Menu
Bible Gateway Plus logo
Bible Gateway logo
account
Read Scripture without ads. Study with fewer distractions with Bible Gateway Plus.
Bible Gateway Plus logo
Bible Gateway logo
Read Scripture without ads. Try Bible Gateway Plus.
  • Read
    • Reading Plans
    • Advanced Search
    • Available Versions
    • Audio Bibles
  • Study
    • Scripture Engagement
    • More Resources
  • News
  • Explore
    • Newsletters
    • Devotionals
    • Bible Gateway App
    • Bible Audio App
    • Take a Tour
  • Store
    • Bibles
    • Deals
    • More
  • Bible Gateway Plus
ALB
Version
Bible Books Bible Books
ALB
Version
Read
Study
News
Explore
Store
Bible Gateway Plus
Light Mode Dark Mode
Font Size
Log In show menu
Previous Next
Print PrintSettingsSettingsShare ShareParallelParallelExpandExpandCollapse

Jobi 33  Albanian Bible

33 "Tani pra, Job, dëgjo atë që kam për të thënë dhe vëru veshin gjithë fjalëve të mia!

2 Ja, unë po hap gojën dhe gjuha ime flet në gojën time.

3 Fjalët e mia burojnë nga një zemër e drejtë, buzët e mia do të thonë njohuri të pastra.

4 Fryma e Perëndisë më ka krijuar dhe fryma e të Plotfuqishmit më jep jetë.

5 Në rast se mundesh, m’u përgjigj; përgatitu gjithashtu të mbrosh pozitat e tua.

6 Ja, unë jam i barabartë me ty përpara Perëndisë; edhe unë jam formuar nga argjili.

7 Ja, asnjë frikë nga unë nuk duhet të të lemerisë, dhe dora ime nuk do të rëndojë mbi ty.

8 Por ti u ke thënë veshëve të mi dhe dëgjova tingullin e fjalëve të tua, që thonin:

9 "Una jam i pastër, pa mëkat; jam i pafajmë, nuk ka asnjë faj tek unë.

10 Por Perëndia gjen kundër meje shkaqe armiqësie dhe më konsideron armikun e tij;

11 i fut këmbët e mia në pranga dhe kqyr gjithë hapat e mia".

12 Mirë, pra, unë të them se këtu nuk ke të drejtë, sepse Perëndia është më i madh se njeriu.

13 Pse hahesh me të, kur ai nuk jep llogari për asnjë nga veprimet e tij?

14 Në fakt Perëndia flet në një mënyrë apo në një tjetër por njeriu nuk e vë re:

15 në një ëndërr, në një vegim të natës, kur një gjumë i rëndë i zë njerëzit, kur dremitin në shtretërit e tyre.

16 Atëherë ai hap veshët e njerëzve dhe vulos paralajmërimet që u bën,

17 për ta larguar njeriun nga veprimet e tij dhe për ta mbajtur larg nga kryelartësia,

18 për të shpëtuar shpirtin e tij nga gropa dhe për të penguar që jeta e tij të mbarojë nga shpata.

19 Njeriu paralajmërohet gjithashtu me dhembjen në shtratin e vet dhe me torturën e pandërprerë të kockave të tij,

20 aq sa i neveritet buka dhe madje edhe ushqimet më të shijshme.

21 Mishi konsumohet sa mbyll e hap sytë, ndërsa kockat e tij, që më parë nuk dukeshin, tani dalin jashtë;

22 kështu shpirti i tij i afrohet gropës dhe jeta e tij atyre që sjellin vdekjen.

23 Por në rast se pranë tij ka një engjëll, një interpret, një i vetëm ndër një mijë, që t’i tregojë njeriut detyrën e tij.

24 Perëndisë i vjen keq për të dhe thotë: "Kurseje që të mos zbresë në gropë; gjeta shpengimin për të".

25 Atëherë mishi i tij do të bëhet më i freskët se kur ishte fëmijë dhe ai do të kthehet në ditët e rinisë së tij.

26 Do t’i lutet fort Perëndisë, do të gjejë hir pranë tij dhe do të mund të sodisë fytyrën e tij me gëzim, sepse Perëndia do ta ketë rivendosur njeriun në drejtësinë e tij.

27 Duke iu drejtuar njerëzve, do të thotë: "Kam mëkatuar dhe kam shkelur drejtësinë, dhe nuk u ndëshkova siç e meritoja.

28 Perëndia i ka shpenguar shpirtin tim, që të mos zbriste në gropë dhe jeta ime mund të shohë dritën".

29 Ja, Perëndia e bën këtë dy herë, tri herë me njeriun,

30 për të shpëtuar shpirtin e tij nga gropa dhe për ta ndriçuar me dritën e jetës.

31 Ki kujdes, Jobi, dëgjomë; rri në heshtje, dhe unë do të flas.

32 Në qoftë se ke diçka për të thënë, përgjigjmu, folë, sepse do të dëshiroja të të jepja të drejtë.

33 Përndryshe dëgjomë; hesht dhe unë do të të mësoj diturinë".

Next
Jobi 32
Jobi 34
Next
dropdown
Albanian Bible (ALB)

by Public Domain

Bible Gateway Plus logo
Bible Gateway logo

Font Size

Font Size

Dark Mode

Light Mode Dark Mode

About

  • About
  • Learn About the Bible
  • Statement of Faith
  • Mobile App
  • Store
  • Blog
  • Newsroom
  • Support Us

Help

  • FAQs
  • Tutorials
  • Use Bible Gateway on Your Site
  • Advertise with us
  • Contact us
  • Privacy policy
  • California Privacy Rights
  • Do Not Sell My Personal Information
  • Site: Terms of use
  • Widget: Terms of use

Our Network

  • FaithGateway
  • StudyGateway
  • ChurchSource
  • HarperCollins Christian Publishing
  • Grupo Nelson
  • Editorial Vida
  • Thomas Nelson
  • WestBow Press
  • Zondervan
  • MasterLectures

Social

  • Facebook
  • Instagram
  • Pinterest
  • TikTok
  • X
  • YouTube

Preferences

  • Versión en español
  • Preferences
  • Classic Bible Gateway
Sign Up for Bible Gateway: News & Knowledge
Get weekly Bible news, info, reflections, and deals in your inbox.

By submitting your email address, you understand that you will receive email communications from Bible Gateway, operated by HarperCollins Christian Publishing, 501 Nelson Pl, Nashville, TN 37214 USA, including commercial communications and messages from partners of Bible Gateway. You may unsubscribe from Bible Gateway’s emails at any time. If you have any questions, please review our Privacy Policy or email us at privacy@biblegateway.com.

Preferences

  • Versión en español
  • Preferences
  • Classic Bible Gateway