Add parallel Print Page Options

13 Zoti u foli akoma Moisiut dhe Aaronit, duke thënë:

"Kur një njeri ka mbi lëkurën e trupit të tij një ënjtje apo një kore ose një njollë të shndritshme, dhe bëhet mbi lëkurën e trupit të tij një shenjë e plagës së lebrës, ai do t’i çohet priftit Aaron apo njërit prej bijve të tij priftërinj.

Prifti do të shqyrtojë plagën mbi lëkurën e trupit; në qoftë se qimja e plagës është bërë e bardhë dhe plaga duket më e thellë se lëkura e trupit, kemi të bëjmë me plagë të lebrës; prifti, pasi ta shqyrtojë, do ta shpallë të papastër atë njeri.

Por në qoftë se njolla e shndritshme mbi lëkurën e trupit është e bardhë dhe nuk duket se është më e thellë se lëkura, dhe qimja e saj nuk është bërë e bardhë, prifti do ta izolojë për shtatë ditë atë që ka plagën.

Ditën e shtatë, prifti do ta ekzaminojë përsëri; dhe në qoftë se plaga duket se është ndalur dhe nuk është përhapur mbi lëkurë, prifti do ta izolojë edhe shtatë ditë të tjera.

Prifti do ta shqyrtojë përsëri ditën e shtatë; dhe, po të shikojë që plaga është zvogëluar dhe nuk është përhapur mbi lëkurë, prifti do ta shpallë të pastër: ishte vetëm një puçërr me qelb. Ai do të lajë rrobat e tij dhe do të jetë i pastër.

Por në rast se puçrra është zgjeruar mbi lëkurën pasi ai iu paraqit priftit për t’u shpallur i pastër, ai do të kontrollohet përsëri nga prifti;

prifti do ta kontrollojë; dhe në rast se shikon që puçrra është zgjeruar mbi lëkurë, prifti do ta shpallë atë të papastër; është lebër.

Kur te një njeri shfaqet një plagë e lebrës, ai do t’i çohet priftit.

10 Prifti do ta ekzaminojë; dhe në qoftë se ënjtja mbi lëkurë është e bardhë dhe e ka zbardhur qimen, dhe në ënjtje ka pak mish të gjallë,

11 kemi një lebër kronike mbi lëkurën e trupit të tij dhe prifti do ta shpallë atë të papastër; nuk do ta izolojë, sepse është i papastër.

12 Por në qoftë se lebra përhapet edhe më mbi lëkurë në mënyrë që të mbulojë tërë lëkurën e atij që ka plagën, nga koka deri te këmbët, kudo që shikon prifti,

13 prifti do ta kontrollojë; dhe në qoftë se lebra ka mbuluar tërë trupin e tij, do ta shpallë të pastër atë që ka plagën; është bërë i tëri i bardhë, pra, është i pastër.

14 Por ditën që do të dalë mbi të mish i gjallë, ai do të shpallet i papastër.

15 Kur prifti ka për të parë mishin e gjallë, do ta shpallë atë të papastër; mishi i gjallë është i papastër; është lebër.

16 Por në rast se mishi i gjallë ndryshon përsëri dhe bëhet i bardhë, ai duhet të shkojë te prifti;

17 dhe prifti do ta kontrollojë; dhe në qoftë se plaga është bërë e bardhë, prifti do të shpallë të pastër atë që ka plagën; ai është i pastër.

18 Kur mbi lëkurën e trupit zhvillohet një ulcerë, dhe ajo është shëruar,

19 dhe në vendin e ulcerës formohet një ënjtje e bardhë ose një njollë e shndritshme e bardhë-kuqalashe, kjo duhet t’i tregohet priftit.

20 Prifti do ta ekzaminojë; në qoftë se njolla duket më e thellë se lëkura dhe qimja e saj është bërë e bardhë, prifti do ta shpallë atë të papastër; është plagë lebre që ka shpërthyer në ulcerë.

21 Por në rast se prifti, duke e ekzaminuar, sheh që në njollë nuk ka qime të bardha dhe që ajo nuk është më e thellë se lëkura dhe është pakësuar, ai do ta izolojë shtatë ditë.

22 Në rast se njolla zgjerohet mbi lëkurë, prifti do ta shpallë të papastër; është një plagë lebre.

23 Por në rast se njolla ka mbetur në vend dhe nuk është zgjeruar, ajo është mbresë e ulcerës dhe prifti do ta shpallë të pastër.

24 Në rast se dikush pëson mbi lëkurën e tij një djegie të shkaktuar nga zjarri, dhe mishi i gjallë i djegies bëhet një njollë e shndritshme, e bardhë-kuqalashe, ose e bardhë,

25 prifti do ta shqyrtojë; dhe në qoftë se qimja e njollës është bërë e bardhë dhe njolla duket më e thellë se lëkura, është lebër që ka shpërthyer në djegien. Prifti do ta shpallë të papastër; është plagë lebre.

26 Por në rast se prifti, duke shqyrtuar, sheh që nuk ka qime të bardhë në njollë dhe që kjo nuk është më e thellë se lëkura, por është pakësuar, prifti do ta izolojë shtatë ditë atë njeri.

27 Ditën e shtatë, prifti do ta kontrollojë; dhe në qoftë se njolla është përhapur edhe më mbi lëkurë, prifti do ta shpallë të papastër; është plagë lebre.

28 Në qoftë se njolla e shndritshme ka mbetur përkundrazi në të njëjtin vend dhe nuk është përhapur mbi lëkurë, por është pakësuar, është një ënjtje shkaktuar nga djegia; prifti do ta shpallë të pastër, sepse është mbresa e djegies.

29 Kur një burrë apo një grua ka një plagë në kokë apo në mjekër,

30 prifti do të ekzaminojë plagën; në rast se duket më e thellë se lëkura dhe në të ka qime të verdha dhe të holla, prifti do ta shpallë atë të papastër; është qere, domethënë lebër e kokës apo e mjekrës.

31 Në qoftë se përkundrazi prifti shqyrton plagën e qeres, dhe kjo nuk duket më e thellë se lëkura dhe në të nuk ka qime të zeza, prifti do ta izolojë shtatë ditë atë që ka plagën e qeres.

32 Ditën e shtatë prifti do të kontrollojë plagën dhe, po të jetë se qerja nuk është përhapur dhe nuk ka në të qime të verdha, dhe qerja nuk duket më e thellë se lëkura,

33 ai person do të rruhet, por nuk do të rruajë pjesën e prekur nga qerja; dhe prifti do ta izolojë shtatë ditë të tjera atë që ka qeren.

34 Ditën e shtatë prifti do të kontrollojë qeren; dhe në qoftë se qerja nuk është përhapur mbi lëkurë dhe nuk duket më e thellë se lëkura, prifti do ta shpallë të pastër; ai do të lajë rrobat e tij dhe do të jetë i pastër.

35 Por në qoftë se, pasi është shpallur i pastër, qerja është përhapur mbi lëkurë,

36 prifti do ta kontrollojë atë; në qoftë se qerja është përhapur mbi lëkurë, prifti nuk duhet të kërkojë qimen e verdhë; ai është i papastër.

37 Por në qoftë se qerja duket se është ndaluar dhe në të janë rritur qime të zeza, qerja është shëruar; ai është i pastër dhe prifti do ta shpallë të pastër.

38 Në rast se një burrë apo një grua ka mbi lëkurën e trupit të tij njolla të shndritshme, veçanërisht njolla të shndritshme bardhoshe,

39 prifti do t’i shqyrtojë; dhe në qoftë se njollat e shndritshme mbi lëkurën e trupit të tyre kanë një ngjyrë të bardhë të zbehtë, është një erupsion të lëkurës; ai është i pastër.

40 Në rast se një njeriu i bien flokët e kokës, është tullac, por është i pastër.

41 Në rast se i bien flokët mbi ballë, është tullac mbi ballë, por i pastër.

42 Por në rast se në pjesën tullace të kokës ose të ballit shfaqet një plagë e bardhë-kuqalashe, është lebër, që ka shpërthyer mbi kokë apo mbi ballë.

43 Prifti do ta shqyrtojë; dhe në qoftë se ënjtja e plagës mbi pjesën tullace të kokës apo të ballit është e bardhë-kuqalashe, njëlloj si lebra mbi lëkurën e trupit,

44 është lebroz; është i papastër, dhe prifti do ta shpallë atë të papastër, për shkak të plagës mbi kokën e tij.

45 Lebrozi, i prekur nga kjo plagë, do të veshë rroba të grisura dhe do ta mbajë kokën të zbuluar; do të mbulojë mjekrën e tij dhe do të bërtasë: papastër, papastërr".

46 Do të jetë i papastër tërë kohën që do të ketë plagën; është i papastër; do të jetojë vetëm; do të banojë jashtë kampit.

47 Në qoftë se ka një plagë lebre mbi një palë rroba, qoftë rrobë leshi apo një rrobë liri,

48 një stofë o një punë me shtiza, prej liri ose leshi, në lëkurë apo në çfarëdo sendi prej lëkure,

49 në se plaga është e gjelbëruar ose kuqalashe mbi rrobat apo mbi lëkurën, mbi stofin ose mbi punën e bërë me shtiza, ose mbi çfarëdo tjetër sendi të punuar me lëkurë, është plagë lebre, dhe do t’i tregohet priftit.

50 Prifti do të shqyrtojë plagën dhe do të izolojë shtatë ditë atë që ka plagën.

51 Ditën e shtatë do të ekzaminojë plagën; dhe në qoftë se plaga është përhapur mbi rrobat, o mbi stofën, o mbi trikotazhin, o mbi lëkurën apo mbi çfarëdo sendi të punuar me lëkurë, është një plagë lebre të keqe; është një gjë e papastër.

52 Ai do t’i djegë këto rroba o stofin ose trikotazhin prej leshi a prej liri ose çfarëdo sendi të bërë me lëkurë, mbi të cilin ndodhet plaga, sepse është një lebër e keqe; do të digjen në zjarr.

53 Por në rast se prifti ekzaminon plagën, dhe kjo nuk është përhapur mbi rrobat o mbi stofin, o mbi trikotazhin ose mbi çdo send prej lëkure,

54 prifti do të urdhërojë që të lahet sendi mbi të cilin është kjo plagë, dhe do ta izolojë personin për shtatë ditë të tjera.

55 Prifti do të ekzaminojë plagën, mbasi të jetë larë; në qoftë se plaga nuk ka ndryshuar ngjyrë, edhe sikur të mos jetë përhapur, është gjë e papastër; do ta djegësh në zjarr; ajo vazhdon të hajë nga brenda apo nga jashtë.

56 Në qoftë se prifti e ekzaminon dhe plaga, pasi është larë, është përmirësuar, do ta shkulë nga rrobat, a nga lëkura, a nga stofi apo nga trikotazhi.

57 Por në rast se duket ende mbi rrobat, stofin, trikotazhin, ose mbi çdo send tjetër prej lëkure, është një e keqe që po përhapet; do të djegësh me zjarr sendin mbi të cilin ndodhet plaga.

58 Rrobat, o stofi, o trikotazhi ose çdo send tjetër i bërë me lëkurë që ke larë dhe nga i cili është zhdukur plaga, do të lahet një herë të dytë dhe do të jetë i pastër.

59 Ky është ligji për plagën e lebrës mbi një palë rroba leshi ose prej liri, mbi stofin apo trikotazh ose çfarëdo sendi të bërë prej lëkure, për ta shpallur të pastër apo për ta shpallur të papastër".

有关麻风病的条例

13 耶和华对摩西和亚伦说:

“如果有人皮肤上长肿包、皮疹或白斑,出现麻风病[a]症状,要将他带到祭司亚伦或亚伦做祭司的子孙那里。 祭司要检查患处,如果患处凹陷,患处的毛发变白,就是麻风病,要宣布他是不洁净的。 如果那人的患处有白斑,没有凹陷,患处的毛发也没有变白,祭司要把他隔离七天。 第七天,祭司要再次检查患处,如果患处没有恶化,没有扩散,祭司要把他再隔离七天。 第七天,祭司要再次检查,如果患处颜色变淡,也没有扩散,祭司要宣布他是洁净的。他患的不过是皮疹,他要洗净衣物,便会洁净。 如果祭司已查看并宣布他是洁净的,但皮疹又扩散,他必须再去见祭司。 祭司检查时,如果发现皮疹已扩散,就要宣布他是不洁净的,患了麻风病。

“如果有人患麻风病,必须将他带到祭司面前。 10 祭司检查时,如果发现他皮肤上有白色肿包,毛发变白,患处出现疮口, 11 他就是患了慢性麻风病,祭司要宣布他是不洁净的。他无须被隔离,因他已经不洁净。 12 如果他的麻风病已扩散,头上脚上到处可见, 13 祭司就要检查。如果发现麻风病已扩散到他全身,全身的皮肤变白,祭司就要宣布他是洁净的。 14 但如果他身上出现溃烂之处,他便不洁净。 15 祭司看到他身上的溃烂之处,就要宣布他是不洁净的,因为那溃烂之处表明他患了麻风病。 16 如果溃烂之处痊愈并变白,他就要去见祭司。 17 祭司检查时,若发现溃烂之处确已变白,就要宣布他是洁净的,他便洁净了。

18 “如果有人身上长疮,又痊愈了, 19 但原患处出现白色肿包或白里带红的斑,他就要去让祭司检查。 20 祭司检查时,若发现患处凹陷,患处的毛发变白,就要宣布他是不洁净的。这是疮变成了麻风病。 21 但祭司检查时,若发现患处没有白毛,没有凹陷,肉色变淡,就要把他隔离七天。 22 隔离期间,若患处扩散,祭司要宣布他是不洁净的,是患了麻风病。 23 如果患处的斑原样未变,没有扩散,便是疮疤,祭司要宣布他是洁净的。

24 “如果有人被火烧伤,患处变白或白中带红, 25 祭司要检查他的患处。如果患处的毛发变白,伤口凹陷,他的烧伤已变成麻风病,祭司要宣布他是不洁净的,因为他患了麻风病。 26 祭司检查时,若发现患处没有白毛,伤口没有凹陷,颜色变淡,就要把他隔离七天。 27 第七天,祭司要再次检查,若发现患处扩散,就要宣布他是不洁净的,因为他患了麻风病。 28 如果患处没有扩散,颜色变淡,就是烧伤引起的肿包,祭司要宣布他是洁净的,因为那不过是烧伤的疤痕。

29 “如果有男女头上或下巴长疮, 30 祭司要检查患处,若发现患处凹陷,上面有黄色细毛,就要宣布那人是不洁净的,因为那是疥癣,是麻风病。 31 祭司检查时,若发现患处没有凹陷,没有黑毛,就要将那人隔离七天。 32 第七天,祭司要检查患处,若发现疥癣没有扩散,上面没有黄毛,患处没有凹陷, 33 那人要剃去头发和胡须,但不可剃患处的毛发。祭司要将他再隔离七天。 34 第七天,祭司要再次检查,若发现疥癣没有扩散,患处没有凹陷,就要宣布那人是洁净的。那人要洗净衣服,便洁净了。 35 那人洁净以后,疥癣若再次扩散, 36 祭司就要再次检查。如果疥癣确已扩散,祭司不必再找黄毛,那人是不洁净的。 37 如果祭司看到疥癣原样未变,患处长出黑毛,那人就已经痊愈,是洁净的。祭司要宣布那人是洁净的。

38 “如果有男女身上长白斑, 39 祭司要检查患处,若发现斑呈灰白色,就是皮疹,那人是洁净的。

40 “如果有人脱发,成了秃头,他是洁净的。 41 如果有人前额脱发,他只是前额光秃,仍是洁净的。 42 如果在光秃的头上或前额上长出白里带红的疮,那就是麻风病。 43 祭司要检查患处,若发现疮周围肿胀,看起来像麻风病, 44 就是得了麻风病,那人是不洁净的。祭司要宣布那人是不洁净的。

45 “患麻风病的人必须撕裂衣服,披头散发,遮住脸的下半部,高喊‘不洁净!不洁净!’ 46 只要病不痊愈,他就不洁净,要独自住在营外。

霉变衣物的条例

47 “如果衣物出现霉斑,不论是羊毛衣、细麻衣、 48 羊毛织品、细麻织品,还是皮革或皮革制品, 49 只要发现霉斑是绿色或红色的,那就是霉变,要拿给祭司检查。 50 祭司检查后,要把那衣物隔离七天。 51 第七天,祭司要再次检查,若发现衣物、编织品或皮革上的霉斑蔓延,那衣物就是不洁净的。 52 不论那是衣服、羊毛或细麻织品,还是皮革制品,祭司都必须把它烧掉,因为那是霉变。必须烧掉霉变的衣物。 53 如果祭司发现衣服、编织品或皮革上的霉斑没有蔓延, 54 就要吩咐人洗净衣物,再隔离七天。 55 之后,祭司要再次检查洗过的衣物,若发现霉斑原样未变,即使没有蔓延,那衣物也是不洁净的。无论衣物里面还是外面霉变,都必须把它烧掉。 56 如果祭司发现洗过后霉斑退色,就要把霉变的部分从衣服、皮革、编织品上撕下来。 57 以后衣物、编织品或皮革上若再次出现霉斑,便是旧患复发,要把它烧掉。 58 如果洗过衣服、编织品或皮革后,霉斑消失了,要再洗一次就洁净了。

59 “羊毛衣、细麻衣、编织品或皮革制品出现霉变时,以上条例可用来鉴定这些衣物是否洁净。”

Footnotes

  1. 13:2 麻风病”此处为传统译法,希伯来文的意思指包括麻风病在内的各种严重皮肤病。