Add parallel Print Page Options

Sa për kohët dhe për stinët, vëllezër, nuk keni nevojë që t’ju shkruaj,

sepse ju vetë e dini shumë mirë se dita e Zotit do të vijë, si një vjedhës natën.

Sepse, kur thonë: "Paqe dhe siguri," atëherë një shkatërrim i papritur do të bjerë mbi ta, ashtu si dhembjet e lindjes të gruas shtatzënë dhe nuk do të shpëtojnë.

Por ju, vëllezër, nuk jeni në errësirë, që ajo ditë t’ju zërë në befasi si një vjedhës.

Të gjithë ju jeni bij të dritës dhe bij të ditës; ne nuk jemi të natës, as të territ.

Le të mos flemë, pra, si të tjerët, por të rrimë zgjuar dhe të jemi të esëll.

Sepse ata që flejnë, flejnë natën, dhe ata që dehen, dehen natën.

Kurse ne, mbasi jemi të ditës, jemi të esëll, duke veshur parzmoren e besimit dhe të dashurisë, dhe për përkrenare shpresën e shpëtimit.

Sepse Perëndia nuk na ka caktuar për zemërim, por për të marrë shpëtimin me anë të Zotit tonë Jezu Krisht,

10 i cili vdiq për ne kështu që, qofshim zgjuar qofshim fjetur, jetojmë bashkë me të.

11 Prandaj ngushëlloni njeri tjetrin dhe ndërtoni njeri tjetrin ashtu sikur edhe bëni.

12 Tashmë, vëllezër, ju lutemi të keni respekt për ata që mundohen midis jush, që janë në krye ndër ju në Zotin dhe që ju qortojnë,

13 edhe t’i vlerësoni shumë në dashuri për veprën e tyre. Jetoni në paqe midis jush.

14 Tani, vëllezër, ju bëjmë thirrje t’i qortoni të parregulltit, të ngushëlloni zemërlëshuarit, të ndihmoni të dobëtit dhe të jeni të duruar me të gjithë.

15 Vështroni se mos dikush t’ia kthejë dikujt të keqen me të keqen; po kërkoni gjithmonë të mirën edhe te njeri tjetri edhe te të gjithë.

16 Jini gjithmonë të gëzuar.

17 Lutuni pa pushim.

18 Për çdo gjë falënderoni sepse i tillë është vullneti i Perëndisë në Krishtin Jezus për ju.

19 Mos e shuani Frymën.

20 Mos i përbuzni profecitë.

21 Provoni të gjitha, mbani të mirën.

22 Hiqni dorë nga çdo dukje e ligë.

23 Dhe Perëndia i paqes ju shenjtëroftë ai vetë tërësisht; dhe gjithë fryma juaj, shpirt e trup, të ruhet pa të metë për ardhjen e Zotit tonë Jezu Krisht.

24 Besnik është ai që ju thërret, i cili edhe do ta bëjë.

25 Vëllezër, lutuni për ne.

26 Përshëndetni të gjithë vëllezërit me puthje të shenjtë.

27 Ju përbetoj për Zotin që kjo letër t’u lexohet gjithë vëllezërve të shenjtë.

28 Hiri i Zotit tonë Jezu Krisht qoftë me ju. Amen.

主來的日子

弟兄姊妹,這件事會在什麼日期、什麼時候發生,不必我寫信告訴你們, 因為你們已經清楚知道,將來有一天,主會突然來到,像賊在夜裡忽然出現一樣。 當人們正在說一切平安穩妥的時候,災禍會像產痛臨到孕婦一樣突然臨到他們,令他們無法逃脫。

然而,弟兄姊妹,你們不是活在黑暗裡,因此那日子不會像賊一樣突然臨到你們。 你們都是光明之子,白晝之子。我們既不屬於黑夜,也不屬於黑暗。 所以不要像其他人一樣沉睡,要警醒戒備, 因為睡覺的人是在夜裡睡,醉酒的人是在夜裡醉。 我們既屬於白晝,就應當保持清醒,要把信心和愛心當作護心鏡遮胸,把得救的盼望當作頭盔戴上。 因為上帝不是預定我們受懲罰,而是預定我們靠著主耶穌基督得救。 10 主替我們死,使我們無論是醒是睡[a],都可以與祂同活。 11 所以,你們要彼此鼓勵、互相造就,正如你們一向所做的。

勸勉與問候

12 弟兄姊妹,我勸你們要敬重那些在你們當中辛勤工作、在主裡領導和勸誡你們的人。 13 因為他們的工作,你們要懷著愛心格外敬重他們。你們要彼此和睦相處。 14 此外,我勸你們要告誡懶惰的人,鼓勵灰心的人,扶持軟弱的人,耐心對待所有的人。 15 你們要小心,誰都不可冤冤相報,總要彼此善待,也要善待眾人。

16 要常常喜樂, 17 不斷地禱告, 18 凡事謝恩,因為這是上帝在基督耶穌裡給你們的旨意。

19 不要抑制聖靈的感動, 20 不要輕視先知的信息。 21 凡事都要小心察驗,持守良善的事, 22 杜絕所有的惡事。

23 願賜平安的上帝使你們完全聖潔!願祂保守你們的靈、魂、體,使你們在主耶穌基督再來的時候無可指責! 24 呼召你們的主是信實可靠的,祂必為你們成就這事。

25 弟兄姊妹,請為我們禱告。 26 要以聖潔的吻問候眾弟兄姊妹。 27 最後,我奉主的名吩咐你們把這封信讀給所有弟兄姊妹聽。

28 願我們主耶穌基督的恩典與你們同在!

Footnotes

  1. 5·10 是醒是睡」或譯「是生是死」。