Add parallel Print Page Options

Këta ishin bijtë e Davidit, që i lindën në Hebron; i parëlinduri ishte Amnoni, nga Ahinoami, Jezreelitja; i dyti ishte Danieli, nga Abigail, Karmelitja;

i treti ishte Absalomi, bir i Maakahut, e bija e Talmait, mbret i Geshurit; i katërti ishte Adonijahu, bir i Haghithit;

i pesti ishte Shefatiahu nga Abitali; i gjashti ishte Ithreami, nga Eglahu, bashkëshortja e tij.

Këta të gjashtë i lindën në Hebron. Ai mbretëroi atje shtatë vjet e gjashtë muaj, kurse në Jeruzalem mbretëroi tridhjetë e tre vjet.

Këta përkundrazi i lindën në Jeruzalem; Shimea, Shobabi, Nathani dhe Salomoni, domethënë katër fëmijë të lindur nga Bath-Sheba, e bija e Amielit.

Ishin përveç tyre Ibhari, Elishama, Elifeleti,

Nogahu, Nefegu, Jafia,

Elishama, Eliada dhe Elifeleti, gjithsej nëntë.

Tërë këta ishin bijtë e Davidit, pa llogaritur bijtë e konkubinave të tij. Tamara ishte motra e tyre.

10 I biri i Salomonit ishte Roboami, bir i të cilit ishte Abijahu, bir i të cilit ishte Asa, bir i të cilit ishte Jozafati,

11 bir i të cilit ishte Jorami, bir i të cilit ishte Ahaziahu, bir i të cilit ishte Joasi,

12 bir i të cilit ishte Amatsiahu, bir i të cilit ishte Azariahu, bir i të cilit ishte Jothami,

13 bir i të cilit ishte Ashazi, bir i të cilit ishte Ezekia, bir i të cilit ishte Manasi,

14 bir i të cilit ishte Amoni, bir i të cilit ishte Josia.

15 Bijtë e Josias ishin Johnani, i parëlinduri, i dyti Jehojakimi, i treti Sedekia dhe i katërti Shalumi.

16 Bijtë e Jehojakimit ishin djali i tij Jekoniahu, bir i të cilit ishte Sedekia.

17 Bijtë e Jekoniahut, të të burgosurit, ishin i biri Shealtieli,

18 dhe Malkirami, Pedajahu, Shenatsari, Jekamiahu, Hoshama dhe Nedabiahu.

19 Bijtë e Pedajahut ishin Zorobabeli dhe Shimei. Bijtë e Zorobabelit ishin Meshulami, Hananiahu dhe Shelomith, motra e tyre;

20 pastaj vinin Hashubahu, Oheli, Berekiahu, Hasadiahu dhe Jushab-Hasedi, gjithsej pesë.

21 Bijtë e Hananiahut ishin Pelatisahu dhe Jeshajahu, bijtë e Refajahut, bijtë e Arnanit, bijtë e Obadiahut, bijtë e Shekaniahut.

22 Biri i Shakaniahut ishte Shemajahu. Bijtë e Shemajahut ishin Hatushi, Igali, Bariahu, Neraiahu dhe Shafati, gjithsej gjashtë.

23 Bijtë e Neariahut ishin Elioenai, Ezekia dhe Azrikami, gjithsej tre.

24 Bijtë e Elioenait ishin Hodaviahu, Eliashibi, Pelajahu, Akubi, Johanani, Delajahu dhe Anani, gjithsej shtatë.

Bijtë e Judës ishin Peretsi, Hetsroni, Karmi, Huri dhe Shobali.

Reajahut, birit të Shobalit, i lindën Ahumai dhe Lahadi. Këto ishin familjet e Tsorathejve;

Këta ishin bijtë e atit të Etamit: Jezreeli, Ishma dhe Idbashi; motra e tyre quhej Hatselelponi.

Penueli ishte ati i Gedorit; Ezeri ishte ati i Hushahut. Këta ishin bijtë e Hurit, të parëlindurit të Efratahut, atit të Betlemit.

Ashuri, ati i Tekoas, pati dy bashkëshorte, Helahën dhe Naarahën.

Naaraha i lindi Ahuzamin, Heferin, Tememin dhe Ahashtarin. Këta ishin bijtë e Naarahës.

Bijtë e Helahës ishin Tserethi, Tsohari dhe Ethnani.

Kotzit i lindën Anubi, Cobe-Tsobebahu dhe familjet e Aharhelit, birit të Harumit.

Jabetsin e nderonin më tepër se vëllezërit; e ëma i kishte vënë emrin Jabets, sepse thoshte: "E polla me dhimbje".

10 Jabetsi kërkoi ndihmën e Perëndisë të Izraelit, duke thënë: "Oh, sikur të më bekoje dhe zgjeroje kufijtë e mi, dhe dora jote të ishte me mua dhe të më ruante nga e keqja që të mos vuaj!". Dhe Perëndia i dha atë që kishte kërkuar.

11 Kelubit, vëllait të Shulahut, i lindi Mehiti, që ishte ati i Eshtonit.

12 Eshtonit i lindën Beth-Rafa, Paseahu dhe Tehinahu, ati i Ir-Nahashit. Këta ishin burrat e Rehahut.

13 Bijtë e Kenazit ishin Othnieli dhe Serajahu. Bijtë e Othnielit ishin Hathathi,

14 dhe Meonathai prej të cilit lindi Ofrahu. Serajahut i lindi Joabi, ati i banorëve të luginës së artizanëve, sepse ishin artizanë.

15 Bijtë e Kalebit, bir i Jefunehut, ishin Iru, Elahu dhe Naami. Kenazi ishte bir i Elahut.

16 Bijtë e Jehaleleelit ishin Zifi, Zifahu, Tiria dhe Asareeli.

17 Bijtë e Ezrahut ishin Jetheri, Meredi, Eferi dhe Jaloni. Bashkëshortja e Meredit lindi Miriamin, Shamain dhe Ishbahun, atin e Eshtemoas.

18 (Gruaja e tij Jehudijah lindi Jeredin, atin e Gedorit, Heberin, atin e Sokohit dhe Jekuthielin, atin e Zanoahut). Këta qenë bijtë e Bithiahut, e bijës së Faraonit, që Meredi kishte marrë për grua.

19 Bijtë e gruas së Hodihajut, motër e Nahamit, ishin ati i Keliahut, Garmeui, dhe Eshtemoa, Maakatheu.

20 Bijtë e Shimonit ishin Amoni, Rinahu, Benhanani dhe Tiloni. Bijtë e Ishit ishin Zohethi dhe Ben-Zohethi.

21 Bijtë e Shelahut, birit të Judës, ishin Eri, ati i Lekahut, Laadahu, ati i Mareshahut, dhe familjet e shtëpisë së punonjësve të endjes së lirit të Beth-Ashbeas.

22 Jokimi dhe njerëzia e Kozebës, Joasi dhe Safari, që sunduan në Moab, dhe Jashubi-Lehemi. Por këto fakte janë të vjetra.

23 Ata ishin poçarë dhe banonin në Netaim dhe në Gederah; banonin aty bashkë me mbretin dhe ishin në shërbim të tij.

24 Bijtë e Simeonit ishin Jemueli, Jamini, Jaribi, Zerahu dhe Shauli,

25 bir i të cilit ishte Shalumi, bir i të cilit ishte Mibsami, bir i të cilit ishte Mishma.

26 Bijtë e Mishmas ishin i biri Hamuel, bir i të cilit ishte Zakuri, bir i të cilit ishte Shimei.

27 Shimei pati gjashtëmbëdhjetë djem e gjashtë vajza; por vëllezërit e tij nuk patën shumë fëmijë; dhe fisi i tyre nuk u shtua si ai i bijve të Judës.

28 Ata u vendosën në Beer-Sheba, në Moladah, në Hatsar-Shual,

29 në Bilbah, në Etsem, në Tolad,

30 në Bethuel, në Hormah, në Tsiklag,

31 në Beth-Markaboth, në Hatsar-Susim, në Beth-Biri dhe në Shaaraim. Këto ishin qytetet e tyre, deri në mbretërinë e Davidit.

32 Fshatrat e tyre ishin Etami, Aini, Rimoni, Tokeni dhe Ashani: pesë qytete,

33 si dhe tërë fshatrat që ishin rreth këtyre qyteteve, deri në Baal. Këto ishin banesat e tyre, dhe ata ruajtën gjenealogjinë e tyre;

34 Meshobabi, Jamleku, Joshahi, bir i Amatsiahut,

35 Joeli dhe Jehu, bir i Joshibiahut, bir i Serajahut, bir i Asielit,

36 Elioneai, Jaakobahu, Jeshohajai, Asajahu, Adieli, Jesimieli dhe Benajahu,

37 Ziza, bir i Shifit, bir i Alonit, bir i Jedajahut, bir i Shimrit, bir i Shemajahut.

38 Këta, që u përmendën në emër, ishin princër në familjet e tyre dhe shtëpitë e tyre atërore u rritën shumë.

39 Shkuan drejt hyrjes së Gedorit deri në perëndim të luginës për të kërkuar kullota për kopetë e tyre.

40 Gjetën kullota të bollshme dhe të mira, dhe vendi ishte i gjërë, i qetë, sepse më parë banonin aty pasuesit e Kamit.

41 Ata që u përmendën me emër, në kohën e Ezekias, mbretit të Judës, erdhën dhe i sulmuan çadrat e tyre dhe Menuitët, që gjendeshin aty, dhe i shfarosën krejt deri në ditën e sotme; pastaj u vendosën në vendin e tyre, sepse aty kishte kullota për kopetë e tyre.

42 Pastaj disa prej tyre, pesëqind burra nga bijtë e Simeonit, shkuan në malin Seir të udhëhequr nga Pelatiahu, Neariahu dhe Uzieli, bij të Ishit.

43 Pastaj ata vranë mbeturinat e Amalekitëve që kishin shpëtuar dhe banuar deri ditën e sotme atje.

Bijtë e Rubenit, të parëlindurit të Izraelit. Ai ishte me të vërtetë i parëlinduri, por me qenë se kishte përdhosur shtratin e të atit, parëbirnia iu dha bijve të Jozefit, birit të Izraelit; kështu gjenealogjia nuk jepet në bazë të parëbirnisë.

Ndonëse Juda mbizotëroi mbi vëllezërit e tij dhe nga ai rrodhi një shef, e drejta e parëbirnisë i takonte Jozefit.

Bijtë e Rubenit, të parëlindurit të Izraelit, ishin Hanoku, Pallu, Hetsroni dhe Karmi.

Bijtë e Joelit ishin Shemejahu, bir i të cilit ishte Gogu, bir i të cilit ishte Shimei,

bir i të cilit ishte Mikahu, bir i të cilit ishte Reajahi, bir i të cilit ishte Baali,

bir i të cilit ishte Beerahu, që u çua në robëri nga Tilgath-Pilneseri, mbret i Asirisë. Ai ishte princ i Rubenitëve.

Vëllezërit e tij, sipas familjeve të tyre, ashtu siç janë rreshtuar në gjenealogjinë sipas brezave të tyre, ishin i pari Jejeli, pastaj Zakaria,

Bela, bir i Azazit, birit të Shemas, i cili ishte bir i Joelit, që banonte në Aroer dhe deri në Nebo dhe në Baal-Meon.

Dhe ata u vendosën në perëndim duke arritur deri në fillim të shkretëtirës, nga kjo anë e lumit Eufrat, sepse bagëtia e tyre ishte shumëzuar në vendin e Galaadit.

10 Në kohën e Saulit ata u shpallën luftë Hagarenëve, të cilët i mundën; pastaj u vendosën në çadrat e tyre, të ngritura në tërë pjesën në perëndim të Galaadit.

11 Bijtë e Gadit banonin përballë tyre në vendin e Bashanit, deri në Salkah.

12 Joeli ishte i pari i tyre, i dyti ishte Shafami, pastaj vinin Janai dhe Shafati në Bashan.

13 Vëllezërit e tyre, sipas shtëpive atërore të tyre, ishin: Mikaeli, Meshulami, Sheba, Jorai, Jakani, Zia dhe Eberi, gjithsej shtatë.

14 Ata ishin bij të Abihailit, birit të Hurit, birit të Jaroahut, birit të Galaadit, birit të Mikaelit, birit të Jesishait, birit të Jahdos, birit të Buzit;

15 Ahi, bir i Abdielit, birit të Gunit, ishte i pari i shtëpisë së tyre prindërore.

16 Ata banonin në Galaad dhe në Bashan, në fshatrat e tij dhe në të gjitha tokat për kullotë të Sharonit deri atje ku shtriheshin.

17 Të gjitha këto toka u regjistruan në listat gjenealogjike të përpiluara në kohën e Jothamit, mbretit të Judës, dhe në kohën e Jeroboamit, mbretit të Izraelit.

18 Bijtë e Rubenit, Gaditët dhe gjysma e fisit të Manasit kishin dyzet e katër mijë e shtatëqind e gjashtëdhjetë njerëz trima, njerëz që mbanin mburoja dhe shpata, përdornin harkun dhe ishin të stërvitur të bënin luftë dhe të gatshëm të shkonin të luftonin.

19 Ata u shpallën luftë Hagarenëve, Jeturëve, Nafishëve dhe Nodabëve.

20 Ata u ndihmuan kundër tyre, sepse gjatë betejës i thirrën Perëndisë, që e dëgjoi lutjen e tyre, sepse ata kishin pasur besim tek ai; kështu Hagarenët dhe tërë ata që ishin bashkë me ta u dorëzuan në duart e tyre.

21 Pastaj ata muarrën bagëtinë e tyre: pesëdhjetë mijë deve, dyqind e pesëdhjetë mijë dele, dy mijë gomarë dhe njëqind mijë njerëz.

22 Në të vërtetë shumë njerëz ranë të vrarë, sepse këtë luftë e kishte dashur Perëndia. Ata u vendosën pastaj në vendin e tyre deri sa ranë në robëri.

23 Kështu bijtë e gjysmës së fisit të Manasit banuan në vend; ata u shtrinë nga Bashani deri në Baal-Hermon, në Senir dhe në malin Hermon.

24 Këta ishin krerët e shtëpive të tyre atërore: Eferi, Ishi, Elieli, Azrieli, Jeremia, Hodavia dhe Jahdieli, njerëz të fortë dhe trima, njerëz të famshëm, krerë të shtëpive të tyre atërore.

25 Por ata u treguan jobesnikë ndaj Perëndisë të etërve të tyre dhe u kurvëruan, duke shkuar pas perëndive të popujve të vendit që Perëndia kishte shkatërruar para tyre.

26 Prandaj Perëndia i Izraelit nxiti frymën e Pulit, mbretit të Asirisë, domethënë frymën e Tilgath-Pilniserit, mbretit të Asirisë, që internoi Rubenitët, Gaditët dhe gjysmën e fisit të Manasit, dhe i vendosi në Halah, në Habor, në Hara dhe pranë lumit të Gozanit, ku gjenden edhe sot.