A A A A A
Bible Book List

Jobi 18Albanian Bible (ALB)

18 Atëherë Bildadi nga Shuahu u përgjigj dhe tha:

"Kur do t’u japësh fund fjalëve? Bëhu i zgjuar dhe pastaj flasim.

Pse jemi konsideruar si kafshë dhe jemi konsideruar të përçmuar në sytë e tu?

Ti që ha veten nga zemërimi, a duhet të braktiset toka për shkakun tënd apo shkëmbi të luajë nga vendi i tij?

Po, drita e të keqit shuhet dhe flaka e zjarrit të tij nuk ndrit më.

Drita në çadrën e tij po meket dhe llamba e tij mbi të po shuhet.

Hapat e tij të fuqishëm shkurtohen dhe vetë planet e tij po e çojnë në greminë.

Sepse këmbët e tij e shtyjnë në rrjetë dhe ai do të bjerë në ndonjë lak.

Një çark e kap nga thembra dhe një lak e mban fort.

10 Për të ka një lak të fshehur në tokë dhe një çark të vënë në shteg.

11 Gjëra të tmerrshme e trembin nga çdo anë dhe e ndjekin në çdo hap.

12 Forca e tij pakësohet për shkak të urisë dhe shkatërrimi është gati ta godasë anash.

13 Gëlltit copa të lëkurës së tij; i parëlinduri i vdekjes gllabëron gjymtyrët e tij.

14 Atë e rrëmbejnë nga çadra tij që e dinte të sigurt dhe e çojnë para mbretit të tmerrit.

15 Në çadrën e tij banon ai që nuk është nga të vetët, dhe mbi shtëpinë e tij hedhin squfur.

16 Rrënjët poshtë thahen dhe degët lart priten.

17 Kujtimi i tij zhduket nga toka dhe emri i tij nuk do të përmendet më nëpër rrugë.

18 Ai shtyhet nga drita në terr dhe atë e përzënë nga bota.

19 Nuk ka as bij, as pasardhës në popullin e tij dhe asnjë që të mbijetojë në banesën e tij.

20 Fundi i tij i lë të habitur ata që e kanë ndjekur dhe mbeten të tmerruar ata që e kanë pararendur.

21 Pikërisht kështu janë banesat e njerëzve të këqij, dhe ky është vendi i atij që nuk e njeh Perëndinë". Përgjigja e pestë e Jobit; ai e ndjen veten të përqeshur; gjithçka është kundër tij

  Back

1 of 1

You'll get this book and many others when you join Bible Gateway Plus. Learn more

Viewing of
Cross references
Footnotes