtu si flaka ngjitej nga altari në qiell, Engjëlli i Zotit u ngjit me flakën e altarit. Duke parë këtë, Manoahu bashkë me gruan e tij ranë përmbys për tokë.

21 Engjëlli i Zotit nuk iu shfaq më as Manoahut, as bashkëshortes së tij. Atëherë Manoahu kuptoi se ai ishte Engjëlli i Zotit.

22 Manoahu i tha pastaj bashkëshortes së tij: "Ne me siguri do të vdesim, sepse pamë Perëndinë".

23 Por e shoqja i tha: "Po të kishte dashur me të vërtetë vdekjen tonë, Zoti nuk do të kishte pranuar nga duart tona olokaustin dhe blatimin e ushqimit, as do të na kishte treguar tërë këto gjëra, dhe tani nuk do të bënte që të dëgjonim gjëra si këto".

24 Pastaj gruaja lindi një djalë të cilit ia vunë emrin Sanson. Fëmija u rrit dhe Zoti e bekoi.

25 Fryma e Zotit filloi të lëvizë mbi të në kampin e Danit, midis Tsorahut dhe Eshtaolit.

14 Sansoni zbriti në Timnah dhe aty pa një grua midis bijave të Filistejve.

Kur u kthye në shtëpi, foli për të me të atin dhe të ëmën, duke u thënë: Pashë në Timnah një femër midis bijave të Filistejve; ma merrni për gruaa".

Babai dhe nëna e tij i thanë: "A nuk ka vallë një grua midis bijave të vëllezërve të tu në gjithë popullin tonë, që ti të shkosh të marrësh një grua midis Filistejve të parrethprerë?". Por Sansoni iu përgjegj atit të tij me këto fjalë: "Merrma atë, sepse më pëlqen".

Por i ati dhe e ëma nuk e dinin se kjo vinte nga Zoti dhe që Sansoni kërkonte një rast kundër Filistejve. Në atë kohë, Filistejtë sundonin në Izrael.

Pastaj Sansoni zbriti me të atin dhe me të ëmën në Timnah; sapo arritën në vreshtat e Timnahut, një luan i vogël u doli përpara duke ulëritur.

Atëherë Fryma e Zotit zbriti në mënyrë të fuqishme mbi të dhe ai, pa pasur asgjë në dorë, e shqeu luanin, ashtu si shqyhet një kec; por nuk i tha asgjë atit dhe nënes së tij për atë që kishte bërë.

Pastaj zbriti dhe i foli gruas, dhe ajo i pëlqeu Sansonit.

Mbas disa ditësh ai u kthye për ta marrë me vete dhe doli nga rruga për të parë skeletin e luanit; dhe ja, në trupin e luanit kishte një mori bletësh dhe mjaltë.

Ai mori pak mjaltë në dorë dhe filloi ta hajë ndërsa po ecte; kur arriti tek i ati dhe tek e ëma, u dha edhe atyre dhe ata e hëngrën; por nuk u tha që e kishte marrë mjaltin nga trupi i luanit.

10 Pastaj i ati zbriti tek ajo grua, dhe aty Sansoni shtroi një gosti siç e kishin zakon të rinjtë.

11 Dhe ndodhi që, kur njërëzit e panë vendit, ata morën tridhjetë shokë, që të rrinin bashkë me të.

12 Sansoni u tha atyre: "Unë do t’ju propozoj një gjëzë; në rast se ju arrini të gjeni shpjegimin e saj të ma njoftoni brenda shtatë ditëve të gostisë, do t’ju jap tridhjetë tunika dhe tridhjetë ndërresa rrobash;

13 por në rast se nuk mund të ma shpjegoni, do të më jepni mua tridhjetë tunika dhe tridhjetë ndërresa rrobash".

14 Ata iu përgjegjën: "Propozo gjëzën tënde, që ta dëgjojmë". Ai u tha atyre: "Nga gllabëruesi doli ushqimi, dhe nga i forti doli e ëmbla". Tri ditë me radhë ata nuk arritën ta shpjegojnë gjëzën.

15 Ditën e shtatë i thanë bashkëshortes së Sansonit: "Mbushja mendjen burrit tënd që të na shpjegojë gjëzën; ndryshe do të të djegim ty dhe do t’i vëmë flakën shtëpisë së atit tënd. A na keni ftuar për të na zhveshur? Vallë a s’është ashtu?".

16 Gruaja e Sansonit qau para tij dhe i tha: "Ti ke vetëm urrejtje ndaj meje dhe nuk më do; ti u propozove një gjëzë bijve të popullit tim, por nuk ia shpjegova as atit tim; as nënës sime, pse duhet të ta shpjegoj ty?".

17 Ajo qau para tij gjatë shtatë ditëve të festës. Kështu ditën e shtatë Sansoni ia shpjegoi, sepse e mërziste; pastaj ua shpjegoi gjëzën bijve të popullit të saj.

18 Njerëzit e qytetit, ditën e shtatë, para se të perëndonte dita, i thanë Sansonit: "A ka gjë më të ëmbël se mjalti? A ka gjë më të fortë se luani?". Dhe ai iu përgjegj atyre: "Po të mos kishit lëruar me mëshqerrën time, nuk do ta kishit zgjidhur gjëzën time".

19 Atëherë Fryma e Zotit erdhi mbi të në mënyrë të fuqishme, dhe ai zbriti deri në Ashkelon, vrau tridhjetë njerëz nga ata, mori plaçkat e tyre dhe u dha ndërresat e rrobave atyre që e kishin shpjeguar gjëzën. Kështu zemërimi i tij u ndez; pastaj ai u ngjit përsëri në shtëpinë e të atit.

20 Por gruan e Sansonit ia dhanë shokut të tij, që kishte qenë shoku i tij më i mirë.

15 Mbas një farë kohe, kur korret gruri, Sansoni shkoi të vizitojë të shoqen, duke pasur me vete një kec, dhe tha: "Dua të hyj në dhomë te gruaja ime". Por i ati i saj nuk e lejoi të hyjë,

dhe i tha: "Mendoja pikërisht që ti e urren, prandaj ia dhashë shokut tënd; a nuk është më e bukur motra e saj më e vogël? Merre, pra, në vend të saj".

Sansoni iu përgjegj atyre: "Këtë herë nuk do të kem asnjë faj ndaj Filistejve në rast se do t’u bëj ndonjë të keqe".

Kështu Sansoni shkoi dhe kapi treqind dhelpra; pastaj mori pishtarë, i ktheu dhelprat bisht më bisht dhe i vuri nga një pishtar midis dy bishtave.

Pastaj ndezi pishtarët dhe i la dhelprat të iknin nëpër fushat e grurit të Filistejve, dhe dogji demetet dhe grurin akoma në këmbë madje edhe vreshtat dhe ullishtat.

Atëherë Filistejtë pyetën: "Kush e bëri këtë?". Muarrën këtë përgjigje: Sansoni, dhëndri i burrit të Timnahut, sepse ky mori gruan dhe ia dha sii bashkëshorte shokut të tij". Kështu Filistejtë u ngritën dhe i vunë flakën asaj dhe atit të saj.

Sansoni u tha atyre: "Me qenë se keni bërë këtë gjë, unë do të hakmerrem sigurisht kundër jush dhe pastaj do të rri".

Kështu i goditi në mënyrë të pamëshirshme, duke bërë kërdi të madhe. Pastaj zbriti dhe qendroi në shpellën e shkëmbit të Etamit.

Atëherë Filistejtë dolën, ngritën kampin e tyre në Juda dhe u shtrinë deri në Lehi.

10 Njerëzit e Judës u thanë atyre: "Pse dolët kundër nesh?". Ata iu përgjigjën: "Dolëm për të kapur Sansonin dhe për t’i bërë atij atë që ai na ka bërë neve".

11 Atëherë tre mijë burra të Judës zbritën në shpellën e shkëmbit të Etamit dhe i thanë Sansonit: "Nuk e di që Filistejtë na sundojnë? Çfarë na bëre kështu?". Ai u përgjegj kështu: "Atë që më bënë mua, unë ua bëra atyre".

12 Ata i thanë: "Ne kemi zbritur që të të kapim dhe të të dorëzojmë në duart e Filistejve". Sansoni u përgjegj: "Betohuni që ju nuk do të më vrisni".

13 Atëherë ata i folën duke thënë: "Jo, vetëm do të të lidhim dhe do të të dorëzojmë në duart e tyre; por me siguri nuk do të të vrasim". Kështu e lidhën me dy litarë të rinj dhe e nxorën nga shpella.

14 Kur arriti në Lehi, Filistejtë i dolën përpara me klithma gëzimi; por Fryma e Zotit erdhi fuqishëm mbi të dhe litarët që kishte në krahë u bënë si fije liri që digjen; dhe lidhjet i ranë nga duart.

15 Gjeti pastaj një nofull gomari akoma të freskët, shtriu dorën dhe e kapi; me të vrau një mijë njerëz.

16 Atëherë Sansoni tha: "Me një nofull gomari, pirgje mbi pirgje! Me një nofull gomari vrava një mijë njerëz".

17 Kur mbaroi së foluri hodhi nofullën dhe e quajti atë vend Ramath-Lehi.

18 Pastaj pati një etje të madhe dhe kërkoi ndihmën e Zotit, duke thënë: Ti lejove këtë çlirim të madh me dorën e shërbëtorit tënd, por a duhet tëë vdes unë tani nga etja dhe të bie në duart e atyre që nuk janë rrethprerë?".

19 Atëherë Perëndia çau shkëmbin e lugët që ndodhet në Lehi dhe doli ujë prej tij. Ai piu ujë, fryma i tij u gjallërua dhe ai mori jetë. Prandaj e quajti këtë burim En-Hakore; ajo ekziston në Lehi edhe sot.

20 Sansoni qe gjyqtar i Izraelit për njëzet vjet në kohën e Filistejve.

The Birth of Samson

13 Again the Israelites did evil in the eyes of the Lord, so the Lord delivered them into the hands of the Philistines(A) for forty years.(B)

A certain man of Zorah,(C) named Manoah,(D) from the clan of the Danites,(E) had a wife who was childless,(F) unable to give birth. The angel of the Lord(G) appeared to her(H) and said, “You are barren and childless, but you are going to become pregnant and give birth to a son.(I) Now see to it that you drink no wine or other fermented drink(J) and that you do not eat anything unclean.(K) You will become pregnant and have a son(L) whose head is never to be touched by a razor(M) because the boy is to be a Nazirite,(N) dedicated to God from the womb. He will take the lead(O) in delivering Israel from the hands of the Philistines.”

Then the woman went to her husband and told him, “A man of God(P) came to me. He looked like an angel of God,(Q) very awesome.(R) I didn’t ask him where he came from, and he didn’t tell me his name. But he said to me, ‘You will become pregnant and have a son. Now then, drink no wine(S) or other fermented drink(T) and do not eat anything unclean, because the boy will be a Nazirite of God from the womb until the day of his death.(U)’”

Then Manoah(V) prayed to the Lord: “Pardon your servant, Lord. I beg you to let the man of God(W) you sent to us come again to teach us how to bring up the boy who is to be born.”

God heard Manoah, and the angel of God came again to the woman while she was out in the field; but her husband Manoah was not with her. 10 The woman hurried to tell her husband, “He’s here! The man who appeared to me(X) the other day!”

11 Manoah got up and followed his wife. When he came to the man, he said, “Are you the man who talked to my wife?”

“I am,” he said.

12 So Manoah asked him, “When your words are fulfilled, what is to be the rule that governs the boy’s life and work?”

13 The angel of the Lord answered, “Your wife must do all that I have told her. 14 She must not eat anything that comes from the grapevine, nor drink any wine or other fermented drink(Y) nor eat anything unclean.(Z) She must do everything I have commanded her.”

15 Manoah said to the angel of the Lord, “We would like you to stay until we prepare a young goat(AA) for you.”

16 The angel of the Lord replied, “Even though you detain me, I will not eat any of your food. But if you prepare a burnt offering,(AB) offer it to the Lord.” (Manoah did not realize(AC) that it was the angel of the Lord.)

17 Then Manoah inquired of the angel of the Lord, “What is your name,(AD) so that we may honor you when your word comes true?”

18 He replied, “Why do you ask my name?(AE) It is beyond understanding.[a] 19 Then Manoah took a young goat, together with the grain offering, and sacrificed it on a rock(AF) to the Lord. And the Lord did an amazing thing while Manoah and his wife watched: 20 As the flame(AG) blazed up from the altar toward heaven, the angel of the Lord ascended in the flame. Seeing this, Manoah and his wife fell with their faces to the ground.(AH) 21 When the angel of the Lord did not show himself again to Manoah and his wife, Manoah realized(AI) that it was the angel of the Lord.

22 “We are doomed(AJ) to die!” he said to his wife. “We have seen(AK) God!”

23 But his wife answered, “If the Lord had meant to kill us, he would not have accepted a burnt offering and grain offering from our hands, nor shown us all these things or now told us this.”(AL)

24 The woman gave birth to a boy and named him Samson.(AM) He grew(AN) and the Lord blessed him,(AO) 25 and the Spirit of the Lord began to stir(AP) him while he was in Mahaneh Dan,(AQ) between Zorah and Eshtaol.

Samson’s Marriage

14 Samson(AR) went down to Timnah(AS) and saw there a young Philistine woman. When he returned, he said to his father and mother, “I have seen a Philistine woman in Timnah; now get her for me as my wife.”(AT)

His father and mother replied, “Isn’t there an acceptable woman among your relatives or among all our people?(AU) Must you go to the uncircumcised(AV) Philistines to get a wife?(AW)

But Samson said to his father, “Get her for me. She’s the right one for me.” (His parents did not know that this was from the Lord,(AX) who was seeking an occasion to confront the Philistines;(AY) for at that time they were ruling over Israel.)(AZ)

Samson went down to Timnah together with his father and mother. As they approached the vineyards of Timnah, suddenly a young lion came roaring toward him. The Spirit of the Lord came powerfully upon him(BA) so that he tore the lion apart(BB) with his bare hands as he might have torn a young goat. But he told neither his father nor his mother what he had done. Then he went down and talked with the woman, and he liked her.

Some time later, when he went back to marry her, he turned aside to look at the lion’s carcass, and in it he saw a swarm of bees and some honey. He scooped out the honey with his hands and ate as he went along. When he rejoined his parents, he gave them some, and they too ate it. But he did not tell them that he had taken the honey from the lion’s carcass.

10 Now his father went down to see the woman. And there Samson held a feast,(BC) as was customary for young men. 11 When the people saw him, they chose thirty men to be his companions.

12 “Let me tell you a riddle,(BD)” Samson said to them. “If you can give me the answer within the seven days of the feast,(BE) I will give you thirty linen garments and thirty sets of clothes.(BF) 13 If you can’t tell me the answer, you must give me thirty linen garments and thirty sets of clothes.”

“Tell us your riddle,” they said. “Let’s hear it.”

14 He replied,

“Out of the eater, something to eat;
    out of the strong, something sweet.”(BG)

For three days they could not give the answer.

15 On the fourth[b] day, they said to Samson’s wife, “Coax(BH) your husband into explaining the riddle for us, or we will burn you and your father’s household to death.(BI) Did you invite us here to steal our property?”

16 Then Samson’s wife threw herself on him, sobbing, “You hate me! You don’t really love me.(BJ) You’ve given my people a riddle, but you haven’t told me the answer.”

“I haven’t even explained it to my father or mother,” he replied, “so why should I explain it to you?” 17 She cried the whole seven days(BK) of the feast. So on the seventh day he finally told her, because she continued to press him. She in turn explained the riddle to her people.

18 Before sunset on the seventh day the men of the town said to him,

“What is sweeter than honey?
    What is stronger than a lion?”(BL)

Samson said to them,

“If you had not plowed with my heifer,
    you would not have solved my riddle.”

19 Then the Spirit of the Lord came powerfully upon him.(BM) He went down to Ashkelon,(BN) struck down thirty of their men, stripped them of everything and gave their clothes to those who had explained the riddle. Burning with anger,(BO) he returned to his father’s home. 20 And Samson’s wife was given to one of his companions(BP) who had attended him at the feast.

Samson’s Vengeance on the Philistines

15 Later on, at the time of wheat harvest,(BQ) Samson(BR) took a young goat(BS) and went to visit his wife. He said, “I’m going to my wife’s room.”(BT) But her father would not let him go in.

“I was so sure you hated her,” he said, “that I gave her to your companion.(BU) Isn’t her younger sister more attractive? Take her instead.”

Samson said to them, “This time I have a right to get even with the Philistines; I will really harm them.” So he went out and caught three hundred foxes(BV) and tied them tail to tail in pairs. He then fastened a torch(BW) to every pair of tails, lit the torches(BX) and let the foxes loose in the standing grain of the Philistines. He burned up the shocks(BY) and standing grain, together with the vineyards and olive groves.

When the Philistines asked, “Who did this?” they were told, “Samson, the Timnite’s son-in-law, because his wife was given to his companion.(BZ)

So the Philistines went up and burned her(CA) and her father to death.(CB) Samson said to them, “Since you’ve acted like this, I swear that I won’t stop until I get my revenge on you.” He attacked them viciously and slaughtered many of them. Then he went down and stayed in a cave in the rock(CC) of Etam.(CD)

The Philistines went up and camped in Judah, spreading out near Lehi.(CE) 10 The people of Judah asked, “Why have you come to fight us?”

“We have come to take Samson prisoner,” they answered, “to do to him as he did to us.”

11 Then three thousand men from Judah went down to the cave in the rock of Etam and said to Samson, “Don’t you realize that the Philistines are rulers over us?(CF) What have you done to us?”

He answered, “I merely did to them what they did to me.”

12 They said to him, “We’ve come to tie you up and hand you over to the Philistines.”

Samson said, “Swear to me(CG) that you won’t kill me yourselves.”

13 “Agreed,” they answered. “We will only tie you up and hand you over to them. We will not kill you.” So they bound him with two new ropes(CH) and led him up from the rock. 14 As he approached Lehi,(CI) the Philistines came toward him shouting. The Spirit of the Lord came powerfully upon him.(CJ) The ropes on his arms became like charred flax,(CK) and the bindings dropped from his hands. 15 Finding a fresh jawbone of a donkey, he grabbed it and struck down a thousand men.(CL)

16 Then Samson said,

“With a donkey’s jawbone
    I have made donkeys of them.[c](CM)
With a donkey’s jawbone
    I have killed a thousand men.”

17 When he finished speaking, he threw away the jawbone; and the place was called Ramath Lehi.[d](CN)

18 Because he was very thirsty, he cried out to the Lord,(CO) “You have given your servant this great victory.(CP) Must I now die of thirst and fall into the hands of the uncircumcised?” 19 Then God opened up the hollow place in Lehi, and water came out of it. When Samson drank, his strength returned and he revived.(CQ) So the spring(CR) was called En Hakkore,[e] and it is still there in Lehi.

20 Samson led[f] Israel for twenty years(CS) in the days of the Philistines.

Footnotes

  1. Judges 13:18 Or is wonderful
  2. Judges 14:15 Some Septuagint manuscripts and Syriac; Hebrew seventh
  3. Judges 15:16 Or made a heap or two; the Hebrew for donkey sounds like the Hebrew for heap.
  4. Judges 15:17 Ramath Lehi means jawbone hill.
  5. Judges 15:19 En Hakkore means caller’s spring.
  6. Judges 15:20 Traditionally judged