| A A A A A |
Passage results:
Psalmet 28:1-9 (Albanian Bible)
Psalmet 28:1-9 (Albanian Bible)
Psalmet 28
1 Ty të këlthas, o Zot, o kështjella ime; mos rri në heshtje, sepse po të mos flasësh ti, unë bëhem njëlloj si ata që zbresin në gropë. 2 Dëgjo zërin e lutjeve të mia kur të këlthas ty për ndihmë, kur ngre duart në drejtim të vendit tënd shumë të shenjtë. 3 Mos më tërhiq bashkë me të pabesët dhe ata që kryejnë paudhësi, të cilët flasin për paqe me të afërmit e tyre, por kanë shpirtligësi në zemër. 4 Jepu atyre sipas veprave që kanë kryer dhe sipas ligësisë së veprimeve të tyre; jepu atyre sipas veprës së duarve të tyre; jepu atyre hakun që meritojnë. 5 Duke qenë se ata nuk i çmojnë veprat e Zotit dhe atë që duart e tij kanë bërë, ai do t'i mposhtë dhe nuk do t'i lërë të begatohen. 6 I bekuar qoftë Zoti, sepse ka dëgjuar zërin e lutjeve të mia. 7 Zoti është forca ime dhe mburoja ime; zemra ime ka pasur besim tek ai dhe unë u ndihmova; prandaj zemra ime ngazëllen dhe unë do ta kremtoj këtë me këngën time. 8 Zoti është forca e popullit të tij, dhe streha e shpëtimit për të vajosurin e tij. 9 Shpëto popullin tënd dhe beko trashëgiminë tënde; ushqeji dhe përkrahi përjetë.
Albanian Bible (ALB)

| Passage | ||
| Link | ||
| Embed | ||
| show hide embed options | ||
Go to mobile site
Go to the top of the page
Contact us/Feedback
Gospel.com
Site map
Privacy policy
Site: Terms of use
Widget: Terms of use
Advertise with us
