A A A A A
Bible Book List

1 i Kronikave 24Albanian Bible (ALB)

24 Klasat e bijve të Aaronit ishin këto. Bijtë e Aaronit ishin Nadabi, Abihu, Eleazari dhe Ithamari.

Nadabi dhe Abihu vdiqën para atit të tyre dhe nuk lanë fëmijë; prandaj ushtruan detyrën e priftit Eleazari dhe Ithamari.

Pastaj Davidi, së bashku me Tsadokun, nga bijtë e Eleazarit, dhe me Ahimelekun, nga bijtë e Ithamarit, i ndau sipas detyrave të shërbimit të tyre.

Me qenë se kishte më tepër familjarë midis bijve të Eleazarit sesa midis bijve të Ithamarit, ata u ndanë në këtë mënyrë: për bijtë e Eleazarit, gjashtëmbëdhjetë të parë të shtëpisë atërore dhe për bijtë e Ithamarit, tetë të parë sipas shtëpive të tyre atërore.

Ata u ndanë me short, si njera palë ashtu dhe pala tjetër, sepse kishte princa të shenjtërores dhe princa të Perëndisë qoftë midis bijve të Eleazarit, qoftë midis bijve të Ithamarit.

Shkruesi Shemajahu, bir i Nathaneelit, një Levit i regjistroi në prani të mbretit, të princave, të priftit Tsadok, të Ahimelekut, birit të Abiathsarit, dhe të të parëve të shtëpive atërore të priftërinjve dhe të Levitëve. U hodh në short një shtëpi atërore për Eleazarin dhe një tjetër për Ithamarin.

I pari i caktuar nga shorti ishte Jehojaribi, i dyti Jedajahu,

i treti Harimi, i katërti Seorimi,

i pesti Malkijahu, i gjashti Mijamimi,

10 i shtati Hakotsi, i teti Abijahu,

11 i nënti Jeshua, i dhjeti Shekanjahu,

12 i njëmbëdhjeti Eliashibi, i dymbëdhjeti Jakimi,

13 i trembëdhjeti Hupahu, i katërmbëdhjeti Jeshebeabi,

14 i pesëmbëdhjeti Bilgahu, i gjashtëmbëdhjeti Imeri,

15 i shtatëmbëdhjeti Heziri, i tetëmbëdhjeti Hapitsetsi,

16 i nëntëmbëdhjeti Pethahiahu, i njëzeti Jehezekeli,

17 i njëzetenjëti Jakini, i njëzetedyti Gamuli,

18 i njëzetetreti Delajahu, i njëzetekatërti Maaziahu.

19 Këto ishin turnet për shërbimin e tyre kur hynin në shtëpinë e Zotit, sipas normave të caktuara nga Aaroni, ati i tyre, duke iu përmbajur urdhrave të Zotit, Perëndisë të Izraelit.

20 Sa për pjesën tjetër të bijve të Levit, të bijve të Amramit, Shubaeli; të bijve të Shubaelit, Jehdia.

21 Për Rehabiahun, bijve të Rehabiahut, ata kishin si të parë Ishshiahun.

22 Për Itsharitët, ata kishin si të parë Shelomothin: bijtë e Shelomothit kishin Jahathin.

23 Bijtë e Hebronit patën si të parë Jeriahun, si të dytë Amariahun, të tretë Jahazielin dhe të katërt Jekomeamin.

24 Nga bijtë e Uzielit të parë kishin Mikahun; nga bijtë e Mikahut, Shamirin;

25 i vëllai i Mikahut, Ishshiahu; nga bijtë e Ishshiahut, Zakarian.

26 Nga bijtë e Merarit ishin Mahli dhe Mushi; biri i Jaaziahut, Beno.

27 Bijtë e Merarit me anë të Jaaziahut ishin Beno, Shohami, Zakuri dhe Ibri.

28 Nga Mahli kemi Eleazarin, që nuk pati fëmijë.

29 Nga Kishi, birin e Kishit, Jerahmeelin.

30 Bijtë e Mushit ishin Mahli, Ederi dhe Jerimothi. Këta ishin bijtë e Levitëve sipas shtëpive të tyre atërore.

31 Edhe këta, ashtu si bijtë e Aaronit, vëllezër të tyre, hodhën në short në prani të mbretit David, të Tsadokut, të Ahimelekut dhe të të parëve të shtëpive atërore të priftërinjve dhe të Levitëve. Të parët e shtëpive atërore u trajtuan në të njëjtën mënyrë si vëllezërit e tyre të rinj.

  Back

1 of 1

You'll get this book and many others when you join Bible Gateway Plus. Learn more

Viewing of
Cross references
Footnotes