A A A A A
Bible Book List

Jobi 35Albanian Bible (ALB)

35 Elihu vazhdoi të flasë dhe tha:

"A të duket një gjë e drejtë kur thua: "Jam më i drejtë se Perëndia"?

Në fakt ke thënë: "Ç’dobi ke? Çfarë dobie do të kisha nga mëkati im?".

Do të të përgjigjem ty dhe miqve të tu bashkë me ty.

Sodite qiellin dhe shiko me kujdes; shih retë, që ndodhen më lart se ti.

Në qoftë se ti mëkaton, çfarë efekti ka mbi të? Në qoftë se ti i shumëzon prapësitë e tua çfarë dëmi i shkakton?

Në rast se je i drejtë, çfarë i jep, ose çfarë merr ai nga dora jote?

Ligësia jote mund të dëmtojë vetëm një njeri si ti, dhe drejtësia jote mundet t’i sjellë vetëm dobi birit të një njeriu.

Ngrihet zëri për numrin e madh të shtypjeve, ngrihet zëri për të kërkuar ndihmë për shkak të dhunës së të fuqishmëve;

10 por asnjeri nuk thotë: "Ku është Perëndia, krijuesi im, që natën të jep këngë gëzimi,

11 që na mëson më tepër gjëra se sa kafshëve të fushave dhe na bën më të urtë se zogjtë e qiellit?"

12 Kështu ngrihen zëra, por ai nuk përgjigjet për shkak të krenarisë së njerëzve të këqij.

13 Me siguri Perëndia nuk ka për t’i dëgjuar ligjëratat boshe dhe i Plotfuqishmi nuk do t’jua vërë veshin.

14 Edhe sikur ti të thuash se nuk e shikon atë, çështja jote qëndron para tij, dhe ti duhet të presësh.

15 Por tani, duke qenë se në zemërimin e tij ai nuk dënon dhe nuk u jep shumë rëndësi shkeljeve,

16 Jobi hap kot buzët dhe mbledh fjalë që nuk kanë arsye".

  Back

1 of 1

You'll get this book and many others when you join Bible Gateway Plus. Learn more

Viewing of
Cross references
Footnotes