Menu
Bible Gateway Plus logo
Bible Gateway logo
account
Welcome to the new Bible Gateway. Take a quick tour and see what’s new.
Bible Gateway Plus logo
Bible Gateway logo
Finding your way around? Take the tour.
  • Read
    • Reading Plans
    • Advanced Search
    • Available Versions
    • Audio Bibles
  • Study
    • Scripture Engagement
    • More Resources
  • News
  • Explore
    • Newsletters
    • Devotionals
    • Bible Gateway App
    • Bible Audio App
    • Take a Tour
  • Store
    • Bibles
    • Deals
    • More
  • Bible Gateway Plus
ALB
Version
Bible Books Bible Books
ALB
Version
Read
Study
News
Explore
Store
Bible Gateway Plus
Light Mode Dark Mode
Font Size
Log In show menu
Previous Next
Print PrintSettingsSettingsShare ShareParallelParallelExpandExpandCollapse

Jobi 28  Albanian Bible

28 "Me siguri ka një minierë për argjendin dhe një vend ku bëhet rafinimi i arit.

2 Hekuri nxirret nga toka dhe guri i shkrirë jep bakrin.

3 Njeriu i jep fund territ dhe hulumton thellësitë më të mëdha në kërkim të gurëve të varrosur në terr dhe në hijen e vdekjes.

4 Ai çel një pus larg vendbanimit, në vende të harruara nga këmbësorët; janë pezull dhe lëkunden larg njerëzve.

5 Sa për tokën, prej asaj del buka, por nga poshtë është e trazuar nga zjarri.

6 Gurët e saj janë banesa e safirëve dhe përmbajnë pluhur ari.

7 Shpendi grabitqar nuk e njeh shtegun dhe as syri i skifterit nuk e ka parë kurrë.

8 Bishat e egra nuk e kanë përshkruar dhe as luani nuk ka kaluar kurrë andej.

9 Njeriu vë dorë mbi strallin dhe i rrëzon malet nga rrënjët.

10 Hap galeri ndër shkëmbinj dhe syri i tij sheh gjithçka që është e çmuar.

11 Zë rrjedhat ujore që të mos rrjedhin, dhe nxjerr në dritë gjërat e fshehura.

12 Po ku mund ta gjesh diturinë, dhe ku është vendi i zgjuarsisë?

13 Njeriu nuk ua di vlerën dhe ajo nuk gjendet mbi tokën e të gjallëve.

14 Humnera thotë: "Nuk është tek unë"; deti thotë: "Nuk qëndron pranë meje".

15 Nuk përftohet duke e shkëmbyer me ar të rafinuar as blihet duke peshuar argjend.

16 Nuk shtihet në dorë me arin e Ofirit, me oniksin e çmuar ose me safirin.

17 Ari dhe kristali nuk mund të barazohen me të dhe nuk këmbehet me enë ari të kulluar.

18 Korali dhe kristali as që meritojnë të përmenden; vlera e diturisë është më e madhe se margaritarët.

19 Topazi i Etiopisë nuk mund të barazohet dhe nuk mund të vlerësohet me ar të kulluar.

20 Por atëherë nga rrjedh dituria dhe ku e ka selinë zgjuarsia?

21 Ajo u fshihet syve të çdo të gjalli, është e mbuluar për zogjtë e qiellit.

22 Abadoni dhe vdekja thonë: "Kemi dëgjuar të flitet për të me veshët tona".

23 Vetëm Perëndia njeh rrugën e saj, vetëm ai e di ku ndodhet,

24 sepse ai vë re skajet e tokës dhe sheh tërë ato që ndodhen nën qiejt.

25 Kur caktoi peshën e erës dhe u caktoi ujërave një masë,

26 kur bëri një ligj për shiun dhe një rrugë për vetëtimën e bubullimave,

27 atëherë pa dhe e tregoi, e vendosi dhe madje e hetoi,

28 dhe i tha njeriut: "Ja, të kesh frikë nga Zoti, kjo është dituri, dhe t’i largohesh së keqes është zgjuarsi"".

Next
Jobi 27
Jobi 29
Next
dropdown
Albanian Bible (ALB)

by Public Domain

Bible Gateway Plus logo
Bible Gateway logo

Font Size

Font Size

Dark Mode

Light Mode Dark Mode

About

  • About
  • Learn About the Bible
  • Statement of Faith
  • Mobile App
  • Store
  • Blog
  • Newsroom
  • Support Us

Help

  • FAQs
  • Tutorials
  • Use Bible Gateway on Your Site
  • Advertise with us
  • Contact us
  • Privacy policy
  • California Privacy Rights
  • Do Not Sell My Personal Information
  • Site: Terms of use
  • Widget: Terms of use

Our Network

  • FaithGateway
  • StudyGateway
  • ChurchSource
  • HarperCollins Christian Publishing
  • Grupo Nelson
  • Editorial Vida
  • Thomas Nelson
  • WestBow Press
  • Zondervan
  • MasterLectures

Social

  • Facebook
  • Instagram
  • Pinterest
  • TikTok
  • X
  • YouTube

Preferences

  • Versión en español
  • Preferences
  • Classic Bible Gateway
Sign Up for Bible Gateway: News & Knowledge
Get weekly Bible news, info, reflections, and deals in your inbox.

By submitting your email address, you understand that you will receive email communications from Bible Gateway, operated by HarperCollins Christian Publishing, 501 Nelson Pl, Nashville, TN 37214 USA, including commercial communications and messages from partners of Bible Gateway. You may unsubscribe from Bible Gateway’s emails at any time. If you have any questions, please review our Privacy Policy or email us at privacy@biblegateway.com.

Preferences

  • Versión en español
  • Preferences
  • Classic Bible Gateway