Add parallel Print Page Options

14 Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:

"Ky është ligji lidhur me lebrozin për ditën e pastrimit të tij. Ai do t’i çohet priftit.

Prifti do të dalë nga kampi dhe do ta vizitojë atë dhe në qoftë se plaga e lebrës i është shëruar të lebrosurit,

prifti do të urdhërojë të merren për atë që do të pastrohet dy zogj të gjallë dhe të pastër, dru kedri, nga skarlati dhe hisopi.

Prifti do të urdhërojë që të theret një nga zogjtë në një enë prej argjili me ujë të rrjedhshëm.

Pastaj do të marrë zogun e gjallë, drurin e kedrit, skarlatin dhe hisopin, dhe do t’i zhytë, me zogun e gjallë, në gjakun e zogut të therur në ujë të rrjedhshëm.

Do ta spërkatë pastaj shtatë herë mbi atë që duhet të pastrohet nga lebra; do ta shpallë atë të pastër dhe do ta lërë të shkojë të lirë zogun e gjallë nëpër fusha.

Ai që duhet të pastrohet do të lajë rrobat e tij, do të rruajë tërë qimet e tij, do të lahet në ujë dhe do të jetë i pastër. Pas kësaj mund të hyjë në kamp, por do të qëndrojë shtatë ditë jashtë çadrës së tij.

Ditën e shtatë do të rruajë tërë qimet e kokës së tij, të mjekrës së tij dhe të vetullave të tij; do të rruajë shkurt të gjitha qimet e tij. Do të lajë rrobat e tij dhe do të lajë trupin e tij në ujë dhe do të jetë i pastër.

10 Ditën e tetë do të marrë dy qengja pa të meta, një qengj femër njëvjeçar pa të meta, tri të dhjeta efe majë mielli, të përziera me vaj, si një ofertë ushqimi, dhe një log vaji;

11 dhe prifti që kryen pastrimin do të paraqesë atë që duhet të pastrohet dhe të gjitha këto gjëra para Zotit në hyrje të çadrës së mbledhjes.

12 Pastaj prifti do të marrë një qengj dhe do ta ofrojë si flijim riparimi, me logun e vajit, dhe do t’i tundë si një ofertë e tundur para Zotit.

13 Do ta therë pastaj qengjin në vendin ku theren flijimet për mëkatin dhe olokaustet, në vendin e shenjtë, sepse si flijim riparimi i përket priftit, kështu është flijimi për mëkatin; është gjë shumë e shenjtë.

14 Prifti do të marrë pak gjak nga flijimi i riparimit dhe do ta vërë në skajin e veshit të djathtë të atij që duhet të pastrohet, mbi gishtin e madh të dorës së tij të djathtë dhe mbi gishtin e madh të këmbës së tij të djathtë.

15 Pastaj prifti do të marrë pak vaj nga logu dhe do ta derdhë mbi pëllëmbën e dorës së tij të majtë;

16 pastaj prifti do të ngjyejë gishtin e dorës së tij të djathtë në vajin që ka në dorën e majtë dhe me gishtin do të spërkatë shtatë herë pak vaj përpara Zotit.

17 Dhe nga mbetja e vajit që ka në dorë, prifti do të vërë pak në skajin e veshit të djathtë të atij që duhet të pastrohet, mbi gishtin e madh të dorës së tij të djathtë dhe mbi gishtin e madh të këmbës së tij të djathtë, në vendin ku ka vënë gjakun e flijimit të riparimit.

18 Mbetjen e vajit që ka në dorë, prifti do ta vërë mbi kokën e atij që duhet të pastrohet; kështu prifti do të bëjë për të shlyerjen përpara Zotit.

19 Pastaj prifti do të ofrojë flijimin për mëkatin dhe do të bëjë shlyerjen për atë që do të pastrohet nga papastërtia e tij; pas kësaj do të therë olokaustin.

20 Prifti do të ofrojë olokaustin dhe blatimin e ushqimit mbi altar; kështu ai do të ketë mundësi të bëjë për të shlyerjen dhe ai do të jetë i pastër.

21 Në rast se ky person është i varfër dhe nuk mund t’i sigurojë këto gjëra, do të marrë vetëm një qengj për ta ofruar si flijim për shkeljen e kryer, si një ofertë të tundur, për të bërë shlyerjen për të, dhe një të dhjetë të efës majë mielli të përzier me vaj si blatim ushqimor, një log vaji,

22 dhe dy turtuj apo dy pëllumba të rinj, sipas mundësive të tij; njëri do të jetë për flijimin për mëkatin dhe tjetri për olokaustin.

23 Ditën e tetë do t’i çojë, për pastrimin e tij, këto gjëra priftit në hyrje të çadrës së mbledhjes përpara Zotit.

24 Dhe prifti do të marrë qengjin e flijimit për shkeljen dhe logun e vajit, dhe do t’i tundë si një ofertë e tundur përpara Zotit.

25 Pastaj do të therë qengjin e flijimit për shkeljen e kryer. Prifti do të marrë pak gjak nga flijimi për shkeljen dhe do ta vërë në skajin e veshit të djathtë të atij që do të pastrohet mbi gishtin e madh të dorës së tij të djathtë dhe mbi gishtin e madh të këmbës së tij të djathtë.

26 Prifti do të derdhë pak vaj mbi pëllëmbën e dorës së tij të majtë.

27 Dhe me gishtin e dorës së tij të djathtë, prifti do të spërkasë shtatë herë pak nga vaji që ka në dorën e tij të majtë përpara Zotit.

28 Pastaj prifti do të vërë pak nga vaji që ka në dorë mbi skajin e veshit të djathtë të atij që duhet të pastrohet, mbi gishtin e tij të madh të dorës së djathtë dhe mbi gishtin e madh të këmbës së tij të djathtë, në vendin ku ka vënë gjakun e flijimit të shkeljes.

29 Mbetjen e vajit që ka në dorë, prifti do ta vërë mbi kokën e atij që do të pastrohet, për të bërë shlyerjen për atë përpara Zotit.

30 Pastaj do të ofrojë një nga turtujt a një nga të dy pëllumbat e rinj, sipas mundësive të tij;

31 do të ofrojë atë që ka mundur të sigurojë, njërin si flijim për mëkatin dhe tjetrin si olokaust, bashkë me blatimin e ushqimit; kështu prifti do të bëjë shlyerjen përpara Zotit për atë që do të pastrohet.

32 Ky është ligji për atë që është prekur nga plaga e lebrës dhe nuk ka mjetet për të siguruar atë që kërkohet për pastrimin e tij".

33 Zoti u foli akoma Moisiut dhe Aaronit, duke thënë:

34 "Kur do të hyni në vendin e Kanaanit që unë ju jap në pronësi, në rast se dërgoj plagën e lebrës në një shtëpi të vendit që është prona juaj,

35 i zoti i shtëpisë do të shkojë t’ia deklarojë priftit, duke thënë: "Më duket se ka një farë plage në shtëpinë time".

36 Atëherë prifti do të urdhërojë që të zbrazet shtëpia para se ai të hyjë për të shqyrtuar plagën, me qëllim që gjithçka që ndodhet në shtëpi të mos bëhet e papastër. Pastaj prifti do të hyjë për të ekzaminuar shtëpinë.

37 Do të ekzaminojë pastaj plagën; në qoftë se plaga që ndodhet mbi muret e shtëpisë ka disa zgavra të gjelbëra apo të kuqërreme që duken më të thella se sipërfaqja e mureve,

38 prifti do të dalë nga shtëpia, te porta dhe do ta mbyllë shtëpinë për shtatë ditë.

39 Ditën e shtatë prifti do të kthehet dhe do ta ekzaminojë shtëpinë; në rast se plaga është përhapur në muret e shtëpisë,

40 prifti do të urdhërojë që të hiqen gurët mbi të cilët ndodhet plaga dhe t’i hedhin në një vend të papastër jashtë qytetit.

41 Pastaj do të urdhërojë që të kruhet pjesa e brendshme e shtëpisë rreth e qark, dhe do ta hedhin suvanë që kanë rrëzuar jashtë qytetit, në vend të papastër.

42 Pastaj do të marrin gurë të tjerë dhe do t’i vënë në vendin e të parëve, dhe do të marrin gëlqere tjetër për të suvatuar shtëpinë.

43 Por në rast se plaga shpërthen përsëri në shtëpi, mbasi janë hequr gurët dhe mbasi shtëpia është kruar dhe është suvatuar përsëri,

44 prifti do të hyjë për të kontrolluar shtëpinë; në qoftë se plaga është e përhapur në shtëpi, kemi një lebër të keqe në shtëpi; kjo është e papastër.

45 Prandaj do ta shëmbë shtëpinë dhe do t’i çojë gurët, lëndën e drurit dhe suvanë jashtë qytetit, në një vend të papastër.

46 Përveç kësaj kushdo që hyn në shtëpi gjatë gjithë kohës që mbeti e mbyllur, do të jetë i papastër deri në mbrëmje.

47 Kush fle në shtëpi, do të lajë rrobat e tij; po kështu ai që ha në shtëpi do të lajë rrobat e tij.

48 Por në qoftë se prifti hyn në shtëpi dhe e kontrollon, dhe plaga nuk është përhapur në shtëpi pasi është suvatuar, prifti do ta shpallë atë të pastër, sepse plaga është shëruar.

49 Pastaj, për të pastruar shtëpinë, do të marrë dy zogj, dru kedri, skarlat dhe hisop;

50 do të therë pastaj një nga zogjtë në një enë argjili me ujë të rrjedhshëm;

51 dhe do të marrë drurin e kedrit, hisopin, skarlatin dhe zogun e gjallë, dhe do t’i zhytë në gjakun e zogut të therur dhe në ujë të rrjedhshëm, dhe do ta spërkatë shtëpinë shtatë herë.

52 Kështu do ta pastrojë shtëpinë me gjakun e zogut, me ujin e rrjedhshëm, me zogun e gjallë, me drurin e kedrit, me hisopin dhe me skarlatin;

53 por do ta lërë zogun të ikë i lirë jashtë qytetit, nëpër fusha; kështu do të bëjë shlyerjen, për shtëpinë, dhe kjo do të jetë e pastër.

54 Ky është ligji për çdo plagë të lebrës dhe të qeres,

55 për lebrën e rrobave dhe të shtëpisë,

56 për ënjtjet, puçrrat me qelb dhe njollat e shndritshme,

57 për të mësuar kur një gjë është e papastër dhe kur është e pastër. Ky është ligji për lebrën".

Cleansing From Defiling Skin Diseases

14 The Lord said to Moses, “These are the regulations for any diseased person at the time of their ceremonial cleansing, when they are brought to the priest:(A) The priest is to go outside the camp and examine them.(B) If they have been healed of their defiling skin disease,[a](C) the priest shall order that two live clean birds and some cedar wood, scarlet yarn and hyssop(D) be brought for the person to be cleansed.(E) Then the priest shall order that one of the birds be killed over fresh water in a clay pot.(F) He is then to take the live bird and dip it, together with the cedar wood, the scarlet yarn and the hyssop, into the blood of the bird that was killed over the fresh water.(G) Seven times(H) he shall sprinkle(I) the one to be cleansed of the defiling disease, and then pronounce them clean. After that, he is to release the live bird in the open fields.(J)

“The person to be cleansed must wash their clothes,(K) shave off all their hair and bathe with water;(L) then they will be ceremonially clean.(M) After this they may come into the camp,(N) but they must stay outside their tent for seven days. On the seventh day(O) they must shave off all their hair;(P) they must shave their head, their beard, their eyebrows and the rest of their hair. They must wash their clothes and bathe themselves with water, and they will be clean.(Q)

10 “On the eighth day(R) they must bring two male lambs and one ewe lamb(S) a year old, each without defect, along with three-tenths of an ephah[b](T) of the finest flour mixed with olive oil for a grain offering,(U) and one log[c] of oil.(V) 11 The priest who pronounces them clean shall present(W) both the one to be cleansed and their offerings before the Lord at the entrance to the tent of meeting.(X)

12 “Then the priest is to take one of the male lambs and offer it as a guilt offering,(Y) along with the log of oil; he shall wave them before the Lord as a wave offering.(Z) 13 He is to slaughter the lamb in the sanctuary area(AA) where the sin offering[d] and the burnt offering are slaughtered. Like the sin offering, the guilt offering belongs to the priest;(AB) it is most holy. 14 The priest is to take some of the blood of the guilt offering and put it on the lobe of the right ear of the one to be cleansed, on the thumb of their right hand and on the big toe of their right foot.(AC) 15 The priest shall then take some of the log of oil, pour it in the palm of his own left hand,(AD) 16 dip his right forefinger into the oil in his palm, and with his finger sprinkle some of it before the Lord seven times.(AE) 17 The priest is to put some of the oil remaining in his palm on the lobe of the right ear of the one to be cleansed, on the thumb of their right hand and on the big toe of their right foot, on top of the blood of the guilt offering.(AF) 18 The rest of the oil in his palm the priest shall put on the head of the one to be cleansed(AG) and make atonement for them before the Lord.

19 “Then the priest is to sacrifice the sin offering and make atonement for the one to be cleansed from their uncleanness.(AH) After that, the priest shall slaughter the burnt offering 20 and offer it on the altar, together with the grain offering, and make atonement for them,(AI) and they will be clean.(AJ)

21 “If, however, they are poor(AK) and cannot afford these,(AL) they must take one male lamb as a guilt offering to be waved to make atonement for them, together with a tenth of an ephah[e] of the finest flour mixed with olive oil for a grain offering, a log of oil, 22 and two doves or two young pigeons,(AM) such as they can afford, one for a sin offering and the other for a burnt offering.(AN)

23 “On the eighth day they must bring them for their cleansing to the priest at the entrance to the tent of meeting,(AO) before the Lord.(AP) 24 The priest is to take the lamb for the guilt offering,(AQ) together with the log of oil,(AR) and wave them before the Lord as a wave offering.(AS) 25 He shall slaughter the lamb for the guilt offering and take some of its blood and put it on the lobe of the right ear of the one to be cleansed, on the thumb of their right hand and on the big toe of their right foot.(AT) 26 The priest is to pour some of the oil into the palm of his own left hand,(AU) 27 and with his right forefinger sprinkle some of the oil from his palm seven times before the Lord. 28 Some of the oil in his palm he is to put on the same places he put the blood of the guilt offering—on the lobe of the right ear of the one to be cleansed, on the thumb of their right hand and on the big toe of their right foot. 29 The rest of the oil in his palm the priest shall put on the head of the one to be cleansed, to make atonement for them before the Lord.(AV) 30 Then he shall sacrifice the doves or the young pigeons, such as the person can afford,(AW) 31 one as a sin offering and the other as a burnt offering,(AX) together with the grain offering. In this way the priest will make atonement before the Lord on behalf of the one to be cleansed.(AY)

32 These are the regulations for anyone who has a defiling skin disease(AZ) and who cannot afford the regular offerings(BA) for their cleansing.

Cleansing From Defiling Molds

33 The Lord said to Moses and Aaron, 34 “When you enter the land of Canaan,(BB) which I am giving you as your possession,(BC) and I put a spreading mold in a house in that land, 35 the owner of the house must go and tell the priest, ‘I have seen something that looks like a defiling mold in my house.’ 36 The priest is to order the house to be emptied before he goes in to examine the mold, so that nothing in the house will be pronounced unclean. After this the priest is to go in and inspect the house. 37 He is to examine the mold on the walls, and if it has greenish or reddish(BD) depressions that appear to be deeper than the surface of the wall, 38 the priest shall go out the doorway of the house and close it up for seven days.(BE) 39 On the seventh day(BF) the priest shall return to inspect the house. If the mold has spread on the walls, 40 he is to order that the contaminated stones be torn out and thrown into an unclean place outside the town.(BG) 41 He must have all the inside walls of the house scraped and the material that is scraped off dumped into an unclean place outside the town. 42 Then they are to take other stones to replace these and take new clay and plaster the house.

43 “If the defiling mold reappears in the house after the stones have been torn out and the house scraped and plastered, 44 the priest is to go and examine it and, if the mold has spread in the house, it is a persistent defiling mold; the house is unclean.(BH) 45 It must be torn down—its stones, timbers and all the plaster—and taken out of the town to an unclean place.

46 “Anyone who goes into the house while it is closed up will be unclean till evening.(BI) 47 Anyone who sleeps or eats in the house must wash their clothes.(BJ)

48 “But if the priest comes to examine it and the mold has not spread after the house has been plastered, he shall pronounce the house clean,(BK) because the defiling mold is gone. 49 To purify the house he is to take two birds and some cedar wood, scarlet yarn and hyssop.(BL) 50 He shall kill one of the birds over fresh water in a clay pot.(BM) 51 Then he is to take the cedar wood, the hyssop,(BN) the scarlet yarn and the live bird, dip them into the blood of the dead bird and the fresh water, and sprinkle the house seven times.(BO) 52 He shall purify the house with the bird’s blood, the fresh water, the live bird, the cedar wood, the hyssop and the scarlet yarn. 53 Then he is to release the live bird in the open fields(BP) outside the town. In this way he will make atonement for the house, and it will be clean.(BQ)

54 These are the regulations for any defiling skin disease,(BR) for a sore, 55 for defiling molds(BS) in fabric or in a house, 56 and for a swelling, a rash or a shiny spot,(BT) 57 to determine when something is clean or unclean.

These are the regulations for defiling skin diseases and defiling molds.(BU)

Footnotes

  1. Leviticus 14:3 The Hebrew word for defiling skin disease, traditionally translated “leprosy,” was used for various diseases affecting the skin; also in verses 7, 32, 54 and 57.
  2. Leviticus 14:10 That is, probably about 11 pounds or about 5 kilograms
  3. Leviticus 14:10 That is, about 1/3 quart or about 0.3 liter; also in verses 12, 15, 21 and 24
  4. Leviticus 14:13 Or purification offering; also in verses 19, 22 and 31
  5. Leviticus 14:21 That is, probably about 3 1/2 pounds or about 1.6 kilograms