Add parallel Print Page Options

“Dëgjoni! Ja, doli mbjellësi të mbjellë.

Dhe ndodhi që kur hidhte farën, një pjesë e farës ra gjatë rrugës dhe zogjtë e qiellit erdhën dhe e hëngrën.

Një pjesë tjetër ra në gurishte, ku nuk kishte shumë dhe dhe mbiu menjëherë, sepse s’kishte një tokë të thellë.

Por, kur doli dielli, u dogj; dhe me që nuk kishte rrënjë, u tha.

Një pjesë tjetër ra midis ferrave; ferrat u rritën, e mbyten dhe nuk dha fryt.

Një pjesë tjetër ra në tokë të mirë, dhe solli frut që rritej, dhe u zhvillua për të dhënë njëra tridhjetë, tjetra gjashtëdhjetë dhe tjetra njëqind.”

Pastaj ai u tha atyre: “Kush ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë!.”

Read full chapter