Add parallel Print Page Options

20 Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:

"Do t’u thuash bijve të Izraelit: Cilido nga bijtë e Izraelit ose nga të huajt që banojnë në Izrael do që t’i japë Molekut ndonjë nga trashëgimtarët e tij, do të dënohet me vdekje; populli i vendit do ta vrasë me gurë.

Unë vet do ta kthej fytyrën time kundër këtij njeriu dhe do ta shfaros në mes të popullit të tij, sepse i ka dhënë Molekut disa nga trashëgimtarët e tij për të ndotur shenjtëroren time dhe për të përdhosur emrin tim të shenjtë.

Dhe në rast se populli i vendit mbyll sytë para këtij njeriu, kur ai i jep trashëgimtarët e tij Molekut, dhe nuk e dënon me vdekje,

do të jem unë që do ta kthej fytyrën time kundër këtij njeriu dhe kundër familjes së tij, do ta shfaros në mes të popullit të tij atë dhe tërë ata që kurvërohen me të, duke u shitur para Molekut.

Dhe në rast se një person u drejtohet mediumeve dhe magjistarëve për t’u kurvëruar pas tyre, unë do ta kthej fytyrën time kundër këtij personi dhe do ta shfaros në mes të popullit të tij.

Shenjtërohuni, pra, dhe qofshi të shenjtë, sepse unë jam Zoti, Perëndia juaj.

Respektoni statutet e mia dhe i vini në zbatim. Unë jam Zoti që ju shenjtëron.

Kushdo që mallkon të atin ose të ëmën, do të dënohet me vdekje, sepse ka mallkuar të atin o të ëmën; gjaku i tij do të bjerë mbi të.

10 Në rast se ndonjëri shkel kurorën me gruan e një tjetri, në qoftë se shkel kurorën me gruan e fqinjit të tij, shkelësi dhe shkelësja e kurorës do të dënohen me vdekje.

11 Në qoftë se dikush bie në shtrat me gruan e atit të tij, ai zbulon lakuriqësinë e të atit; prandaj që të dy do të dënohen pa tjetër me vdekje; gjaku i tyre do të bjerë mbi ta.

12 Në rast se dikush bie në shtrat me nusen e birit të tij, që të dy do të dënohen me vdekje; kanë kryer një degjenerim të neveritshëm; gjaku i tyre do të bjerë mbi ta.

13 Në qoftë se dikush ka marrëdhënie seksuale me një burrë ashtu si ato që bëhen me një grua, që të dy kanë kryer një degjenerim të neveritshëm, do të dënohen pa tjetër me vdekje; gjaku i tyre do të bjerë mbi ta.

14 Në qoftë se dikush merr për grua bijën dhe nënën e saj, kemi një incest; do të digjen në zjarr si ai ashtu dhe ato, me qëllim që të mos ketë incest midis jush.

15 Në rast se një burrë bashkohet me një kafshë, ai do të dënohet me vdekje; do të vritet edhe kafsha.

16 Në rast se një grua i afrohet një kafshe për t’u bashkuar me të, do të vrasësh gruan dhe kafshën; do të dënohen pa tjetër me vdekje; gjaku i tyre do të bjerë mbi ta.

17 Në qoftë se dikush merr motrën e vet, bijën e atit të tij ose bijën e nënës së tij dhe sheh lakuriqësinë e saj dhe ajo sheh lakuriqësinë e tij, ky është një turp; të dy do të shfarosen në sytë e bijve të popullit të tyre; ai ka zbuluar lakuriqësinë e motrës së vet; do të mbajë dënimin e paudhësisë së tij.

18 Në rast se dikush bie në shtrat me një grua gjatë kohës së zakoneve të saj dhe zbulon lakuriqësinë e saj, ai ka zbuluar fluksin e saj dhe ajo ka zbuluar fluksin e gjakut të vet; që të dy do të shfarosen në mes të popullit të tyre.

19 Nuk do të zbulosh lakuriqësinë e motrës së nënës sate ose të motrës së atit tënd, sepse në këtë mënyrë zbulohet lakuriqësia e një të afërmi të një gjaku; që të dy do të mbajnë dënimin e paudhësisë së tyre.

20 Në qoftë se dikush bie në shtrat me gruan e ungjit të tij, ai zbulon lakuriqësinë e ungjit të tij; që të dy do të mbajnë dënimin për mëkatin e tyre; do të vdesin pa fëmijë.

21 Në qoftë se dikush merr gruan e vëllait të tij, kjo është një gjë e papastër; ai ka zbuluar lakuriqësinë e vëllait të tij; nuk do të kenë fëmijë.

22 Do të respektoni, pra, të gjitha statutet dhe dekretet e mia dhe do t’i vini në zbatim, me qëllim që vendi ku po ju çoj të banoni të mos ju vjellë jashtë.

23 Dhe nuk do të ndiqni zakonet e kombeve që unë po bëhem gati t’i përzë përpara jush; ata i kanë bërë tërë këto gjëra, prandaj unë i urrej.

24 Por juve ju thashë: Ju do të shtini në dorë vendin e tyre; do t’ju jap si pronë; është një vend ku rrjedh qumësht dhe mjaltë. Unë jam Zoti, Perëndia juaj, që ju ka ndarë nga popujt e tjerë.

25 Do të dalloni, pra, kafshët e pastra nga ato të papastra, zogjtë e pastër nga ata të papastër, dhe nuk do bëheni të neveritshëm duke ngrënë kafshë, zogj o çfarëdo gjë që hiqet zvarrë mbi tokë dhe që unë i kam veçuar për ju si të papastra.

26 Dhe do të jeni të shenjtë për mua, sepse unë, Zoti, jam i shenjtë, dhe ju kam ndarë nga popujt e tjerë me qëllim që të jeni të mitë.

27 Në qoftë se një burrë apo një grua është medium apo magjistar, ata do të dënohen pa tjetër me vdekje; do t’i vrisni me gurë; gjaku i tyre do të bjerë mbi ta".

Punishments for Sin

20 The Lord said to Moses, “Say to the Israelites: ‘Any Israelite or any foreigner residing in Israel who sacrifices any of his children to Molek is to be put to death.(A) The members of the community are to stone him.(B) I myself will set my face against him and will cut him off from his people;(C) for by sacrificing his children to Molek, he has defiled(D) my sanctuary(E) and profaned my holy name.(F) If the members of the community close their eyes when that man sacrifices one of his children to Molek and if they fail to put him to death,(G) I myself will set my face against him and his family and will cut them off from their people together with all who follow him in prostituting themselves to Molek.

“‘I will set my face against anyone who turns to mediums and spiritists to prostitute themselves by following them, and I will cut them off from their people.(H)

“‘Consecrate yourselves(I) and be holy,(J) because I am the Lord your God.(K) Keep my decrees(L) and follow them. I am the Lord, who makes you holy.(M)

“‘Anyone who curses their father(N) or mother(O) is to be put to death.(P) Because they have cursed their father or mother, their blood will be on their own head.(Q)

10 “‘If a man commits adultery with another man’s wife(R)—with the wife of his neighbor—both the adulterer and the adulteress are to be put to death.(S)

11 “‘If a man has sexual relations with his father’s wife, he has dishonored his father.(T) Both the man and the woman are to be put to death; their blood will be on their own heads.(U)

12 “‘If a man has sexual relations with his daughter-in-law,(V) both of them are to be put to death. What they have done is a perversion; their blood will be on their own heads.

13 “‘If a man has sexual relations with a man as one does with a woman, both of them have done what is detestable.(W) They are to be put to death; their blood will be on their own heads.

14 “‘If a man marries both a woman and her mother,(X) it is wicked. Both he and they must be burned in the fire,(Y) so that no wickedness will be among you.(Z)

15 “‘If a man has sexual relations with an animal,(AA) he is to be put to death,(AB) and you must kill the animal.

16 “‘If a woman approaches an animal to have sexual relations with it, kill both the woman and the animal. They are to be put to death; their blood will be on their own heads.

17 “‘If a man marries his sister(AC), the daughter of either his father or his mother, and they have sexual relations, it is a disgrace. They are to be publicly removed(AD) from their people. He has dishonored his sister and will be held responsible.(AE)

18 “‘If a man has sexual relations with a woman during her monthly period,(AF) he has exposed the source of her flow, and she has also uncovered it. Both of them are to be cut off from their people.(AG)

19 “‘Do not have sexual relations with the sister of either your mother or your father,(AH) for that would dishonor a close relative; both of you would be held responsible.

20 “‘If a man has sexual relations with his aunt,(AI) he has dishonored his uncle. They will be held responsible; they will die childless.(AJ)

21 “‘If a man marries his brother’s wife,(AK) it is an act of impurity; he has dishonored his brother. They will be childless.(AL)

22 “‘Keep all my decrees and laws(AM) and follow them, so that the land(AN) where I am bringing you to live may not vomit you out. 23 You must not live according to the customs of the nations(AO) I am going to drive out before you.(AP) Because they did all these things, I abhorred them.(AQ) 24 But I said to you, “You will possess their land; I will give it to you as an inheritance, a land flowing with milk and honey.”(AR) I am the Lord your God, who has set you apart from the nations.(AS)

25 “‘You must therefore make a distinction between clean and unclean animals and between unclean and clean birds.(AT) Do not defile yourselves by any animal or bird or anything that moves along the ground—those that I have set apart as unclean for you. 26 You are to be holy to me(AU) because I, the Lord, am holy,(AV) and I have set you apart from the nations(AW) to be my own.

27 “‘A man or woman who is a medium(AX) or spiritist among you must be put to death.(AY) You are to stone them;(AZ) their blood will be on their own heads.’”